LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria ndryshon procedurat, si do të miratohet leja e ndërtimit për aplikuesit në zonat e dëmtuara nga tërmetit

28 Shtator 2020, 15:07 Nga DOSJA
Qeveria ndryshon procedurat, si do të miratohet leja e ndërtimit

Ndryshojnë procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit në zonat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.

Procedurat e reja të miratuara në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare do të zbatohen për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti. Vendimi për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për miratimin e lejeve të ndërtimit dhe planit të detyruar vendor, në rastet e fatkeqësisë natyrore u miratua në dhjetor të 2019-s.

Ndryshimet do të sjellin që për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, subjekti për t’u pajisur me leje ndërtimi për objekte me vlerë 100 mln lekë është i detyruar të dorëzojë oponencën teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit.

Për kategoritë e lejeve të ndërtimit, që preventivi, duhet të bazohet në koston mesatare të ndërtimit të banesave, sipas legjislacionit në fuqi aplikuesi duhet të dorëzojë që nga akti i konstatimit për ndërtesën e dëmtuar, i hartuar nga strukturat përkatëse, projektin e zbatimit, sipas objekteve tip, miratuar nga Enti Kombëtar i Banesave dhe vendimin e këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit.

Vendimi përcakton se pas përfundimit të objekteve sipas lejeve të ndërtimit të miratuara në rastet e fatkeqësive natyrore, do të jenë organet e vetëqeverisjes vendore që do të ushtrojnë kontroll mbi zbatimin e tij, sipas kushteve të lejes së miratuar. Gjithashtu, autoritetet vendore do të nxjerrin rregullore të brendshme të përcaktimit të procedurave dhe të dokumentacionit për kontrollin dhe certifikimin e objekteve

Për shqyrtimin dhe miratimin e lejes të ndërtimit me procedurë të përshpejtuar, nga aplikuesi do të dorëzohen dokumente shtesë, nga sa parashikohej më parë, që përcaktohen në ndryshimet e pikës 5 vendimit.

Procedura e përshpejtuar për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së zhvillimit

Ishte

-Dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është:

a) kërkesa për llojin e përdorimit të objektit;

b) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim.

-Brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit për leje zhvillimi në sistemin e-leje, kryetari i bashkisë vendos :a) miratimin e lejes së zhvillimit ;b) refuzimin e lejes së zhvillimit. Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit, nëpërmjet sistemit elektronik e-leje.

Bëhet

-Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është:

a) kërkesa për leje zhvillimi, sipas formatit të aplikimit në sistemin e-leje;

b) relacioni shpjegues mbi tipologjinë e zhvillimit të kërkuar;

c) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim ose vendim i këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit për objektet në pronësi private apo bashkëpronësi, dhe në rastin e objekteve publike vendimi i këshillit bashkiak për prishjen dhe rindërtimin e asetit;

ç)plani i rilevimit të truallit që do të zhvillohet, hartuar nga inxhinierë gjeode të licencuar;

d) plani i vendosjes së strukturës që do të zhvillohet.

– Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa që, pas miratimit, lejet e zhvillimit të integrohen me planin e përgjithshëm vendor, duke ndjekur përcaktimet e vendimit nr. 686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, të ndryshuar.”

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale procesi i rindertimit termeti i nentorit procesi i rindertimit termeti i nentorit

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shtator 2020, 11:41

Biznesi i “përkëdhelur” i koncesioneve

Koncesionarët e vjetër e të rinj kanë raportuar një aktivitet të qëndrueshëm në vitin 2019, ndërsa disa prej tyre janë ndikuar këtë vit nga pandemia e COVID-19“...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet