Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro. Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë. Detajet u dhanë gjatë vizitës në Fier nga kryeministri Rama dhe kompania turke.
“Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës këtu minimumi për të realizuar këtë projekt sfidues. Puna do të jetë 24 orë në ditë, me tre turne. Patjetër që do të përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim që minimumi 20-30% e punonjësve të jenë shqiptarë. Dhe të gjitha produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri të bëra këtu, do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”, tha përfaqësuesi i kompanisë turke.
Rama shtoi se paga minimale në këtë projekt do të jetë aq sa është edhe në punët publike në Turqi, pra rreth 400 dollarë në muaj.
“Po diskutonim dje me Huseinin dhe më tha që në Turqi, në punët e mëdha publike, minimum apo le të themi minimumi mesatar i forcës së punës ishte 400 dollarë në muaj. Kjo është e rëndësishme që njerëzit tanë ta dinë. Në projekt, pra në thelb është shumë afër me atë që ndodh këtu në punët publike, prandaj është me rëndësi që njerëzit ta dëgjojnë këtë sepse ndonjëherë ka vështirësi për ta kuptuar këtë gjë, e ndonjëherë njerëzit bëjnë krahasime me Gjermaninë dhe me Francën”, tha Rama.
Gjatë vizitës së fundit në Turqi kryeministri Edi Rama mori premtimin nga homologu turk se brenda tre muajve do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, i cili pas ndërtimit do të administrohet nga burimet njerëzore të Turqisë për një periudhë tranzitore.
Marrë nga Monitor
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka...
KURBIN– Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Kurbin, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, gjatë një sherri mes dy b...
TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka folur sërish lidhur me arratisjen e Moisi Habiljat, i cili do të ekstradohej në Shqipëri për të vu...
GREQI– Zougla.gr ka publikuar detaje të tjera lidhur me vrasjen e shqiptarit në Greqi dhe plagosjes së dy djemve të tij. Sipas burimeve nga Policia greke, u bë ...
TIRANË– Drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur strategjinë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për t...
VLORË– Një person, i cili dyshohet se ka strehuar 50 sirianët e ndaluar para disa ditësh në Vlorë është shpallur në kërkim.Burime për Dosja.al bëjnë ...
KUKËS-Ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi sot u përplas me policinë në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin ...
TIRANË- 6 të vdekur dhe 656 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
KUKËS– Në ‘pikun’ e dimrit, reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë shpesh herë probleme me energjinë. Pavarësisht motit të keq, elektriçistëve iu du...