LIVE UPDATES
Ekonomi

Lista e plotë e koncesioneve me vlerë 5 miliardë euro, fryhen pagesat për rrugën e Arbrit dhe Orikum-Himarë

6 Nëntor 2019, 06:09 Nga DOSJA

Shqipëri-Kontratat e dhëna me koncesion në vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë arritur në 643 miliardë lekë, ose rreth 5 miliardë euro, sipas një tabele “Lista dhe vlera e koncesioneve aktive 2020” të Ministrisë së Financave, botuar në projektbuxhetin 2020 (tabela e plotë në fund). Kjo shumë është sa rreth 36% e Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB).

64% e kësaj shume, ose rreth 411 miliardë lekë (rreth 3 miliardë euro) e përbëjnë koncesionet e dhëna në sektorin e energjisë, për ndërtimin e 185 hidrocentraleve, ku më i madh është HEC i Devoll me vlerë kontrate 130 miliardë lekë. Por, këto kontrata janë investime private të koncesionarëve për ndërtimin e hidrocentraleve dhe nuk marrin pagesa nga buxheti i shtetit, por nga shitja e energjisë.

Ndërsa rreth 2 miliardë euro janë kontrata koncesionare, të cilat do të paguhen gradualisht nga buxheti i shtetit për dy dekadat e ardhshme, ku peshën kryesore e zënë ato të rrugëve, shëndetësisë, inceneratorërëve, skanimit në dogana dhe infrastrukturës shkollore në kryeqytet.

Për këto kontrata përvoja po tregon se rrezikun e ka marrë tërësisht përsipër shteti, ndërsa koncesionarët janë të garantuar pasi ata po marrin pagesa edhe për shërbime të pakryera, gjë që është e parashikuara në kontratë (psh si në rastin e check up, ku koncesionari paguhet për një numër të caktuar kontrollesh kryhen apo jo ato apo të rrugës Durrës-Kukës, ku kompensohet mungesa e trafikut deri në një numër të caktuar).

Rrugët, 1.1 miliardë euro, si po fryhen pagesat

Projektet e rrugëve të firmosura tashmë arrijnë në 141 miliardë lekë (1.1 mld euro), ku rreth 70% të kësaj shume e zënë kontratat e reja të rrugëve në ndërtim, ose që priten të ndërtohen së shpejti, konkretisht Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Për rrugën e Arbrit, shifra e dhënë në tabelë është 58.1 miliardë lekë, ose rreth 460 milionë euro. Ndërkohë,  në formularin e njoftimit të ofertuesit të përzgjedhur, në datë 31.10.2017, Gjoka Konstruksion kishte ofruar 33.6 miliardë lekë për “Dhënie me koncesion/ PPP i ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së rrugës së Arbrit”, që duke përfshirë dhe TVSH-në arrin në 40 miliardë lekë. Po 40 miliardë lekë është dhe shuma e parashikuar si mbështetje buxhetore në një tabelë të mëparshme të Ministrisë së Financave për listën e koncesioneve/PPP me mbështetje buxhetore: https://www.monitor.al/images/2019/08/TABELA-891.jpg . Ndërsa në tabelën e re, vlera e paraqitur është 45% më e lartë.

Një tjetër kontratë me vlerë të rritur është ajo e Orikum -Dukat, që në tabelat e projektbuxhetit 2020 parashikohet të arrijë në 9.5 miliardë lekë, ndërkohë që kontrata e fituar nga kompania ishte 50 milionë euro (60 mln euro me TVSH), ose rreth 7.6 miliardë lekë. Rritja është 23%.

Për kontratën tjetër të Milot-Balldren, shuma e parashikuar është 29.3 miliardë lekë.

Shëndetësia, 185 milionë euro koncesione

Kontratat e shëndetësisë arrijnë në 23.5 miliardë lekë, për 4 projekte:

-Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale,  12.3 miliardë lekë;

-Shërbimi i Hemodializës, 1.14 miliardë lekë;

-Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grupmoshat 40-65 vjeç, 8.76 miliardë lekë;

-Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës,                1,29 miliardë lekë.

 

E paqartë vlera e kontratave për inceneratorët

Tabelat e reja parashikojnë që vlera e kontratave për tre inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës të jetë rreth 25 miliardë lekë, ku 18.4 miliardë lekë i përkasin projektit për ndërtimin e landfillit inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërsa në tabelat e mëparshme të financave, pagesat deri në vitin 2046 për inceneratorin e Tiranës do të arrijnë në 39 miliardë lekë. Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur problematika të shumta në kontratën e inceneratorit të Tiranës, duke filluar nga analiza nëse dhënia e projektit me koncesion paraqet vlerë më të mirë për para në krahasim me metodën e prokurimit publik, mosrespektimi i tavaneve buxhetore deri te mosllogaritja e risqeve të kursit të këmbimit dhe inflacionit.

 

120 milionë euro pagesa në 2020

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti.

Pagesat më të larta do të bëhen ndaj kontratës PPP për ndërtimin e rrugës së Arbrit, ku në vitin 2020 qeveria do të paguajë 3.9 miliardë lekë ose rreth 50 për qind më të lartë se të këtij viti.

Koncesioni i dytë më pagesën më të madhe është ai i sterilizimit në sallat e operacionit, ku janë programuar të paguhen rreth 1.6 miliardë lekë, një shumë e njëjtë si këtë vit. Por sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor pagesat ndaj kësaj kontrate vitin e kaluar ishin mbi 2 miliardë lekë për shkak se janë bërë operacione më shumë se parashikimi.

Koncesioni i tretë më i madh që merr pagesat nga buxheti i shtetit, është shërbimi i skanimit në dogana me rreth 1,5 miliardë lekë, i nënshkruar nga qeveria Berisha që në vitin 2013. Pagesat për këtë koncesion janë të njëjta me ato të një viti më parë.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncesionet 5 mld euro lista e plotë e koncesioneve koncesionet 5 mld euro lista e plotë e koncesioneve


Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Nëntor 2019, 14:52

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rrezikon mbylljen e plotë të stacioneve të sizmiologjisë. Në një intervistë për Tv Klan, Dr...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës