LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vienë/ Prezantohet festivali i parë i videoartit për Shqipërinë

14 Mars 2019, 15:24 Nga DOSJA
Vienë/ Prezantohet festivali i parë i videoartit për

Artistët shqiptarë morën pjesë në festivalin e parë të videofilmit dedikuar jetës në Shqipëri, një vendi që ka kaluar një nga regjimet më të ashpra të komunizmit. Aty dokumentohet hap pas hapi transformimi i peizazhit para dritares së artistit apo imazhe të tjera me anë të cilave mund të kuptosh më shumë për këtë vend.

Trashëgimi kulturore e Shqipërisë qëndron ende e fortë për t’u trashëguar kështu në breza të tjerë, por ajo që artistët kanë përjetuar vjen përmes këtyr fotove ku qartë tregohen lot hidhërimi, vuajtje, por përpos këtyre solli për publikun Festivalin e parë videoart për të kuptuar më shumë rreth skenës së artit shqiptar dhe lidhja mes skenës botërore.

Grumbuj të pafund njerëzish që derdhin lotë, këputen nga pikëllimi para kamerave, sepse diktatori ka vdekur, ngjyra të ndezura e forma kubiste mbi fasada të rrënuara, një vajzë që i jep ngjyrë fotografisë bardhë e zi të nënës janë këto disa nga imazhet e Festivalit të parë të Videoartit nga Shqipëria të organizuar në Vjenë në muzeun Belvedere 21.

Për dy netë 13 videoartistë shqiptarë i prezantuan publikut austriak art multimedial jo vetëm për të njohur skenën e artit të tyre, por edhe për të kuptuar Shqipërinë. Një pjesë e tyre ka dalë prej vitesh nga gjeografia shqiptare e kontribuon në artin bashkëkohor europian si Anri Sala apo Adrian Paci, të tjerë lëvizin lirshëm në skenën perëndimore të artit, kanë studiuar jashtë Shqipërisë duke mbledhur përvoja e eksperimentuar me trashëgiminë shqiptare dhe eksperiencën e re, Silva Agostini jeton në Berlin, Elsa Martini në Vjenë, Violana Muranaj në Nju Jork dhe Tiranë, Ermela Teli në Zvicër, Adrian Paci në Milano dhe Shkodër. Arti shqiptar ka kohë që ka dalë nga ngushtica e provincës artistike, por megjithatë: “Ne akoma jemi një vend i vogël, një vend i mënjanuar disi nga kanalet e mëdha të diskutimit kulturor e artistik, por nuk jemi të përjashtuar. Edhe ky festival është pjesë e këtyre përpjekjeve për të krijuar një dialog mes skenës së artit shqiptar dhe skenës botërore, por këto janë procese që duhen mbajtur gjallë vazhdimisht”, thotë Adrian Paci, një artist i njohur tanimë.

Trashëgimia e diktaturës – lëndë për artin

Për artistin shqiptar trashëgimia e diktaturës është tani pjesë e imagjinatës artistike. Një e kaluar sado e rëndë kur transformohet në art mbetet gjithmonë aktuale si kujtesë – si në videon artistike të Adrian Pacit “Interregnum” për deformimin e individit në diktaturë, në ballafaqimin e videoartistit Driant Zeneli me historinë, veten dhe babanë, që për më shumë se 20 vite ka pikturuar diktatorin, Enver Hoxha, apo në paraqitjen vizuale të historive të viktimave të diktaturës nga grupi artistik “Memo”, me tekste të shkruara nga shkrimtari Agron Tufa.

Viktimat e diktaturës nuk flasin dot më sot, por historitë e tyre rrëfehen nga të tjerët në projektin MEMO. Zëri i tyre i dhimbjes është zëri i artistëve të sotëm që kanë fatin ta jetojnë lirinë, prandaj edhe nuk duhet të harrojnë. Një përmendore e kujtesës mbi diktaturën që mund ta ngrejë si të tillë vetëm arti. Pikërisht për përballjen me këtë traumë, sipas artistit Leonard Qylafi, nevojiten instrumente të ndryshme multimediale. “Hyrje në memorjen kolektive përmes perspektivës personale”. Nuk mjafton fjala, vizualiteti, por duhet edhe tingulli, edhe thithja e ambientit përreth, edhe dokumentimi. Tingulli i bashkuar me vizualen jep efektin e fortë të videos së tij “Nailsong”, ku një dorë e trazuar vizaton rrathë të çrregullt koncentrikë në praninë e një zëri paralajmërues.

Videoart – një zhanër i përqafuar nga artistet shqiptare

Skena e videoartit shqiptar nuk është një terren i dominuar nga meshkujt. Artistet shqiptare ka kohë që eksperimentojnë me imazhet e refleksionet e tyre. Një fokus i veçantë në festival ishin punimet e artisteve shqiptare. Annemarie Türk e shpjegon këtë zgjedhje. “Artistet nuk janë ende të prezantuara siç e meritojnë, një fenomen që gjendet kudo në botë. Për shkak se dita e parë e këtij festivali ishte edhe 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas ka qenë gati një detyrim që ta vendosnim një pikërëndesë në skenën e artit të krijuar nga femrat.”

Shumica e videoartisteve vijnë nga bota e penelit. Violana Murataj e zbuloi videoartin, kur erdhi për herë të parë një kamera në shtëpi “U ndjeva kaq pranë këtij mediumi, çdo ditë e më shumë zbuloja diçka të re.” Pas studimeve të videoartit në Nju Jork ajo u kthye në Tiranë, jo thjesht për shkak të diellit, por të klimës shqiptare. “Aq më tepër Shqipëria të ofron mjaft mundësi për të trajtuar tematika të artit, qofshin këto sociale, familjare, ka shumë tematika të prekshme për ne artistët dhe për secilin artist kjo mund të krijojë hapësira të gjera për t’i trajtuar ato në art”.

Elsa Martini, që jeton prej 10 vitesh në Vjenë kthen në art jo vetëm kujtesën e marrë nga vendlindja, por edhe përvojën në vend të huaj. Shqipëria dhe Vjena janë për të “interferime” që pasurojnë njëra-tjetrën. “Më është dashur të punoj me asimilimin e kulturës këtu, por edhe riparjen e historisë sime nga një pikë tjetër vështrimi. Më është dashur t’i ristrukturoj mendimet, emocionet, të gjithë jetën time.” Në punimin e saj “Executing love” ajo përpunon përvojën e emigracionit. Një puthje që duket se nuk merr fund mes dy personave, një burrë e një grua në uniformë të autoriteteve të sigurisë, një puthje e parealizuar për shkak të ndarjes nga një xham.

Ermela Teli që prej tre vitesh jeton në Zvicër u prezantua me punimin “A political care”, një video artistike mbi jetën e familjeve rome në periferi të shoqërisë në Shqipëri. Ajo e kupton artin “si një nevojë të brendshme për të komunikuar edhe përtej mureve të Shqipërisë dhe problemeve ekonomike, unë flas, ndjej dhe jetoj në mënyrën time si krijuese. Udhërrëfyesi im në rrugën e artit është vetë jeta, dhe ajo që unë zbuloj duke e njohur atë përmes sfidash, rrethanash dhe ngjarjesh.” Videoartistet shqiptare, mes tyre edhe Donika Çina, Alketa Ramaj, Silva Agostini sollën momente të tjera të shkurtra, herë pas here reflektime private por të kaluara në sitën e artit ato sillnin një dimension tjetër, atë të marrëdhënieve njerëzore.

Kryeqyteti, rrënimi dhe ndryshimi

Anri Sala, artisti shqiptar ndërkohë mjaft i njohur në botë, nuk ishte vetë në Vjenë, por me punimet e tij “Déjeuner avec Marubi”, – titulli që mbante edhe festivali – dhe punimin e tij të njohur ndërkohë, në galeritë botërore, “Dammi i colori”. Ngjyrat si mënyrë për t’i ikur trishtimit të një “qyteti të vdekur”, siç rrëfen një zë në sfond, zëri i Edi Ramës, atëherë kryebashkiak i Tiranës që ndërmori aksionin e njohur të lyerjes së fasadave në Tiranë. Ndërsa kamera dokumenton ndryshimin e Tiranës, në sfond dëgjohet zhurma tipike e Tiranës.

Videoartisti që prezantoi Shqipërinë Bienalen e Venecias në vitin 2017, Leonard Qylafi, solli një këndvështrim tjetër, ai sheh me syrin e artistit ndryshimin kaotik të Tiranës. Në një montazh fotografik dokumentohet hap pas hapi transformimi i peizazhit para dritares së artistit, imazhe që të bëjnë të kuptosh edhe anarkinë urbane që shoqëroi këto vite Tiranën. Ergin Zaloshnja, një artist i angazhuar politikisht, për të arti është “mjet për të kritikuar strukturat e pushtetit”. Punimi i tij, “Tha Last Hope” dokumentonte një projekt në afërsi të Liqenit Artificial.

“Déjeuner avec Marubi” – një festival i kufizuar në dy netë por me imazhe intensive. Në intervalet mes prezantimit të videove publiku austriak kishte mundësi të njihte artistët nga Shqipëria përmes bisedave të organizuara me ta. Kur dëgjon të flasin artistët shqiptarë për këmbënguljen e tyre për të vazhduar rrugën e tyre si artistë, megjithëse ajo nuk është e lehtë, kupton se kjo rrugë të paktën është  shtruar me motive të forta që mezi presin të transferohen në art. “Pikërisht në periferitë larg të ashtuquajturave qendra gjen projekte e ndodhin gjëra shumë interesante, sidomos në hapësirën e kulturës dhe artit, skena e artit shqiptar ka kohë që është një pjesë e rëndësishme e artit europian”, përmbledh Annemarie Türk.

Artistët shqiptarë që morën pjesë në festivalin e parë të videofilmit ishin Silva Agostini, Donika Cina, Elsa Martini, MEMO, Violana Murataj, Adrian Paci, Leonard Qylafi, Alketa Ramaj, Anri Sala, Ermela Teli, Ergin Zaloshnja, Driant Zeneli, Fani Zguro. Për organizimin e festivalit punoi Annemarie Türk me mbështetjen e Zyrës së Kancelarit të Austrisë. Punimet u prezantuan në Kinemanë Blickle në Belvedere 21, Muzeun e Artit Modern.

Marrë nga DW.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture annemarie türk artistet shqiptare déjeuner avec marubi annemarie türk artistet shqiptare déjeuner avec marubi


Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez