6 Dhjetor 2024, 09:00
Nga DOSJA

GJERMANI - Barcelona, lideri aktual i La Ligës me katër pikë epërsi ndaj Real Madridit, po shijon një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit 2024-2025.
Pavarësisht momentit të mrekullueshëm, drejtuesit e Blaugranas tashmë po shikojnë drejt së ardhmes dhe duket se janë gati të mbyllin blerjen e parë për verën e vitit 2025.
Sipas medias spanjole Jijantes , Barça ka arritur marrëveshje me Jonathan Tah, qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusen. Deco, drejtor sportiv i klubit katalanas, thuhet se shkoi në Leverkusen për të takuar lojtarin dhe agjentin e tij.
Takimi i zhvilluar në një restorant të qytetit do të kishte pasur një rezultat pozitiv, ku të dyja palët ishin të kënaqura me marrëveshjen e arritur.
Tah, 28 vjeç, ka qenë një shtyllë për Bayer që nga viti 2015 dhe ka kontribuar vendimtar në fitoren e tyre në Bundesligë sezonin e kaluar. Me 33 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe një gol në 21 ndeshje këtë vit, mbrojtësi pritet të mbërrijë në Barcelonë si transferim i lirë.
Për Barçën, e cila vazhdon të menaxhojë me kujdes vështirësitë ekonomike, ky është një operacion strategjik për të forcuar një skuadër tashmë konkurruese dhe për të garantuar qëndrueshmëri në mbrojtje.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Dhjetor 2024, 08:30
SHBA - Rui Costa, presidenti i Benficas, komentoi me entuziazëm pjesëmarrjen e klubit portugez në Kupën e parë të Botë...
Sport
6 Dhjetor 2024, 08:00
SHBA - Emilio Butragueño, drejtor i Marrëdhënieve Institucionale në Real Madrid, komentoi shortin për fazën e grupeve të ...
Sport
6 Dhjetor 2024, 07:30
ITALI - Lazio ka arritur një goditje të madhe mbrëmjen e kësaj të enjte, duke eliminuar Napolin, liderin e Serisë A, i cili deri...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:47
ANGLI - Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka lavdëruar Armando Brojën për paraqitjen e tij në ndeshjen e të mërkurës n&...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:44
SHBA - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së nisi ceremoninë e Kupës së Botës për Klube të enjten teksa u dha një video me...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:40
TIRANE - Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndo...
Sport
6 Dhjetor 2024, 00:36
ZVICER - FIFA hodhi sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra. Nj&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 22:01
KORÇE - Në Korçë, nuk pati gola në javën e 16-të të Superiores. Të dyja skuadrat janë mundur më shum&...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:44
TIRANE - Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm p&e...
Sport
5 Dhjetor 2024, 21:02
GJERMANI - Dhjetë gola dhe katër asistime në 18 ndeshje sezonale në të gjitha kompeticionet: në moshën 21-vjeçare,&nbs...