LIVE UPDATES
Ekonomi

‘S’më lë të shoh vajzën’, rrëfimi i burrit nga Kavaja: Si e zbulova që gruaja më tradhtonte, më mori 2

9 Nëntor 2019, 06:18 Nga DOSJA
‘S’më lë të shoh vajzën’, rrëfimi i

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që të takojë vajzën e tij, por ish-bashkëshortja nuk e lejon. Mehmet Ibra është një burrë nga Luzi i Kavajës. Ai rrëfeu përballë moderatores Mirela Milori se në vitin 2011 lidh kurorë me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë. Ai jetonte me gruan e dytë në një nga zonat e Tiranës në kohë kur edhe bëhet me një vajzë tjetër.

“Jetonim në “Ali Dem”. Gjatë kohës që jetuam në “Ali Dem” si çdo familje shkoja në punë, ajo shkonte në punë. Pas një farë kohe mbeti shtatzënë dhe na erdhi në jetë vajza e vogël Sara. Është 9 vjeç. Kur ishte Sara, 6 muajshe filluan edhe ato problemet familjare”, tha Mehmeti.

Por edhe martesa e dytë shkoi drejt divorcit pasi Mehmeti rrëfeu se ish-bashkëshortja kishte filluar të kishte lidhje me dikë tjetër. Ai tregoi në “Historia ime”, problemet e para me të shoqen dhe si i kishte dhënë 20.000 euro vjehrrës për një shtëpi në Qytetin Studenti.

“Pas disa kohësh pasi lind vajza te shtëpia në “Ali Dem” isha me qira. Zonja e kishte shtëpinë për të shitur. Kërkova ta blija. Kësaj nuk i kisha treguar që kisha lekë me vete. Kisha 8.000 euro në bankë, pjesën tjetër i kisha nga Italia. Kur erdhi i zoti i shtëpisë nuk ramë dakord sepse rriti çmimin e shtëpisë. Nuk e blemë shtëpinë, por në këtë kohë ish-gruaja ime me gjithë vjehrrë edhe më thotë “që jemi duke ndërtuar në Qytet Studenti një shtëpi”. Më tha “të keqen nëna pse do e marrësh qiranë këtu se është shumë e vogël”. Sa e mori vesh nuk më la rehat. Më tha pse do e marrësh qiranë kaq larg. Në Qytet Studenti qiraja është edhe më e lartë. “Nëna sido që të jetë, gocës do ia japë një shtëpi. Ti meqë i paske këto lekë, m’i jep edhe sido që të jetë puna ti mos të ngelesh në rrugë”, tha ajo. Unë nuk i dhashë fjalë, por thashë të pyesja nënën time. Ajo më tha që t’ia jap ato lekë edhe nuk është se do ngelja jashtë. I jap lekët, 20.000 Euro”, tha ai.

Mehmeti rrëfeu se kishte pasur dyshimet e veta se bashkëshortja e tradhtonte kur kthehej nga puna. Më pas kishin qenë disa telefonata që ish-bashkëshortja bënte me të dashurin, ku vendosi të ndahej.

“Për të shkuar në punë kjo donte vetëm 20 minuta. Për të ardhur kjo vinte 3-4 orë me vonesë. Ne filluam problemet. Kisha dyshimet e mia. Shtatë herë i çonte kjo telefonatë, një herë ai, kur kjo dilte nga puna. Më rrinte si hu. Për hatër të fëmijës nuk mendon i thashë unë. Sido që të jetë më tha “lekët t’i kam marrë, gocën ta kam marrë”. Aty i flas vjehrrës dhe i them që nuk po na shkojnë punët mirë dhe foli gocës se nuk është problemi im. E merr në telefon kjo dhe i thotë hajde se nuk është në shtëpi. Këtu ia jap të vëllait telefonit dhe i them ja kush është motra. Vendosa dhe e lashë”, rrëfeu Mehmeti.

Pas shumë vitesh debatesh ai i kërkoi divorcin i cili u finalizua në vitin 2017. Por që nga viti i ndarjes, lind edhe drama e Mehmetit. Gjykata vendosi që vajza të jetë në ngarkim të nënës.

“Problemin më të madh e kam me vajzën. Nuk kemi lind me lekë. Në gjykatë kërkova, duke qenë se jam babai i saj dhe të mos më harrojë si babë ma jepni gocën një herë në javë, të dielën, dy orë. Kam një pension për të paguar. M’i hedh lekët surratit dhe thotë pa 200 mijë lekë mos të të shoh në derë”, tha Mehmeti.

Gjyqi i ka dhënë të drejtën ta takojë fëmijën, por për herë të fundit Mehmeti e ka takuar para 2 vitesh vajzën e tij.

“Kam shkuar disa herë që ta takoj mirëpo meqenëse ky zotëria punon në polici, mund të shkojë atje dhe mua jo që nuk më japin të drejtë, por nga dera e shtëpisë më çojnë në polici”, tha Mehmeti.

Mehmeti tregoi se është kërcënuar nga ish-gruaja dhe vëllezërit e saj që të firmosë një prokurë sepse ajo kërkon të largohet bashkë me vajzën në Itali. Ai tregoi se nuk e firmosi sepse nuk kishte parë asnjë dokument shëndetësor.

“Thotë për kurim. E ka shtruar dy javë gocën këtu, por nuk ka gjë goca për Itali. Mjekët i kanë thënë që të rrijë këtu, por ata nuk kanë lënë gjë pa luajtur për ta nxjerrë. Nëna thotë se vuan nga mushkërinjtë. Kam folur me mjekët dhe që kur pashë që letrat e shëndetësisë mungonin thashë që nuk e jap firmën. Më ka marri malli për vajzën saqë sido të jetë fëmija im është gjaku im. Këta janë aq të pushtetshëm saqë unë rrihem me vëllezërit e kësaj, kanë paguar dëshmitarë”, rrëfeu Mehmeti përballë Mirela Milorit.

Me lot në sy, babai i Sarës tregoi edhe një nga momentet më prekëse kur ka takuar vajzën.

“Unë shkoj të takoj vajzën ata më sjellin policinë. I bie ziles më del vajza. E pa motra e madhe. Në këtë moment i çojnë mesazh vëllait. I them vajzës hajde të jap një akullore. “Nuk vij”, më tha goca. Në momentin që ky vjen nga mbrapa me më gjuajtur vajza qan dhe thotë “Babi po të vret daja”. Ika, por e dija që fëmija më do”, tregoi mes lotësh Mehmeti.

Stafi i “Historia Ime” u mundua që të kontaktonte me ish-bashkëshorten e Mehmetit. Edhe pse një ditë më parë ajo kishte konfirmuar se do fliste këtë të premte nuk e hapi telefonin.

Avokati Ilir Korbi tha se, “Një nga të drejtat që jepet në gjykatë është që prindit që nuk i është caktuar kujdestaria ka të drejtë të kryejë vizita me fëmijën. Prindi që nuk i është ngarkuar fëmija ka të drejtë të kalojë pushime me vajzën si në periudhën dimërore dhe në periudhën e verës”.

Korbi tregoi se për zbatuar vendimin e gjykatës Mehmeti duhet t’i drejtohet Përmbarimit së bashku me një psikolog.

“Kjo i jep mundësinë prindit që të takojë fëmijën. Jemi para kushteve të ndryshme. Nuk janë më të njëjtat kushte që kanë qëndruar në dhënien e këtij vendimi. Gjykata duhet t’i drejtohet gjykatës. Gjykata ndryshon vendime”, tha avokati.

E pranishme në studio ishte edhe psikologja Lorela Garuli, e cila shpjegoi pasojat që mund të ketë kjo çështje tek një fëmijë.

“Krijohen trauma që nuk trajtohen, mbahen gjithë jetën me predispozitën për t’u përsëritur. Ajo edhe nëse do ta takojë babain është e pafuqishme për të ngritur zërin ndaj “pushtetit” të nënës. Jo vetëm konfliktet, dramat, por ndrydhja e emocioneve sepse tashmë i mungon figura e babait është e dhimbshme. Besoj se është nëna ajo që duhet t’i bëjë një thirrje ndërgjegjes për të mirën e vajzës”, tha psikologia.

Marrë nga tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale historia ime mehmeti historia ime mehmeti

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari