LIVE UPDATES
Aktualitet

Spitali i FIERIT shkel strategjinë e territorit/ Aranita Brahaj nxjerr DOKUMENTIN: Vepër penale! Rama e pa me sy tokën, s’m

12 Janar 2021, 17:18 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur strategjinë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për të ndërtuar spitalin e Fierit, në partneritet me bashkëpunëtorët turq. Me anë të një statusi në Facebook, Brahaj shkruan se Rama doli vetë për të zgjedhur vendin ku do të ndërtohej spitali rajonal i Fierit, i pashoqëruar as nga një topograf apo urbanist, dhe as duke mos prezantuar asnjë plan a strategji ku mbështetej veç syrit. Më tej në postimin e saj, ajo shtoi se ‘financimin’ dhe kostot e investimit turk në Shqipëri do të kuptohen me kalimin e kohës, pasi të bëhet me dije nëse spitali është privat apo publik.

“Një ditë më parë pamë Kryeministrin e Vendit, Kryebashkiakun e Fierit dhe Krye Titullarin Politik të Sektorit Shëndetësi (ministrin) të shëtisnin mbi urat e rrugës nacionale në Fier për të gjetur një vend për ta bërë… Spitalin Rajonal të Fierit. Tani me dy dokumente të rëndësisë së Veçantë, kemi një kryeministër që ka vendosur të dalë vetë, pa mjete topografi apo urbanisti, më frymëzim pikturisti e karikaturisti, të vendos tokën dhe peizazhin ku e do Spitalin. Protagonizëm ku Frymëzimi i Ramës vlen: Spitali do të jetë ndërtuar le të themi në Maj 2021. Çudirat e financimit dhe kostot e Reciprocitetit do i kuptojmë me kohën. Nëse spitali është privat apo publik apo partneritet do ta mësojmë shumë më vonë. Për shumë kënd spitali do të jetë një krenari e Kryeministrave Punëmbaruar,”-shkruan Brahaj.

POSTIMI I PLOTË: 

Një ditë më parë pamë Kryeministrin e Vendit, Kryebashkiakun e Fierit dhe Krye Titullarin Politik të Sektorit Shëndetësi (ministrin) të shëtisnin mbi urat e rrugës nacionale në Fier për të gjetur një vend për ta bërë… Spitalin Rajonal të Fierit. Kryeministri hidhte sytë dhe vendoste këtu apo aty. Për këdo urbanist, punonjës të rregullimit të territorit, jurist, qytetar apo votues që aspiron shtetin e së drejtës dje kjo video ishte një atentat i shëmtuar i modelit “në natyrë” të shtetit, por po njësoj një ortek balte që i hidhet çdo zhvillimi urbanistik në vend

Miratuar me Vendim ë Këshillit Kombëtar të Territorit nr 5 Datë 29.12.2016.
Miratuar me Vendim të Këshillit të Bashkisë Fier nr 24 Datë 26.02. 2016
Për territorin e Bashkisë Fier ekziston një DOKUMENT i STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT

http://planifikimi.gov.al/index.php?eID=dumpFile&t=f&f=2700&token=fe4250dd0db9b0fdcfad898e1aaeb2aa1aa9ad34
(miratuar nga vetë Rama si kryetar i KKT).

Dokumenti i Miratuar në nivel lokal dhe qendror, është hartuar me mbështetje të Taksapaguesve Amerikan, Asistencë e USAID në kuadër të Programit PGLP. Shumë vite Punë për një Dokument me rëndësi strategjike për këtë Bashki. Për hartimin e kësaj strategjie kanë asistuar dhe ndihmuar edhe dy Institute të Rëndësishme të Zhvillimit Urban si Co-Plan dhe Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Paguar për ekspertizën dhe angazhimin e tyre po me para të USAID.

Pas kësaj (planit te miratuar) Fieri mund të quhet një Bashki me fat pasi pronarët kanë të qartë si është bërë planifikimi urbanistik për pronat e tyre dhe mund të zhvillojnë projektet sipas mundësisë (deri ne momentin qe shkon Rama dhe Thotë Këtu). Pronarët në shumë Bashki të tjera jetojnë me kaosin e mungesës së Planeve dhe Strategjive të Territorit, dhe në pamundësi për të zhvilluar dhe trajtuar pronat e tyre me qartësinë se ku investohet për fermë e ku parashikohet një spital publik apo e ngjashme.

Ky Dokument i Rëndësisë së Veçantë artikulon saktë koordinatën ku do të vendoset Spitali Rajonal Fierin *faqe 152 dhe 162 i dokumentit . Spitali Rajonal Fier është parashikuar të vendosen pranë Pyllit Levan Komuna Qendër.

Mbi bazë të këtij Dokumenti Strategjik të Miratuar nga Rama kryeministër kryetar i KKT, në vitin 2017 Është paguar një studio arkitekture për Hartimin e Projektit, Siç reklamohet nga vetë studio, vendndodhja e Spitalit Rajonal është në Afërsi të Pyllit të Levanit. https://acp.al/projects/362/Spitali-i-ri-rajonal-ne-Fier/
Studio Atelier 4 është paguar me para të taksapaguesit shqiptar në shumën 25 823 800 Lekë (të reja) me transaksion të datës 28 dhjetor 2015 për këtë Dokument Projekti.
http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/inst_code/1013017/perf_id/%2522ATELIER4%2522

Tani me dy dokumente të rëndësisë së Veçantë, kemi një kryeministër që ka vendosur të dalë vetë, pa mjete topografi apo urbanisti, më frymëzim pikturisti e karikaturisti, të vendos tokën dhe peizazhin ku e do Spitalin. (video me lart) Protagonizëm ku Frymëzimi i Ramës vlen:
• më shumë se Dokumentet e hartuara me para të taksapaguesve amerikan dhe shqiptar,
• më shumë se ekspertiza e urbanistëve dhe atyre që kanë atribute për zhvillim territori,
• më shumë se vendimmarrja KKT dhe Pushteti Vendor në dhjetor 2016.

Të thyesh Strategjitë e Zhvillimit të Territorit miratuar në KKT është vepër penale. Çdo qytetar i thjeshtë apo firmë ndërtimi do ishte penalizuar për zhvillime si kjo.
Spitali do të jetë ndërtuar le të themi në Maj 2021. Çudirat e financimit dhe kostot e Reciprocitetit do i kuptojmë me kohën. Nëse spitali është privat apo publik apo partneritet do ta mësojmë shumë më vonë. Për shumë kënd spitali do të jetë një krenari e Kryeministrave Punëmbaruar. Për shumë të tjerë do të jetë modeli më i shëmtuar i Kazmës në Themelet e Shtetit të Së Drejtës. Modeli i Shtetit që Dokumentin Strategjik e përdor për të pikturua, pronën ta merr pa negocim e paralajmërim. Investimin e quan bast. Unë jam tek kjo shumica e dytë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj spitali i fierit aranita brahaj spitali i fierit


Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Janar 2021, 16:56

GJERMANI- Mjekja Aurora Dollenberg ka bërë me dije se nga vijnë vaksinat anti-COVID në Shqipëri, të cilat nisin që të injektoheshin që prej ditës së djeshme. Në...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj