1 Dhjetor 2024, 23:25
Nga DOSJA
ZVICER - Botërori për Klube po afron dhe tani pritet shorti zyrtar i kompeticionit. Megjithatë, Infantino është akoma në kërkim të sponsorëve për eventin, që aktualisht ka vetëm Hisense dhe AB InBev.
FIFA është përballur me mosbesimin e televizioneve për këtë kompeticion të ri, me konkurrencën e Champions-i të ri dhe afateve kohore aspak premtuese: buxhetet e televizioneve janë të mbyllura për sezonin aktual.
Në pranverë është folur për një marrëveshje me Apple për të drejtat televizive, por ky opsion ka dështuar. Ashtu siç ka dështuar edhe mundësia për të gjetur një partner financiar që të mbështeste edicionin e parë me ndeshjet të transmetuara në platformën Fifa+.
Në mënyrë që ky kompeticion të jetë i përballueshëm financiarisht, FIFA duhet të shpresojë te të ardhurat që do të prodhojë vetë kompeticioni, të ardhura që më pas do të duhet t’i shpërndahen vetë klubeve pjesëmarrës, të cilëve u është garantuar një kuotë minimale e barabartë dhe një pjesë e fitimeve në bazë të renditjes.
Siç ka zbuluar “Times”, klubet do të duhet të kenë mes 18 dhe 19 milionë euro të garantuar, duke marrë parasysh se disa milionë do të shpenzohen për kostot e udhëtimi dhe qëndrimit në hotele. Kompeticioni do të nisë në 2025-ën, por sot ka akoma disa pikëpyetje në aspektin ekonomik.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Dhjetor 2024, 23:18
TIRANE - Pas largimit të Ivan Gvozdenoviç skuadra e Skënderbeut nuk ka humbur kohë për të gjetur pasardhësin. Mësohet ...
Sport
1 Dhjetor 2024, 23:15
KATAR - Ishte një garë e pabesueshme, plot incidente, prekje, makina sigurie dhe mbi të gjitha dënime… Më vendimtari ishte momen...
Sport
1 Dhjetor 2024, 23:09
ANGLI - ‘Qytetarët’ u mundën me rezultat 2-0 në transfertë ndaj Liverpoolit duke mbetur kështu 11 pikë mbrapa tyre n&e...
Sport
1 Dhjetor 2024, 22:58
ARABI SAUDITE - Mosha për Cristiano Ronaldon është vetëm numër, pasi po vazhdon të shënojë gola në çdo ndesh...
Sport
1 Dhjetor 2024, 22:56
ITALI - Kristian Shpendi ka shënuar golin e radhës në Serie B. Sulmuesi shqiptar ia doli pasi fillimisht penalltia e tij u prit nga portieri i Fr...
Sport
1 Dhjetor 2024, 21:40
TIRANË - Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Nd...
Sport
1 Dhjetor 2024, 19:37
ITALI - Frika për Edoardo Bove gjatë Fiorentina-Inter duket se ka kaëuar. Mesfushori u sëmurë rreth 15 minuta ...
Sport
1 Dhjetor 2024, 18:45
ITALI - Edoardo Bove, 22 vjeç, mesfushori i Fiorentinës, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menj&eu...
Sport
1 Dhjetor 2024, 16:12
ITALI - Rezultate të shkëlqyera në fushë, por edhe jashtë saj. Atalanta është magjepsëse në skenën kombë...
Sport
1 Dhjetor 2024, 15:47
KORÇE - Pas ndeshjes së javës së 15-të në transfertën kurbinase, ku Skënderbeu humbi me rezultatin 1-0, duke shë...