LIVE UPDATES
Politike

Qytetarët një muaj revoltë për largimin e qeverisë/ Pesë Eurodeputetë "shuplakë" Ramës: Në BE nuk hyhet duke u përkulur! Lufto korrupsionin

Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Vula Tsetsi, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg.

29 Qershor 2026, 21:46 Nga E. D
Qytetarët një muaj revoltë për largimin e qeverisë/
Pesë Eurodeputetët

TIRANË- Protestës së 30-të për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti i janë bashkuar edhe eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Gjatë fjalës së saj, Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik ka deklaruar se qytetarët shqiptarë po mbrojnë demokracinë dhe vlerat evropiane, ndërsa ka kritikuar qeverinë. Strik u shpreh se qytetarët që protestojnë janë ata që po mbrojnë vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian dhe jo qeveria shqiptare. Eurodeputetja i bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa premtoi se mesazhet e tyre do t’i përcjellë në Bruksel.

"Korrupsioni është gjithmonë krim dhe fakti që shqiptarët nuk e pranojnë këtë është një shenjë e madhe shprese. Shpresë dhe provë që shqiptarët i përkasin Bashkimit Evropian. Ju jeni ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria jo. Ju nuk e pranoni që të mos ketë demokraci dhe po luftoni për të drejtën e lirisë, dhe nuk mund ta pranoni të jeni të intimiduar. Do t’i përcjell të gjitha këto në Bruksel, që populli është gati të bëhet pjesë e BE-së, por qeveria nuk është gati për këtë. Kështu që ju inkurajoj të vazhdoni protestat, dhe ne do të luftojmë në Bruksel për të mbrojtur natyrën dhe demokracinë. Do t’i themi Komisionit Evropian që duhet të reagojë dhe t’ia bëjë të qartë Edi Ramës që të dëgjojë popullin e tij dhe jo investitorët oligarkë," tha Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik. 

Ndërsa, Eurodeputetja greke Vula Tsetsi theksoi se protesta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe tashmë po ndiqet me vëmendje edhe në institucionet evropiane. Ajo nënvizoi se procesi i integrimit evropian nuk mund të ecë përpara nëse, sipas saj, qeveria nuk respekton zërin e qytetarëve. Në fund të fjalës së saj, eurodeputetja iu drejtua edhe familjes politike socialdemokrate në Evropë, duke kërkuar reagim ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

“Sot shënoni 30 ditë protestë dhe falë jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe më gjerë në gjithë botën. Ju përgëzoj! Gjithçka që kërkoni është rezultat i qëndresës suaj, sepse nuk po mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe perspektivën evropiane të vendit. Nuk mund të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me Shqipërinë nëse Edi Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Mbi 90 për qind e shqiptarëve besojnë te projekti evropian dhe këtë besim ne duam ta respektojmë. Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të tërhiqet nga këto politika. Duhet t’u bëjmë thirrje edhe miqve tanë socialdemokratë, pasi Rama i përket kësaj familjeje politike. Ata duhet të zgjohen dhe t’ju mbështesin. Mos u dorëzoni. Çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por edhe për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian,” deklaroi Tsetsi.

Kritika për qeverinë pati edhe nga Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda, e cila ka theksuar se në Bashkimin Europian nuk futesh duke u bërë shërbëtor i një shteti, por duke ditur që e meriton atë. Ajo komentoi dhe uljen në gjunjë të Edi Ramës ndaj Georgia Melonit, teksa tha se një kryeministër duhet të ulët në gjunjë vetëm ndaj popullit të tij.

“Komisioni Europian nuk mund të jetë e verbër dhe duhet të shikojë të vërtetën dhe të kërkojë që Edi Rama dhe çdo politikan tjetër të dëgjojë dhe t’ju respektojë. Unë jam italiane dhe dua t’ju falënderoj juve dhe diasporën shqiptare në Itali, po luftojnë për ju dhe për ne. Faleminderit për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Si italiane kam një imazh para meje, kryeministri juaj (Edi Rama) që iu ul në gjunjë kryeministres time (Georgia Melonit). Kryeministri i një vendi nuk i ulët në gjunjë askujt përveç popullit të tij. Në Bashkimin Europian nuk futesh duke u ulur në gjunjë, nuk hyet në BE si shërbëtorët e dikujt, në Europë hyhet më kokën lart, duke e merituar dhe duke ditur që do luftojnë për mirëqenien tonë”, tha Cristina Guarda.

Tubimit iu bashkua edhe Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila shprehu mbështetjen për qytetarët që kundërshtojnë projektet që, sipas tyre, dëmtojnë mjedisin dhe favorizojnë interesa private. Në fjalën e saj, Paulus vlerësoi rezistencën e protestuesve dhe tha se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon përmes respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik. Në fund të fjalimit, eurodeputetja bëri një deklaratë lidhur me procesin e votimit të amendamentit në Parlamentin Evropian për zonat e mbrojtura, duke pretenduar se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme. Është frymëzuese t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamingot dhe kundër oligarkëve që duan ta shkatërrojnë atë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do ta përcjellim zërin tuaj në Bruksel. Do të themi se Shqipëria nuk është në shitje dhe se natyra nuk është në shitje. Ju po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Këto janë vlera të Bashkimit Evropian. Nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së, gjë që ju e meritoni, atëherë qeveria duhet të ndryshojë ligjet që janë bërë për miliarderët dhe jo për të mirën e qytetarëve, por për interesat e tyre dhe të miqve të tyre. Ju falënderoj për këtë protestë, edhe pse qeveria përpiqet t’ju frikësojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja. Tineke e përmendi rezolutën që kërkonte një moratorium. Unë mora një email nga Edi Rama, i cili më kërkonte të mos votoja një amendament. Por, sigurisht, ne votuam pro atij amendamenti, sepse ligji evropian duhet të respektohet dhe nuk është në shitje. Vazhdoni betejën tuaj. Ne do të bëjmë më të mirën për ta mbështetur zërin tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre,” deklaroi Paulus.

Mesazh të fortë për Kryeministrin dha edhe Eurodeputetja Anna Strolenberg. Ajo deklaroi se kërkesat e qytetarëve shqiptarë përkojnë plotësisht me parimet bazë mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian. Strolenberg iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje të fortë e të qartë për të dëgjuar zërin e popullit. Në fund të fjalimit, Eurodeputetja lëshoi një paralajmërim të prerë për kreun e qeverisë, duke renditur kushtet që nuk mund të negociohen për të ardhmen e vendit.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë. Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”, tha Strolenberg./Dosja.al

tineke strik daniel freund cristina guarda jutta paulus anna strolenberg

Sondazh

Poll

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik

Pas përplasjeve me rojet brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze