LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kadareja kërkonte libra të ndaluar, Elena mbante radhë për mish

14 Mars 2019, 13:43 Nga DOSJA
Kadareja kërkonte libra të ndaluar, Elena mbante radhë për

Aty është dekori osman, po nënkuptohet koha e diktaturës. “Pallati i Ëndrrave”, “Pashallëqet e mëdha”, “Qorrfermani”, “Sjellësi i fatkeqësisë”, “Komisioni i festës”. Gjithmonë do të ketë një lloj diktature. Unë e ndiej qysh tani nga bosi im në punë brutalitetin dhe poshtërimin e diktaturës. Ky është vetëm një shembull. O bjerrakohës më diplomë, që s’e keni lexuar Kadarenë e flisni me hamendje, lexoni të paktën vetëm një roman të mrekullueshëm dhe të tmerrshëm që Kadareja e botoi në vitet më të egra të diktaturës, kur u vranë poetët e Librazhdit, Genc Leka e Vilson Blloshmi. Ky është “Pallati i Ëndrrave”. Ju prapë do të thoni se ai ishte shkrimtari i oborrit, shkrimtar që glorifikoi komunizmin. Vetëm e vetëm se Enveri nuk e vrau. Ju sot e donit të vrarë Kadarenë. Mirë thotë Hygoja, “në letërsi, mënyra më e mirë për të pasur të drejtë është të jesh i vdekur”. A e dini, të dashurit e mi të çoroditur, që Gëte ishte shefi i ceremonive në Vajmar dhe i servilosej princit despot? Asnjë nuk e çan kokën për këtë gjë.

Po faktin tjetër e dini, që Heminguej jetonte në Kubë në një kohë që Amerika ishte armike e Kastros? As që i bënte përshtypje njeriu. Po kjo tjetra nuk ju çudit, që poeti më i madh i Amerikës, Ezra Paund, ishte nazist dhe amerikanët e izoluan në një kafaz hekuri? Po kjo nuk i prishi asnjë punë poetit, që akademikët dhe lexuesit ta respektonin dhe ta adhuronin si më parë. Më falni që po zgjatem, po nuk mund të lë pa përmendur rastin e Dario Fo, komediografit të madh italian.

Ai po kthehej nga një mbledhje me punëtorët, se është komunist dhe i pëlqen roli i agjitatorit, kur dikush në rrugë i thotë: “Dario, sapo dëgjova në radio se ke marrë çmimin ‘Nobel’”. Kështu, pra, miqtë e mi seriozë dhe kaq të përkorë, bota s’e çaka kokën për këto punë. Dhe sindroma Kadare vazhdon… Por lufta nuk na u nda. Nxjerrin tym gazetat e Tiranës. Kush e kush të shajë më shumë. U harrua ajo kohë, koha e Kadaresë, sepse ajo nuk ishte koha e Enver Hoxhës, siç dëgjojmë shpesh. Kadareja qesh. Bjerini legenit, thotë me keqardhje për pipizanët dhe liliputët, shkrimtarët e dështuar që kanë marrë krahë e që botojnë nga pesëmbëdhjetë libra në vit, krijojnë klube me emra të huazuar, krijojnë shoqata shkrimtarësh të nderuar me emrat e tyre mjeranë dhe presin çmime pa fund. Ushqehen qyqarët me lugë të zbrazur.

Ç’lidhje mund të ketë Kadareja botëror me konkurset e bujshme të Manzës, Rrogozhinës, Belshit, Bilishtit, Cërrikut, ku dalin emra gjenish të rinj përditë, të cilët krahasohen me Soreskun, Eseninin, Kavafisin, si e si që të mbytet letërsia e mirë, shkrimtarët e vërtetë. Është bërë një mishmash, një çorbë derri, që s’e merr vesh i pari të dytin. Kjo tollovi të kujton ditën e parë të pasluftës. Gjithçka qëndron pezull, pa frymë.

Njëherë më thirri Ibrahim Uruçi, kryeredaktori i “Dritës”, dramaturg me emër në atë kohë, dhe më tha të shkoja t’i merrja një artikull Razi Brahimit. Ai ishte kritiku më i famshëm, më i frikshëm dhe më dogmatik i kohës. Në zyrë ndodhej Kadareja. Dukej i shqetësuar. “Shpejt, se do ta botojmë këtë numër. Është me shumë rëndësi”, – tha Uruçi. Ishte një shtëpi përdhese te konviktet e studentëve. E shoqja lante rroba në një govatë, ndërsa Raziu shkruante brenda.

Unë e prisja ulur mbi një gur. Pas gati një ore Raziu thirri nga brenda ”Hi”. E shoqja la rrobat menjëherë, fshiu duart në përparëse dhe më tha: “Mbaroi”. Pas pak Raziu doli vetë dhe më dha një tufë me letra të mbushura më shkrim dore. “Pjesën e dytë eja merre pas tri ditësh”, – shtoi ai ftohtë. Në zyrën e Ibrahimit priste Kadareja. U mbyll dera dhe unë dola në korridor. Në zyrat e “Dritës” ishin Frida Zeqo, Thanas Dino, Moikom Zeqo, Viktor Qurku, Fatos Kongoli dhe Vasil Melo.

