E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
RUSI- Kërkues të Institutit për Fizikën dhe Teknologjinë në Moskë deklarojnë se ia kanë dalë që të ndryshojnë kahjen e lëvizjes së kohës. Një pretendim që nëse konfirmohet dhe nëse gjen zbatime praktike do të ndryshojë paradigmat e shkencës. Sipas njoftimeve të mediave të specializuara në fushën e shkencës, kërkuesit, që kanë zhvilluar eksperimente në bashkëpunim me kolegë amerikanë dhe zviceranë, kanë arritur që të kthejnë gjendjen e një kompjuteri kuantik një sekondë në të shkuarën. Pra një sekondë pas. Të njëjtët kërkues kanë përllogaritur mundësinë që një elektron që lëviz në hapësirën ndëryjore boshe të mund të kthehet spontanisht në të shkuarën e afërt.
“Ky është një nga punimet në serinë e punimeve për mundësinë e thyerjes së ligjit të dytë të termodinamikës. Ky ligj është i lidhur me nocionin e shigjetës së kohës që pohon drejtimin unik të kohës nga e shkuara drejt së ardhmes”, është shprehur drejtuesi i studimit, Gordey Lesovik.
“Ne e filluam duke përshkruar të ashtuquajturën makinën e llojit të dytë lokale, të lëvizjes së përhershme. Pastaj në dhjetor, ne publikuam një studim që trajtonte thyerjen e ligjit të dytë përmes një pajisjeje të quajtur demoni i Maksuellit. Studimi më i fundit i qaset të njëjtit problem nga një kënd i tretë: kemi krijuar një gjendje artificiale që evoluon në drejtim të kundërt me shigjetëm termodinamike të kohës”, ka shtuar studiuesi në fjalë.
Për të arritur në rezultatin e kërkuar që është pikërisht invertimi i kohës, shkencëtarët vendosën që të vëzhgojnë nëse një gjë e tillë është e mundur për një grimcë të vetme për një fraksion sekonde. Elektroni në hapësirën boshe ndëryjore është shembulli.
“Imagjinoni që elektroni është i lokalizuar në momentin kur ne nisim ta vëzhgojmë atë. Kjo do të thotë se ne jemi thuajse të sigurtë për pozicionin e tij në hapësirë. Ligjet e mekanikës kuantike ndalojnë që ne ta dimë këtë gjë me precizion absolut, por ne mund të dallojmë një rajon të vogël brenda të cilit elektroni është lokalizuar. Evolucioni i gjendjes së elektronit rregullohet nga ekuacioni i Shrëdingerit. Sipas këtoj ekuacioni rajoni që përmban elektronin do të zgjerohet shumë shpejt duke tentuar të bëhet më kaotik. Kjo e rrit pasigurinë mbi pozicionin e elektronit”, shprehet bashkëautori Andrey Lebedev.
Por ekuacioni në fjalë që në fakt shpjegon një gjendje të caktuar sipas autorëve të studimit është i prapakthyeshëm. Kjo sipas një tjetër kërkuesi, Valerii Vinokur ndodh përmes një shndërrimi të caktuar të quajtur konjugimi kompleks në të cilin ekuacioni do të përshkruajë një elektron “të përhapur” i lokalizuar pas në një rajon të hapësirës përgjatë të njëjtës periudhë kohe.
“Ndonëse ky fenomen nuk vëzhgohet në natyrë, ai mund të ndodhë teorikisht për shkak të një fluktacioni rastësor të sfondit mikrovalor që depërton universin”, shpjegon Vinokur.
Nga llogaritjet e bëra rezulton se mundësia për të vëzhguar një elektron “të shpërhapur” spontanisht në të shkuarën e afërt, përgjatë një fraksioni sekonde, është jashtëzakonisht e vogël. Për të gjithë kohëzgjatjen e universit të njohur që është 13.7 miliardë vjet, në 10 miliardë elektrone të lokalizuar çdo sekondë, evolucioni në krah të kundërt i gjendjes së grimcës do të ndodhë vetëm një herë. Dhe edhe në atë rast, elektroni do të udhëtojë vetëm 1/10 000 000 000 e sekondës pas në kohë.
Hipoteza u rikonfirmua edhe nga një eksperiment i katërt me një kompjuter kuantik i përbërë nga dy – tre elementë të quajtur kubite supërpërçues. Eksperimenti konsiston në katër faza: rregulli, degradimi, prapësimi i kohës, rigjenerimi, faza që përkojnë me gjendjet e elektronit sipas përcaktimit të vendndodhejs, kalimit në gjendje kaotike, evolucionit prapakthyes dhe rifillimit. Ajo që ndodh pra por që nuk mund të vëzhgohet. Sipas shkencëtarëve në kompjuterin me dy kubitë rikthimi në gjendjen fillestare u komfirmua në 85% të rasteve, kurse për kompjuterin me tre kubite në 50% të rasteve. Kjo shpjegohet me gabimin tekonologjik të makinës që vepron mbi çdo pajisje.
Marrë nga Respublica
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeqyteti sot ishte i qetë, pasi festimet e Ditës së Verës u shtynë për në datën 17 mars. Ishte ky një vendim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ...
Ditën e sotme të gjithë kanë shkruar për lirimin e ish-të dashurit të Elvana Gajtës, Ervin Mata. Pas ngjarjes së Bllokut, Elvana Gjata ka marrë vëmendjen e të g...
Thashethemet se ata janë në një lidhje nisën që në tetor të vitit të kaluar dhe vetëm sot ata e kanë pranuar më në fund që janë në një romancë së bashku. Jessie...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama sot në Ditën e Verës, i është rikthyer veshjes së tij të “çuditshme”, shallvareve.Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elb...
Një modele magjepsëse ka pohuar se Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazhe sekrete duke i kërkuar “që t’i kafshojë të pasmet e saj” nëse ai do shënonte një gol.B...
Artistët shqiptarë morën pjesë në festivalin e parë të videofilmit dedikuar jetës në Shqipëri, një vendi që ka kaluar një nga regjimet më të ashpra të komunizmi...
Aty është dekori osman, po nënkuptohet koha e diktaturës. “Pallati i Ëndrrave”, “Pashallëqet e mëdha”, “Qorrfermani”, “Sjellësi i fatkeqësisë”, “Komisioni ...
Një video tashmë po bën xhiron e saj në rrjet, ku një qytetare afrikane i bën thirrje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të shkojnë në Afrikë pasi vendi atje k...
Justin Bieber u përfol shumë gjatë për ndarjet dhe rilidhjet me ish-partneren e tij Selena Gomez, por gjithsesi edhe pse u fol për një dashuri të vërtetë mes &c...
Këngëtarja Poni e shquar për këngët labe, ka një karrierë të njohur muzikore dhe është shumë e dashur për publikun.Edhe pse për disa kohë nuk po përflitet për t...