AIDSSH, miratohet i propozuari nga Berisha. Bardhi: Të pafytyrë. Bushka: Tu vra njëri në Elbasan
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit s...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo m...
Riatdhesim TIRANË- Disa shqiptarë janë riatdhesuar nga kampi në Siri. Raportohet se janë riatdhesuar 4 gra dhe 9 fëmi...
SONATA E SONADËS
Isha në Xhaminë e Shkodrës. Një vajzë e mbuluar u afrua te hyrja e grave.
Të të bëj një fotografi, e pyeta
Nuk është e mundur, tha ajo
Fotografia ime nuk është për keq, i thashë
Ky është Ben Blushi, tha një grua tjetër, pranoje nuk ka problem
Për çfarë i bën këto foto, tha vajza
Dua të bëj një libër me njerëz të bukur, thashë unë
Mendon se jam e bukur?
Shumë, i thashë
Mirë, por a mund të më nxjerrësh vetëm me kurriz, tha vajza
Të paktën në profil, i thashë
Sot jam pak e skuqur, tha vajza
Si quhesh, e pyeta
Sonada
Sonata?
Ma ngatërrojnë shumë njerëz, Sonada jo Sonata
Kur je mbuluar?
14 vjeç
Je e lumtur?
Shumë e lumtur
Po mami është e mbuluar?
Mami u mbulua 2 muaj përpara meje
Pra ti u mbulove nga mami?
Unë u mbulova sepse e ndjeva
Po motra është mbuluar?
Motra është praktikante, nuk është mbuluar, por mezi po pret
Dëgjon muzikë, e pyeta
Është e ndaluar, tha Sonada
Po si mund të jetosh pa muzikë, a ka gjë më të bukur, e pyeta
Është e provuar që muzika dëmton veshët, tha Sonada
Po në dasma shkon?
Kam shkuar, tha Sonada
Nuk ke kërcyer asnjëherë?
Pothuajse nuk kërcej, tha Sonada
Duhet të dëgjosh muzikë, i thashë, nuk ka asgjë të keqe
Këngët kanë shumë fjalë të papërshtatshme, tha Sonada
Sa vjeç je?
19
Çfarë shkolle bën?
Për infermieri
Të lejojnë në shkollë të mbuluar?
Po aty ka dhe vajza të tjera si unë
Kur do martohesh?
Kur ta vendosë Zoti
Po si do njihesh me dikë kur nuk del, nuk dëgjon muzikë, nuk shkon në disko dhe nuk të lejohet të takosh djem?
Përmes lutjes, tha Sonada
Pra ti lutesh edhe për të gjetur një djalë, e pyeta
Unë kam përcaktuar karakteristikat e njeriut me të cilin dua të jetoj dhe lutem që ai të shfaqet
Po a gjendet burri duke u lutur?
Edhe familja mund të ndihmojë, tha Sonada
Pra do fejohesh me mblesëri?
Mblesëria nuk është e keqe, por familja nuk do bëjë asgjë pa më pyetur mua
Çfarë është Zoti për ty?
Zoti është diçka kaq e madhe sa nuk përshkruhet dot me fjalë
A mund ta hedh foton tënde në instagram?
Mund ta hedhësh
Je një vajzë shumë e mirë Sonada
Duhet të iki, tha Sonada
Do marrësh abdes, e pyeta
E mora abdesin, tani do lutem
Lutje të mbarë, thashë unë
Faleminderit, tha Sonada
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
SHBA- Miliarderi Bill Gates ka paralajmëruar se “ka më shumë se 5% mundësi” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e Covid-19.Sipas Daily Mail, miliarderi ...
Nga Ilda LumaniPremiera “Piranjat” ishte padyshim lajmi i kësaj jave. Fakti, që Florjan Binaj, një ikonë e humorit për gati një dekadë e gjysmë në Portokalli, n...
Zef Shoshi më kishte bërë një portret. Që para tre vitesh. Nuk e kisha parë. Shkova këtë javëJa ku je, tha Zefi dhe më tregoi kavaletinNuk jam unë, i thashë.Ti ...
Nga Klodian TomorriIftari i kryeministrit Dy nga biznesmenet e ftuar nga Kryeministri ne Iftarin e djeshem, deri pasdite vone ishin ne nje dreke. Rastisi qe ne ...
Nga Ben BlushiFOTOGRAFIA E MARENGLENITPara disa ditësh isha në Durrës. Te Adriantiku Bëhej një dasëm. Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrrin. Unë i fo...
Nga Ben BlushiDRITARET E BOJKEN LAKOSDëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg. I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund te takohemi pas orë...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ku foli pë...
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratët që udhëtonin me të paskan marrë një mësim të mirë nga Lufthansa dhe policia gjermane. Fiks një vit...
Nga Leander PriftiKa qënë dhe mbetet një fakt historik që ne shqiptaret nuk kemi qënë asnjëherë në gjendje të zgjedhim me vullnet të lirë një sistem politiko-ek...
Nga Jeta DedaStudimet kanadezë të vitit 2021, të ndërmarrë tre vjet pas legalizmit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe përdorimit të kanabisit, nuk janë ...