Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI– Zougla.gr ka publikuar detaje të tjera lidhur me vrasjen e shqiptarit në Greqi dhe plagosjes së dy djemve të tij. Sipas burimeve nga Policia greke, u bë me dije se ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi, pasi asnjë prej të lënduarve dhe as viktima nuk kanë precedentë kriminalë. E vetmja që mund të tregojë çfarë ka ndodhur është bashkëshortja e viktimës, dhe nëna e dy djemve të plagosur, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.
ARTIKULLI I PLOTË:
Ata i shpëtuan armës së ‘xhelatit’ të tyre por do të duhet që të japin shpjegime se përse ishin në shënjestrën e tyre. Të dy vëllezërit, të cilët u plagosën mbrëmjen e djeshme në Agios Sostis, janë ende në spital, ku edhe po mjekohen ndërsa babai i tyre, Edmond Llangozi, 54 vjeç, nuk ia doli t’u mbijetonte plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe ndërroi jetë në vend. Ndërsa djemtë e tij, të moshës 28 dhe 22 vjeç, kanë dëmtime në kokë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë. As viktima dhe as dy të rinjtë nuk kanë pasur precedentë penale të mëparshëm. Viktima 54-vjeçare punonte në një kompani tekstilesh. Ndërsa një nga djemtë e tij punonte në dyqan mishi. Ndërsa kamarierja 18-vjeçare e një dyqani aty pranë, e cila u plagos në vithe nga plumbat është jashtë rrezikut për jetën. “Nuk kemi të bëjmë me tre persona të përfshirë me botën e krimit, të cilët mund të kenë justifikuar përleshjen me armë zjarri. Kështu që hetimet tona, të paktën tani në fillim, nuk kanë një pistë kryesorem,”– thotë për zougla.gr një oficer policie që po heton lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që prokurorët thuhet se posedojnë një video që ka regjistruar gjatë gjithë sulmin. Duke marrë në pyetje edhe dëshmitë e personave që kanë qënë në vendngjarje, efektivët e Policisë janë vënë pas makinës së autorëve. Në ditët në vijim, policia do të kërkojë gjithashtu një dëshmi më të hollësishme nga nëna e djemve dhe gruaja e viktimës, duke u përpjekur që të gjejë shkakun që fshihet pas përplasjes me armë zjarri.
Mbrëmjen e djeshme mbeti i vdekur një shqiptar ndërsa u plagosën rëndë dy djemtë e tij. Viktimë e plumbave mbeti Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur janë dy djemtë Anxhelo dhe Mihali.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur strategjinë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për t...
VLORË– Një person, i cili dyshohet se ka strehuar 50 sirianët e ndaluar para disa ditësh në Vlorë është shpallur në kërkim.Burime për Dosja.al bëjnë ...
KUKËS-Ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi sot u përplas me policinë në momentin që efektivët shkuan për ta arrestuar në hotelin ...
TIRANË- 6 të vdekur dhe 656 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
KUKËS– Në ‘pikun’ e dimrit, reshjet e shiut dhe dëborës shkaktojnë shpesh herë probleme me energjinë. Pavarësisht motit të keq, elektriçistëve iu du...
KUKËS– Moti i keq që prej disa ditësh ka përfshirë Kukësin ku dhe nuk kanë munguar reshjet e dendura të dëborës.Për shkak të motit të keq shumë pemë janë t...
TIRANË –Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me ardhjen e vaksinës Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.Ditën e sotme Dosja.al bazuar n...
TIRANË– Akademia e Shkencave ka publikuar një tjetër studim lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Sipas shkencëtarëve dhe ekspertëve në vend, në...
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Bun...