Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Protesta e pestë radhazi është mbajtur sot në Kryeqytet kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. • Grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. • Ajo që u vu re në këtë tubim ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë. • Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. • Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari. • Qytetarët shpalosën edhe pesë kërkesat e tyre që janë: Dorëheqja e të gjithë qeverisë, Shfuqizimi i statusit që lidhet me investimet strategjike, Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”, Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. • “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. • Pankartat pikante nuk munguan as në këtë tubim: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin".
31 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas më shumë se katër orësh para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar sërish protestën rrugëve të Kryeqytetit. Mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit të ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke kërkuar anulimin e tij.
Ata bënë thirrje që Kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Pankartat pikante në këtë tubim ishin: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion", "Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti", "Ramëëë, pije kosin"./Dosja.al
TIRANË- Për të pestën ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar protestën para Kryeministrisë, duke qëndruar aty për më shumë se tre orë në shenjë revolte kundër projektit në Zvërnec. Gjatë grumbullimit, organizatorët theksuan se ky është një reagim paqësor, duke ftuar t'iu bashkohen të gjithë ata që ndjehen të braktisur nga partitë kryesore politike.
Tubimi nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit, të pajisur me flamuj dhe pankarta, marshuan drejt selisë së qeverisë.
Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, një nga përfaqësuesit e protestës deklaroi se kjo lëvizje udhëhiqet nga qytetarë të lirë për një kauzë të drejtë kombëtare. Ai theksoi se pas pesë ditësh qëndrese, një grup njerëzish me integritet është gati të marrë vendimet e duhura në emër të sovranit./Dosja.al
TIRANË- Studiuesi shqiptar Prof. Shkelzen Hasanaj mbajti një fjalë publike ku ngriti një sërë shqetësimesh mbi situatën demografike, emigracionin, raportet me diasporën dhe rolin e institucioneve kushtetuese në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje diskursin mbi investimet strategjike dhe projektet afatgjata të zhvillimit, duke e lidhur atë me krizën demografike që po përjeton Shqipëria.
Sipas Hasanajt, Shqipëria po përballet me një proces të theksuar shpopullimi, ku në shumë zona numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve, ndërsa emigracioni i të rinjve vijon me ritme të larta. Ai theksoi se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje mbi bazën demografike mbi të cilën po ndërtohen strategjitë afatgjata të zhvillimit.
"Po flas sot si një akademik shqiptar që jeton dhe punon në Romë, ku jap mësim sociologji. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç vetes sime, por si studiues dhe si qytetar që vazhdon ta ndjekë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimin e vendit të tij. Gjatë këtij takimi dëgjova të flitet për investime strategjike, për zhvillim dhe për projekte që thuhet se janë menduar për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Pikërisht këtu ngrita pyetjen time: për cilët fëmijë po flasim? Sepse realiteti që shohim është ai i një vendi që po shpopullohet. Kemi prefektura, qytete dhe lagje ku numri i vdekjeve ka kaluar numrin e lindjeve. Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Që nga viti 2013, më shumë se një milion të rinj kanë ikur nga Shqipëria dhe shumë të tjerë vazhdojnë të largohen. Përballë këtyre të dhënave, mendoj se është e drejtë të pyesim: për kë po ndërtojmë të ardhmen? Mbi çfarë baze demografike po mbështeten këto strategji afatgjata?
Kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me diasporën dhe emigracionin e kualifikuar. Shumë prej nesh jemi larguar të rinj, kemi studiuar jashtë, jemi diplomuar, kemi ndërtuar karriera profesionale dhe familje në vende të tjera. Sot përbëjmë një kapital të rëndësishëm njohurish, përvoje dhe kompetencash që mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Megjithatë, mungon një strategji serioze dhe afatgjatë për të krijuar kushtet e kthimit të këtij potenciali njerëzor. Për këtë arsye, besoj se vendi ka nevojë për politika dhe instrumente konkrete, madje edhe për një kuadër të veçantë ligjor, që të mundësojë dhe të nxisë kthimin e profesionistëve, studiuesve dhe akademikëve që dëshirojnë të kontribuojnë për Shqipërinë.
Një pikë tjetër që ngrita ishte kundërshtimi im ndaj çështjes së kampeve të emigrantëve. Dhe këtu bëra një pyetje të thjeshtë: çfarë borxhi i ka Shqipëria Italisë ose qeverisë italiane? Sigurisht që ekziston mirënjohja për mikpritjen që Italia u ka ofruar shumë shqiptarëve në vitet e emigracionit masiv. Por mirënjohja nuk është borxh. Shqiptarët në Itali kanë punuar, kanë paguar taksa, kanë kontribuar në ekonomi dhe në jetën shoqërore të vendit ku jetojnë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë duhet të bazohet mbi respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta, jo mbi idenë e një detyrimi të përhershëm moral.
Dhe së fundi, iu drejtova Presidentit të Republikës me një pyetje të drejtpërdrejtë: Ku je, President? Ku je si garant i Kushtetutës? Ku je si garant i rendit kushtetues? Në momente kur ngrihen shqetësime të mëdha publike, kur diskutohen vendime që prekin të ardhmen e vendit, qytetarët presin të dëgjojnë zërin e institucionit që përfaqëson unitetin e shtetit. Nuk po kërkoj një qëndrim politik. Po kërkoj ushtrimin e detyrës kushtetuese. Të jesh garant i institucioneve, i ligjit dhe i interesit publik. Këto ishin pyetjet që ngrita. Jo për polemikë, por për përgjegjësi qytetare. Sepse ta duash vendin tënd nuk do të thotë vetëm ta duartrokasësh; do të thotë edhe të kesh guximin t’i bësh pyetjet e vështira kur mendon se ato duhen bërë," tha Shkelzen Hasanaj./Dosja.al

TIRANË- Sot në ditën e pestë të saj, protesta në bulevard është shoqëruar me një gjest të veçantë.
Përgjatë tubimit, mbi kokat e protestuesve është hapur një flamur me përmasa gjigante.
Ky moment është shoqëruar me thirrje të qytetarëve: "Rama, ik"./Dosja.al
TIRANË- Pak momente para nisjes së protestës, disa të rinj u kanë shpërndarë lule policëve tek kryeministria, duke dhënë mesazhin se protestuesit vijnë paqesorë. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre njerëzore ndaj efektivëve të policisë ndërsa këtë të enjte kanë kryer edhe këtë gjest të veçantë.
Ky gjest vjen në shenjë solidariteti për policin e vrarë. Policët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesit teksa i janë përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Siç shihet edhe në pamje, lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre./Dosja.al
TIRANË- Përtej pankartave dhe thirrjeve në kor në protestën e sotme, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një moment mjaft prekës dhe frymëzues.
Një qytetar me aftësi të kufizuara, sfidoi çdo pengesë fizike për të qenë i pranishëm në rreshtat e parë të sheshit.
Qytetari u kthye në simbolin e kësaj qëndrese, duke i dhënë një mesazh të fortë të gjithë të pranishmëve./Dosja.al

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë ka vijuar për më shumë se tre orë, ndërsa pjesëmarrësit kanë vazhduar të qëndrojnë në shesh duke shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre. Në një moment, protestuesit kanë ndezur flakadanë, duke krijuar një atmosferë të veçantë para godinës së Kryeministrisë.
Tubimi ka vijuar me fjalime, pankarta dhe thirrje nga qytetarët, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht orëve të gjata të qëndrimit në shesh, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në palëkundur./Dosja.al

TIRANË- Në mesin e pankartave të shumëllojshme në protestën për Zvërnecin, një qytetar ka tërhequr vëmendjen në bulevard. Protestuesi mbante një pankartë me mesazh ironik referuar gjyqit të Veliaj ku ishte i pranishëm si dëshmitar aktori Robert Ndrenika.
Pankarta shkruan, "Veç jep dorëheqjen se burgun ta bën Ndrenika".
Kujtojmë që në përfundim të një ndër seancat gjyqësore të kryebashkiakut, aktori e ka puthur në ballë dhe i ka thënë se është i gatshëm që t'i bëj ai pjesën tjetër të burgut që i ka ngelur./Dosja.al
TIRANË- Protestës së Zvërnecit i janë bashkuar edhe qytetarë nga diaspora. Një qytetare u shpreh se, diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar.
Ajo theksoi se, toka shqiptare mbetet e vendit tonë dhe u drejtua qeverisë duke thënë se nuk e shesin dot.
“Shqipëria është e jona, deti është i joni. Kjo tokë është e jona, nuk do e shisni dot. Diaspora është këtu për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo tradhtar”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Një qytetare në protestë ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen komunitetet lokale dhe zhvillimi i turizmit, duke kërkuar më shumë mbështetje nga shteti për banorët. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se zonat me vlera historike dhe kulturore kanë potencial të madh për zhvillim, por nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve.
“Nuk jemi shpellarë, jemi në historinë 3 mijë vjeçare. Dimë shumë mirë si ta zhvillojmë turizmin tonë, por duhet të kemi edhe shtetin me vete, shteti duhet të jetë në krah të banorëve të tij dhe jo kundër”, tha ajo.
Deklarata e saj u prit me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, ndërsa tubimi vijon prej më shumë se tre orësh./Dosja.al

TIRANË- Një qytetare ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, teksa mbante një pankartë me mesazh ironik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në pankartën e saj shkruhej: “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’bën asnjë lek”.

Përmes kësaj forme simbolike, qytetarja shpreh pakënaqësinë e saj ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Para kryeministrisë janë mbledhur mijëra qytetarë, duke kërkuar largmin e Kryeministrit Edi Rama nga qeveria./Dosja.al
TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje pjesës tjetër të qytetarëve të mos dorëzohen. Gjatë fjalës së tij në protestë, ai u shpreh se, po u dorëzua rinia 'iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar'. Ai theksoi se, populli duhet të ngrihet që të mos e dorzojnë atdheun.
"Mos u dorëzoni, se po u dorëzuat ju iku Shqipëria, iku Kosova, iku kombi shqiptar. Kjo protestë do shënojë kthesën historike të kombit shqiptar. Mos u ndalni, vijnë nga Londra, Kanadaja ,Brukseli nga të gjitha kancelaritë. Të ngrihen populli. E kemi të gjithë botën demokratike me ne. Mos u dorëzoni. Nuk e dorëzojmë atdheun. Nuk e dorëzojmë, Tiranën, Durrësin, Sarandën të gjithë Shqipërinë.", tha protestuesi./Dosja.al

MALIQ- Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Statusi i "Dëshmorit të Atdheut" parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, por familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.
Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë me leuçemi, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10:00 deri 12:00 në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace./Dosja.al

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në tensione apo incidente. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e zhvillimit paqësor të protestës, duke kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e provokimeve.
“Askush mos të provokojë në emër të protestës. Mos u bëni mish për top dhe bini pre e provokimeve. Ju lutem afrohuni qytetarë. Mos provokoni. Asnjë nuk do të lejohet të provokohet,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit e Rrjollit janë bashkuar qytetarëve të tjerë në bulevard.
Një nga protesuesit i ka bërë thirrje rinisë shqiptare të 'marrë situatën në dorë'. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm vend për moshën e tretë dhe se ky vend ka nevojën por të rinjtë./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët e Durrësit u mblodhën sërish në sheshin qendror të qytetit për t’iu bashkuar protestës kundra zhvillimit të projektit në Zvërnec. Pas himnit të flamurit qytetarët mbajten një minute heshtje për humbjen e jetës së efektivit në qytetin e Korçës dhe disa prej tyre vendosën lule në mënyrë simbolike pranë bashkisë.
Protesta vazhdon me fjalën e qytetarëve ku iu bashkuan dhe banorët e prekur nga zhvillimi i projektit të TID-it të cilën ngritën dhe shqetësimin e tyre. Nuk munguan në shesh as mbështetës nga partitë e vogla opozitare si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe mbeshtetës të Partisë Demokratike./Dosja.al

