LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriza e të ardhurave, Qeveria shkurton me 100 milionë euro buxhetin e vitit 2019

5 Nëntor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Kriza e të ardhurave, Qeveria shkurton me 100 milionë euro buxhetin e

Shqipëri- Ministri e Financave parashikon të grumbullojë 474 miliardë lekë gjatë këtij viti, nga 486 miliardë lekë që raportohen ne buxhetin e ndryshuar nga akti normativ i fundit, ose 12 miliardë lekë më pak (rreth 100 mln euro).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të azhurnuara në relacionin e projektbuxhetit 2020 të ardhurat totale të në fund të vitit 2019, pritet të jenë 474 miliardë lekë. Krahasuar me fatin e vitit 2018 ku të ardhurat e grumbulluara ishin 359.9 miliardë lekë, rritja e pritshme këtë vit rezulton 5.34%, ose 24 miliardë lekë më shumë.

Totali i të ardhurave në raport me PBB-në në fund të këtij viti pritet të arrijë në 27.8%, nga 27.6 % që ishte në vitin 2018.

Të ardhurat fiskale që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD), përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,  pritet të realizohen në nivelin 97.3%. Të ardhurat e arkëtuara  nga administrata fiskale  janë rritur +4,12 %, ose, 16,2 miliard lekë krahasuar me vitin 2018.

Performanca e të ardhurave nga TVSH në import është ndikuar nga rënia e kursit të këmbimit të monedhës EURO kundrejt Lekut. Ky faktor, sipas Ministrisë së Financave ka krijuar efekte negative  në të ardhurat nga TVSH-ja  për mallrat e importit. Vetën për periudhën 9 mujore Janar-Shtator, ky efekt negativ në të ardhurat e TVSH-së për mallrat e importit  ka qene -1.9 miliard lekë, ndërkohë që efekti i pritshëm vjetor pritet të jetë -2.5 miliard lekë.

Faktor tjetër është rënia e çmimeve të metaleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare me efekt  1 miliard lekë për periudhën janar-shtator dhe efekt të pritshëm vjetor 1,3 miliard lekë.

Gjithashtu heqja e TVSH-së për imputet dhe makineritë bujqësore me efekt  1,2 miliard lekë për periudhën janar-shtator dhe efekt të pritshëm vjetor 1,5 miliard lekë.

Pritshmëria e të ardhurave nga Administrata Tatimore është ndikuar negativisht nga të ardhurat nga TVSH-ja.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e shtuar brenda vendit pritet të realizohen në masën 30.8 miliardë lekë, 80% kundrejt planit. Në total, Administrata Tatimore pritet të arkëtojë në buxhet në vitin 2019  rreth 49,8 miliard lekë,  nga 50,9 miliard lekë të arkëtuara në vitin 2018.  Krahasuar me vitin 2018, rimbursimi i TVSH-se rritet 32 % ose +4,6 miliard lekë. Ministria e Financave sqaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja e brendshme lidhet edhe me dy faktorë të rëndësishëm:

-Së pari ulja e prodhimit të energjisë elektrike dhe rritja e importeve të saj çka ka ulur TVSH-në e brendshme dhe ka rritur TVSH në import 2,4 miliard lekë vetëm për 9 mujorin janar-shtator

-Së dyti ndryshimi i skemës së Projektit TAP nga furnizime me TVSH ne furnizime të përjashtuara.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të realizohen në masën 35.2 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani vjetor i parashikuar. Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019. Veçanërisht, situata pozitive e sektorit energjitik gjatë vitit 2018, ka lejuar kompanitë e këtij sektori që të paguajnë në Buxhetin e Shtetit gjatë vitit 2019, jo vetëm tatimin mbi fitimin e vitit 2018, por edhe  një pjesë të detyrimeve të papaguara nga vitet e kaluara.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale pritet të realizohet 47.9 miliardë lekë, +6 miliardë lekë ose 14.3%  mbi planifikimin. Të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik e privat janë rritur përkatësisht me 9.1% dhe 5.2% kjo si rezultat i rritjes së numrit të të punësuarve dhe nivelit të pagës. Ulja e normës së tatimit mbi dividentin nga 15 % në 8 %, ka gjeneruar në buxhetin e shtetit  mbi 11 miliard lekë të ardhura, nga 3,5 miliard lekë që janë arkëtuar si divident në vitin 2018.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e të ardhurave projektbuxheti 2020 kriza e të ardhurave projektbuxheti 2020

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Nëntor 2019, 14:52

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rrezikon mbylljen e plotë të stacioneve të sizmiologjisë. Në një intervistë për Tv Klan, Dr...

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit

"Belinda është si lepur" Rama çon burrat e Bulqizës në këmbë.

Rama MESAZH atyre që s'votuan: Se ngarkuat traditën e djathtë me turpin e votës për “Like floririn”

Arrest me burg për Fredi Belerin

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh.

Balla kërkesë opozitës: Të miratojmë ndryshimet në ligjin e reformës në drejtësi

Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka

Berisha: Bandat e urdhëruara nga Rama ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve

Shkrumbohet mjeti në Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, autori lihet në burg, Tashi: Jam penduar, isha gjaknxehtë