LIVE UPDATES
Editorial

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

29 Tetor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Azinë, Gabriel Escobar, për integrimin e shpejtë të Balkanit Perëndimor në BE, Kim ka shtuar se SHBA mbështesin Open Balkan më kërkesën (jo kushtin) që të bëhet gjithpërfshirës.

Nuk përmendet Procesi i Berlinit. Ai përfshihet në shtesën “dhe iniciativa të tjera rajonale”. Kjo është mbështetja e parë zyrtare që i vjen iniciativës së Novi Sadit që kur lindi si minishengen. Vjen nga qendra e Aleancës EuroAtlantike, nga superfuqia e Perëndimit dhe sigurisht që është një mbështetje e rëndësishme. Nuk mund të jetë as lapsus dhe as qëndrim personal i Ambasasores Kim për shkak të rëndësisë që ka çështja.

Është një çështje që prej vitesh tashmë është shndërrruar në shqetësim për Bashkimin Europian. Që nga 2014 kur Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ftoi edhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të themeluar Procesin e Berlinit per Ballkanin Perëndimor, presioni i Brukselit është rritur ndaj qeverive të Rajonit. Janë vënë miliarda euro në dispozicion të projekteve ndërshtetërore, është hartuar një plan për Tregun e Përbashkët Rajonal, programet e shkëmbimit dhe bashkëpunimit të të rinjve kane qenë një sukses dhe ndoshta suksesi i vetëm i Procesit të Berlinit.

Iniciativa e Novi Sadit që tani quhet Open Balkan ishte goditja më e fortë që mori iniciativa Merkel – Makron. Këtë e kanë shprehur të gjithë zyrtarët e Brukselit dhe Gjermanisë, edhe vetë Merkel në vizitën e lamtumirës në Tiranë.

Deklarata e SHBA në këtë kontekst është sigurisht në përplasje me atë të BE. Nuk është hera e parë që ndodh, por është hera e parë që ndodh gjatë Presidencës Biden. Në Presidencën e Trump, kur SHBA dhe BE arritën nivelin më të ulët historik të marrëdhënieve, Ballkani u bë pazari i interesave personale të ish- presidentit. Për ta përdorur në fushatën Presidenciale, Trump u angazhua për një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë, duke mbështetur shkëmbimin e territoreve dhe një marrëveshje më të gjerë, mes shqiptarëve dhe serbëve si dy kombet kryesore të Ballkanit Perëndimor.

Rreziku i shndërrimit në një pazar me efekt domino, që do te hapte orekset shoviniste të gjithë shteteve dhe kombeve të rajonit, rreziku i shndërrimit në një precedent ndërkombëtar që mund të afektonte rajone të tjera në dikutim kufijsh, projekti u kundërshtua nga përfaqesuesit e establishmentit dhe politikës tradicionale në SHBA dhe nga Gjermania. Dështimi i këtij plani polli papritur iniciativën e Novi Sadit, e mbështetur nga të njëjtat forca që mbështesnin shkëmbimin e territoreve.

Lindi kështu ajo që Timothy Less e quajti “diplomacia e realistëve”, që “mbështesin shtetin kombëtar dhe janë skeptikë ndaj përpjekjeve për të eksportuar vlerat perëndimore”. Më thjesht, diplomacia që mendon t’ i zgjidhë me metoda ballkanike problemet e Ballkanit, duke hequr dorë nga implementimi i vlerave të bashkëjetesës dhe demokracisë. Me pazaret e liderëve të fortë, që kontrollojnë mirë vendet e tyre dhe nuk i lejojnë të faktorizohen forcat e pakontrolluara, sipas diplomacisë realiste të elaboruar nga Trump, mund të zgjedheshin më shpejt problemet. Edhe pazari i territoreve, edhe Open Balkan, ishin zgjidhje sipas “diplomacisë realiste”, që sugjeron që Serbia duhet të marrë diçka në shkëmbim të njohjes së Kosovës.

Kur Vuçiç dhe Hoti, nënshkruan marreveshjet me SHBA ne Shtëpinë e Bardhë, ne mes të fushatës elektorale, Uashingtoni u përplas me Brukselin, për prishjen e dakortesisë ku Ballkani konsiderohej si çështje Europiane dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të firmosej në Bruksel.

Me ardhjen e Biden, psherëtimat e lehtësimit të BE u dëgjuan deri në Uashington. Përfaqesuesi i politikës së jashtme tradicionale të SHBA, me sloganin “Amerika u kthye”, kishte parasysh sidomos rikthimin e saj në aleancën e Atlantikut të Veriut, bashkëpunimin me BE dhe rikuperimin e dëmeve që shkaktoi Trump. Sot, ndërsa Biden arriti në Gllasgou, për të diskutuar kryesisht për klimën, mosbesimi ne kthimin e Amerikës është shumë i madh tek liderët e BE.

Biden e njohu marrëveshjen e Trump me talebanët, tërhoqi trupat dhe pranoi humbjen e turpshme në Afganistan, duke shtuar refugjatët dhe kërcënimin e sigurisë në dyert e Europës. Ndërhyrja e SHBA për prishjen e marrëveshjes së Australisë me Francën për ndërtimin e nëndetëseve, shkaktoi tërheqjen urgjente dhe të paprecedentë të ambasadorit të Francës nga Uashingtoni, duke i çuar marrëdhëniet në pikën më të ulët historike. Europa u solidarizua me Francën, pritshmëria nga Biden u shndërrua në zhgënjim.

Edhe në Balkan duket se ndryshoi vetëm retorika e SHBA. Deklaratat për njohje reciproke, pa pazare të nëntokës, u shoqëruan pe konfirmimin e marrëveshjeve të 1 viti më parë me Trump, duke hutuar në radhë të parë Albin Kurtin që e mbështeti publikisht Biden përpara zgjedhjeve, pasi administrata e Trump i rrëzoi qeverinë.

Me pas SHBA u përplas me BE për negocimin e marrëveshjes së targave. Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak organizoi takimin trepalësh në Bruksel, i dërguari i SHBA, Escobar insistoi të merrte pjesë edhe i paftuar.

Deklarata e sotme është një tjetër zhgënjim për ata që prisnin ndryshimin, një tjetër konfirmim i diplomacisë realiste – Trumpiste. Me këtë qëndrim, SHBA konfirmojnë se e shohin zgjidhjen tek marrëveshja e autokratëve që nuk i lejojnë shpërthimet demokratike tu prishin punë, konfirmojnë kështu mbështetjen për Ramën në Shqipëri dhe Vuçiçin në Serbi, konfirmojnë gjithashtu planin për t’ i dhënë diçka Serbisë në këmbim të njohjes së Kosovës.

Ndërsa me BE duket se nuk do të ketë paqe. Edhe administrata e Biden po tenton ta zhvendosë në Uashington marrëveshjen Kosovë- Serbi, duke e prishur përfundimisht paktin e bërë nga Obama. Kjo ndarje e superfuqive SHBA dhe BE, mund të sjellë vetëm pasoja negative në vendet tona të vogla dhe të varfra.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial edi rama enton abilekaj yuri kim edi rama enton abilekaj yuri kim

Sondazh

Poll
Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...

Editorial 25 Tetor 2021, 13:43

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...

Editorial 18 Tetor 2021, 13:15

Pse Humbi Albin Kurti?

Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjatë jo më shumë se tre ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të ...

Editorial 18 Tetor 2021, 11:13

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet