LIVE UPDATES
Ekonomi

Shpallet gara për licensën e kazinosë, kush ka 12 miliardë pasuri të deklaruar, ka afat deri më 22 tetor për të aplikuar

28 Shtator 2020, 15:08 Nga DOSJA
Shpallet gara për licensën e kazinosë, kush ka 12 miliardë

TIRANË– Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpalli pak ditë më parë garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino subjekteve të interesuara. Në një njoftim të hedhur në faqen e AMLF thuhet se kjo vjen pas miratimit të vendimit të pak javëve më parë që miratonte kushtet shtesë për këtë procedurë.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit ligjit nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastete revokimit apo të pezullimit te kësaj licence” shpall garën për pajisjen me licensë për zonën ku   lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. 689, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit,e kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës”.

Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi.

Dokumentet që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organet përkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit. Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacionin shoqërues) pran zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora 16.30 CET.

Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhen Shqipe. Aplikanti mund të depozitojë edhe dokumente në gjuhë të huaj, të  shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe. Aktet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje). Shqyrtimi i dokumentave do të bëhet parnë zyrave tëAutoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09.00 CET” thuhet në njoftimin e AMFL.

Zona ku lejohen kazinotë dhe kushtet shtesë

Së fundmi qeveria ka miratuar dy vendime ku së pari përcaktohen koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh Ë. Bush”.

Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15 katëshi tek unaza tek parku Rinia, tek Xhorxh Bush që është në Unazë në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence.

Sipas ligjit “Pë lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

Gara për dhënien e licencës për “Kazino” shpallet nga Autoriteti. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti, i cili ka detyrimin të publikojë njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për kategorinë “Kazino”, në faqen e saj zyrtare të internetit, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike” thuhet në vendim.

Subjektet për t’u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin  e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.

Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.

“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”, thuhet në vendim.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ligji për lojërat e fatit lojerta e fatit ne shqiperi ligji për lojërat e fatit lojerta e fatit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shtator 2020, 11:41

Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

Koncesionarët e vjetër e të rinj kanë raportuar një aktivitet të qëndrueshëm në vitin 2019, ndërsa disa prej tyre janë ndikuar këtë vit nga pandemia e COVID-19“...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara