Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI- Mjekja Aurora Dollenberg ka bërë me dije se nga vijnë vaksinat anti-COVID në Shqipëri, të cilat nisin që të injektoheshin që prej ditës së djeshme. Në një intervistë për “Syri TV”, ajo ka bërë me dije se dhurues është një organizatë jopolitike në Gjermani, por jo shteti pasi nuk ka mjaftueshëm doza për qytetarët e tij. Më tej, ajo ka komentuar edhe procesin injektimit të vaksinës, duke treguar se dozat duhet të ruheshin dhe të aplikoheshin sipas rregullave të mirëpërcaktuara nga prodhuesi, ndryshe shkakton pasoja të rënda.
INTERVISTA E PLOTË:
PYETJE: Çfarë informacionesh ka lidhur me dozat?
Mjekja Aurora Dollenberg: Është iniciativë e nisur nga struktura joqeveritare. E përgëzoj. Janë organizata joqeveritare, kanë interesa sociale në Gjermani dhe mbështesin grupet shoqërorë me pak të favorizuara, në rastin tonë bëhet fjalë për një shtet. Nuk është donacion i shtetit gjerman.
PYETJE: Nuk lidh qeverinë gjermane dhe shqiptare? Mbi çfarë nisme merret ky hap…?
Mjekja Aurora Dollenberg: Është bashkëpunimi i frytshëm për vendin tonë, është e lejueshme ky bashkëpunim. Shtetit gjerman lufton për dozat e veta, nuk e ka atë dashamirësi për të dhuruar nga dozat tona.
PYETJE: Nuk është Shqipëria vendi i vetëm?
Mjekja Aurora Dollenberg: Janë disa shtete ballkanike. Kjo iniciativë i shpërndan nga vendi prodhues, dhe e kemi licensën që të jemi distributorë nga vendet e tjera.
PYETJE: Ka nisur prej disa muajsh kjo nisëm, apo më herët?
Mjekja Aurora Dollenberg: Është iniciativë e re, sepse nuk kishim informacione lidhur me të. Është urë derisa të fillojë vaksinimi masiv.
PYETJE: Ka një element që ka tërhequr vëmendjen, Rama dha detaje, u shpreh se nuk mund ta publikonte vendin nga vinin vaksinat. Është normale?
Mjekja Aurora Dollenberg: Ne e kemi të sigurt nga vjen dhe kush e prodhon. Kemi probleme dhe i sqarojmë me prodhuesit. Vendi i origjinës duhet që të jetë i qartë, sepse edhe ne si mjekë kemi pyetje.
PYETJE: Nuk është respektuar periudha prej tre orësh, çfarë pasojash ka?
Mjekja Aurora Dollenberg: Siç e dimë kemi vaksina të firmave të ndryshme. Pfizer është më e vështira, do temperatura me të paktën -70 gradë. Duhet për të gjithë që e aplikojnë që të kenë parasysh respektimin e vaksinës, ndryshe nuk duhet që të jepet. S’do ketë anti-trupa më pas. Madje mund të ketë edhe efekte anësore. Vaksina nuk është vitaminë, mund të denatyrohen proteinat. Pacienti mund të përfundojë në reaminacion. Por nuk ka nevojë që të shkrijë, para se të vaksinohet. Duhet të merret direkt nga frigoriferi. Nëse nuk është në gjendje të lëngshme, duhet të jetë e aplikueshme.
PYETJE: Në çfarë temperature duhet të jetë para se të aplikohet?
Mjekja Aurora Dollenberg: Ka një tjetër makineri që e shkrin para se të aplikohet. Temperohet temperatura optimale, e bën aparati, jo të lihet në dhomë.
Dosja.al ka raportuar paraditen e sotme sesi vaksina e dhuruar në anonimitet nga ende nuk dihet se kush, hyri nga Gjermania në Shqipëri. Eksportuesi rezulton se është Pfizer, ndërsa marrësi Agjencia Doganore e Shqipërisë. Vaksina u transportua dorazi dhe për të u pagua tarifa prej 1 euro në Doganën e Rinasit. Numri përkon me atë që është deklaruar nga kryeministri Edi Rama. Në faturë shihet se kanë mbërritur 195 doza të plota, me 5 doza të vogla secila që plotësojnë numrin prej 975 doza për vaksinën e COVID19.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS-Ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi sot u përplas me policinë në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin ...
TIRANË- 6 të vdekur dhe 656 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
KUKËS– Në ‘pikun’ e dimrit, reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë shpesh herë probleme me energjinë. Pavarësisht motit të keq, elektriçistëve iu du...
KUKËS– Moti i keq që prej disa ditësh ka përfshirë Kukësin ku dhe nuk kanë munguar reshjet e dendura të dëborës.Për shkak të motit të keq shumë pemë janë t...
TIRANË –Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me ardhjen e vaksinës Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.Ditën e sotme Dosja.al bazuar n...
TIRANË– Akademia e Shkencave ka publikuar një tjetër studim lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve në vend, në...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Bun...
TIRANË– Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Iria Preza, ka thënë se një dozë vaksine kundër Covid-19 është e pamjaftueshme për të krijuar i...
VLORË- për shkak të motit të keq është që ka përfshirë që prej disa ditësh Shqipërinë, në Llogara është bërë e vështirë lëvizja e makinave.Qafa e Llogarasë...
DURRËS – Edhe pse reshjet e shiut duket se kanë ndalur, dëme që lanë pas janë ende të pranishme. Në fshatin Perlat pranë Sukthit, dhjeta hektarë tokë...