Sulmi i 24 shtatorit/ AKSION në Veri, Policia me KFOR dhe EULEX mësyn në pronat e Radoiçiç, konfiskohen disa makina
Kontroll në pronat e Radoiçiç, momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së tij, bashkë me makinat e konf...
Kontroll në pronat e Radoiçiç, momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së tij, bashkë me makinat e konf...
U arratis me 'Golf' të bardhë/ Kush është personi që dyshohet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare në I...
Familjarët dorëzuan celularin në SPAK, Dumani: Nuk kemi prova se Ervis Martinaj ka vdekur 28 Shtator, 15:50 Dos...
I krahasoi deklaratat për prezencën e KFOR në veri të Kosovës, Rama i shmanget pyetjes së gazetares (REAGIMI) 28 ...
Rusia premtoi të martën të reduktojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe qytetit Chernihiv, por Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se rreziku nuk ka marrë fund. Ky zhvillim vjen ndërsa Ukraina propozoi miratimin e një statusi neutral në shenjë progresi në negociatat që po zhvillohen ballë për ballë mes palëve.
Bisedimet u zhvilluan në Stamboll ndërsa është shënuar më shumë se një muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, një konflikt që ka shkaktuar vrasjen e plagosjen e mijëra personave, ka detyruar afro 4 milionë ukrainas të largohen nga vendi si dhe ka goditur rëndë me sanksione ekonominë e Rusisë.Forcat ushtarake ruse janë frenuar në shumicën e fronteve për shkak të rezistencën së fortë nga trupat ushtarake ukrainase që kanë rimarrë territore, megjithatë civilët vazhdojnë të jenë të bllokuar në qytetet e rrethuara.
“U mor një vendim për të reduktuar rrënjësisht, me një diferencë të madhe, operacionet ushtarake në drejtim të Kievit dhe Chernihivit”, u tha gazetarëve të martën zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Fomin. Por ai nuk përmendi zonat e tjera që janë ndeshur me luftime të ashpra, sikurse Mariupoli në juglindje, Sumy dhe Kharkivi në lindje dhe Khersoni dhe Mykolaivi në jug të Ukrainës.
I pyetur nga gazetarët lidhur me komentet e Moskës, Presidenti Joe Biden tha të martën se vendet aleate perëndimore janë duke pritur të shohin nëse Rusia do të përmbushë angazhimin që ka marrë për të reduktuar sulmet rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kievit dhe qytetit verior të Chernihivit.
Komentet Presidenti Biden i bëri pas një bisede telefonike me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. “Duket se ka një konsensus (mbi këtë çështje) të shohim se çfarë kanë për të ofruar”, tha zoti Biden. Rusia ka filluar të largojë një numër shumë të vogël trupash nga pozicionet rreth Kievit, në një lëvizje që është më shumë një ripozicionim sesa një tërheqje tha Pentagoni të martën.
“Kjo nuk do të thotë se rreziku ndaj Kievit ka marrë fund”, tha zëdhënësi John Kirby në një konferencë shtypi. Zoti Kirbi tha se 10 avionë amerikanë F-18 dhe më shumë se 200 trupa janë dislokuar Lituani një vend anëtar i NATO-s dhe fqinj me Rusinë. Nga ana tjetër trupat amerikane në Poloni po ndërveprojnë me forcat ukrainase duke u dorëzuar armët.
Rusia e quan sulmin në Ukrainë një operacion special ushtarak për të çarmatosur dhe hequr qafe siç thotë nazizmin dhe ndikimin e tij në këtë vend. Por Perëndimi thotë se Moska ka nisur një sulm të paprovokuar. Disa analistë vunë re se premtimi i Rusisë për të reduktuar luftimet mbulonte kryesisht zonat ku ajo ka humbur terren.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha se vetëm një rezultat konkret nga bisedimet mund të ishte i besueshëm. “Mund të themi se sinjalet që marrim nga bisedimet janë pozitive, por ato nuk po i mbysin shpërthimet e predhave ruse“, tha ai.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MBRETËRI E BASHKUAR- Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë publike përditësimin e fundit mbi luftën në Ukrainë. Sipas Sky News, inteligjenca britanike ...
UKRAINË– Irpin, qyteti verior i Ukrainës, ka qenë në qendër të sulmeve intesive për më shumë se katër javë. Janë publikuar fotografi të ndërtesave të...
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Hungari shkrimtari György Dalos shprehet për një klimë të helmuar publike në vend dhe flet për pasojat e ndasive poltike ...
Mijëra anije ndotin detet e botës duke hedhur në to mbeturina që përmbajnë naftë. Kjo gjë mbetet shpesh e pa ndëshkuar edhe kur ndodh që në ujërat ndërkombëtare...
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se Moska “mund të arrestojë qytetarët amerikanë në Rusi” dhe ripërsëriti thir...
Jevgenij, një ushtar rus 26-vjeçar humbi jetën ditët e para të luftës, gjatë sulmit për të marrë aeroportin ukrainas, Hostomel, afër Kievit. E ëma i just...
ARABI– Pesë persona janë ekzekutuar mbrëmjen e kaluar nga një person në Tel Aviv. Një video amatore, e transmetuar në televizionet izraelite dhe në mediat...
Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja, 8 mijë 407 ndryshime të biz...
UKRAINË– Dhe në ditën e 34-të që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sulmet nuk ndalen. Ndërsa bota përgatitet për një raund të ri bisedimesh mes dy pal...
UKRAINË- Në fotografitë e publikuara nga bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll të martën, një fytyrë u dallua, duke buzëqeshur ndërsa negociatat po zhvillohes...