Trump dhe Macron: SHBA-të kthejnë vëmendjen te konflikti Rusi-Ukrainë.
15 Qershor, 18:39
Samiti i G7 n&eum...
Sport
VIDEO / Lajme të mira nga spitali për futbollistin e Fiorentinës...ja çfarë i ka ndodhur!
Ai do t'i nënshtrohet një skaneri në praninë e drejtorit sportiv Daniele Pradè dhe drejtorit të përgjithshëm Alessandro Ferrari, më vonë iu bashkua edhe trajneri Raffaele Palladino dhe familja e djalit.
1 Dhjetor 2024, 19:37Nga DOSJA
ITALI - Frika për Edoardo Bove gjatë Fiorentina-Inter duket se ka kaëuar. Mesfushori u sëmurë rreth 15 minuta pasi kishte filluar loja dhe u dërgua me ambulancë, në spitalin Careggi. Ai do t'i nënshtrohet një skaneri në praninë e drejtorit sportiv Daniele Pradè dhe drejtorit të përgjithshëm Alessandro Ferrari, më vonë iu bashkua edhe trajneri Raffaele Palladino dhe familja e djalit.
Sipas asaj që kanë mësuar mediat italiane me të mbërritur në spital, Bove ka marrë frymë në mënyrë të pavarur, me një rrahje zemre normale. Lojtari, fillimisht ishte pa ndjenja dhe rifitoi vetëdijen. Sipas Ansa-s ishte një krizë epileptike që çoi në arrest kardiak.
Arbitri Doveri ndërpreu menjëherë ndeshjen, më pas shtyrja u njoftua zyrtarisht nga Lega Serie A: "Ndeshja nuk do të rifillojë dhe është shtyrë për një datë që do të përcaktohet. Me ndërprerjen e lojës, Bove u rrëzua përtokë dhe menjëherë situata u bë shumë serioze. Një ambulancë e ka marrë lojtarin dhe e dërgoi në spital.
Bove ishte përkulur për të lidhur këpucët e tij, pastaj kur u ngrit, bëri disa hapa dhe u rrëzua përtokë. I vitëlindjes 2002 ishte e rrethuar nga shokët e skuadrës dhe kundërshtarët e tij, ndërsa atij iu dha ndihma e parë. Lojtarët e tjerë preferuan të largoheshin, pothuajse të përlotur.