Ata nuk e dinin ç’i priste. Unë vërtitesha më tepër në korridor. Ata dolën. Kadareja i thoshte Uruçit: “Kjo është një paçavure, ai nxin poezinë më të mirë të të rinjve”. “Shëëët! Është shkrim i porositur nga lart. Diçka po vjen rrotull”. “Fik deti etj.”. Ai shkrim ndoshta ishte paralajmëruesi i Plenumit famëkeq për letërsinë dhe artet. Le të kritikohej me tone të ashpra poezia moderne me metafora të guximshme e abstragim të thukët të Th.Dinos, V.Qurkut, M.Zeqos, F.Halitit, Xh.Spahiut, F.Rreshpes, të cilët, sipas autorit, kishin ndikime nga Sartri e Frojdi. Të përmendshin këta emra në atë kohë ishte tepër e rrezikshme.

Pas dy ditësh i çova Kadaresë në shtëpi një tufë më libra dhe gazeta. Nuk kisha qenë ndonjëherë në shtëpinë e Kadaresë. Derën ma hapi Elena. Nga brodueisët poshtë kisha dëgjuar se dyert me rimeso Kadareja i kishte vënë me “Dimrin”, oxhakun me “Kronikën” dhe kështu me radhë. “Këta janë gomerë”, -shpërtheu Kadareja. “Shiko, kanë fshirë portretin e Frojdit, Sartrit dhe Kamysë i kanë vënë një kryq të kuq. Injorantët”.

Ato ishin libra dhe gazeta të porositura, që vinin nëpërmjet Ndërmarrjes së Përhapjes së Librit për një grup të zgjedhur njerëzish nga fusha të ndryshme. Veçse ishte një rregull, para se të shpërndaheshin kalonin te zyra e kontrollit. Atje, personaliteteve më të mëdhenj të botës, që kritikoheshin nga partia, u prisnin kokën, u grisnin artikujt, një pjesë të madhe të librave e hidhnin në kosh. “E more pjesën e dytë?” – më pyeti Kadareja.

“Sot në mbrëmje do të shkoj”. “Do të ketë koka”. Nuk e harroj kurrë as atë ditë kur e gjora grua (Elena) mbante radhë për një racion mishi. Kur asaj i erdhi radha, nuk po i dilte zëri dhe shitësja, me lëkurën që i shkëlqente dhe ton autoritar, i thotë se çfarë halli kishte që nuk po fliste. “Nuk më del një racion mish. Ka mundësi… Kadareja po shkruan një roman të vështirë. Ka nevojë, më kuptoni?”. Shitësja thirri: ”Merre dhe një racion për Kadarenë nga ana ime”. Asnjë nuk foli. Shitësit kishin rëndësinë e sekretarit të parë. Ajo nuk e bëri se ia dinte vërtet vlerën Kadaresë, po që të tregonte se ishte mbi Kadarenë.

Ç’hoqi Kadareja i shkretë nga racioni. Kinezëritë që përshkruante ai në romane u panë si kinezëritë shqiptare. Thanas Leci, drejtori i shtëpisë botuese “Naim Frashëri” ia nxiu jetën. Relacion pa fund në Komitetin Qendror, akuza, kërkesa për ndëshkim e kërcënime. Anëtari i Komitetit Qendror, Anastas Kondo, që mbulonte letërsinë, e konsideronte romanin krejt të pabotueshëm, madje armiqësor. Dorëshkrimi i romanit u mbyll në sirtarin ë drejtorit, ku fjeti për pesë vjet. Ah, ky racioni! Po Kadareja kishte fat, dilte jashtë herë pas here, shtrohej në restorantet aristokratike të Parisit, ku pinte nga ajo vera e kohës së Mari Antuanetës, 1000 dollarë një shishe. “Ah, ta lumsha Kadare, ti je vërtet me fat”. Këto i thoshim ne brodueisët, të kënaqur që Kadareja shkullonte verë të kuqe Burgonje, nga ajo më e mira, me shkrimtarë dhe kineastë të shquar francezë.

Në atë kohë ne e ngrysnim me çaj dhe një thërrime djathë. Ushqimi ishte shndërruar në mit. Tufëzimi kishte bërë që kakarisja e një pule të dukej më e bukur se melodia e filmit “Love story” ose se këngët e Vaçe Zelës. Pastaj erdhi ikja e Kadaresë. Sikur humbëm shpirtin.

Një pjesë e artistëve u lehtësuan. Të gjorët, kujtonin se vendet në letërsi ishin si karriget në kinema, që edhe mund t’i zësh, se s’të thotë gjë njeri. “Iku për të marrë Nobelin, dezertori, e morët vesh?” -tha jashtëqitja e kombit për emigrantët. Të gjitha shpifje. Të gjitha të këqijat vinin nga Kadareja. Ai ishte armiku. Ta harrojmë Kadarenë.

Arsyet e ikjes Kadareja i shpjegon në librat e tij. Ne brodueisët e brezit të tretë mendonim se Kadareja i hapi ambasadat, shpejtoi pluralizmin, ia nxori mirë bojën komunizmit. Ikja e tij ishte sfida, “me ju s’jetohet”. Ç’fat i madh! E bëri para nesh, brodueistëve. Të lumtë Kadare. Një ditë, një mik më tha: “Vetëm dy gjëra mund të eksportojë Shqipëria: bashkëjetesën fetare dhe Kadarenë. (Botuar më 2008)

Nga Roland Gjoza

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture elena kadare ismail kadare elena kadare ismail kadare


Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!