TIRANË- Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjithë qeverisë, Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike, Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”, Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore janë pesë kërkesat e protestuesev.
Ajo që u vu re sot ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë. Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari./Dosja.al

TIRANË- Mesazhi i një vogëlushi ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës për Zvërnecin, ku ai bëri thirrje për mbrojtjen e parqeve, lodrave dhe natyrës. Fjalët e Iljonit u pritën me duartrokitje dhe emocion nga pjesëmarrësit, teksa vogëlushi përcolli shqetësimin e tij dhe të bashkëmoshatarëve për ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe mjedisit.
"Quhem Iljon, jam në klasën e tretë. Ne i duam parqet, lodrat, natyrën. Mbrojini për ne. Dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu," shprehet vogëlushi.
Mesazhi i tij ishte një thirrje e drejtpërdrejtë për më shumë vëmendje ndaj nevojave të fëmijëve dhe mbrojtjes së mjedisit./Dosja.al
TIRANË- Protesta kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama po vijon me fjalime përpara Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, një protestues ka deklaruar se është hequr gardhi në Zvërnec me pretendimin se protestuesit do zhvendosen sërish atje.
Qytetari u ka bërë thirrje të qëndrojnë në kryeqytet pasi sipas tij, shkaku i vërtetë ndodhet në atë institucion./Dosja.al

TIRANË- Pankartat pikante nuk kanë munguar as në protestën e pestë për Zvërnecin. Qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit dhe largmin e Ramës nga qeveria.

"Kur populli proteston fillon zhvillimi", "Qeveri e re", "A je shqipe, a je pulë", "Rama në burg", Berisha në burg", "Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë", “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Ramëëë, pije kosin", janë disa nga pankartat më pikante.

Një tjetër pankartë pikante ishte "Top Channel e kapëm lajmin", "Erdhëm vetë në edicionin qëndror", "Milionero mos të kapi sikleti".

Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari./Dosja.al

TIRANË- Protesta përballë Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, po vijon me thirrje të fuqishme të qytetarëve.
Turma dëgjohet teksa brohoret me kërcënime ndaj kreu të qeverisë, Edi Rama duke thënë: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar".
Ndërkohë, turma sa vjen e shtohet në numër./Dosja.al
TIRANË- Protesta kundër projektit në Zvërnec po shoqërohet me tensione në bulevard.
Një protestues i ka kërkuar turmës të ruajnë qetësinë pasi thekson se në tubim ndodhet edhe babai i të ndjerit Martin Cani, i cili sipas tij është emocionuar.
Protestuesi bën me dije se, në tubim ndodhen gjithashtu gra dhe fëmijë, dhe duhet bërë kujdes me fjalorin që përdoret në protestë.
“E dimë që jeni të zemëruar po ruani qetësinë sepse këtu kam babanë e Martinit që mes nesh qan. Ruani durimit ta zhdukim me të mirë këtë. Kemi prani grash dhe fëmijësh. Jemi këtu për 1001 halle”, thanë ata./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur protesta e pestë radhazi e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë.
“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme. Thirrjet e forta në potestë sërish nuk munguan: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, "Rama në burg", "Berisha në burg", "Qeveri e re", "O pallosh jep dorëheqjen sa më parë","Revolucion".
Qytetarët e kanë bërë të qartë se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.
Sakaq, thirrje të tjera ishin dhe “Edi Rama o hajdut” si dhe “Rama në burg dhe Berisha në burg”. Ajo që u vu re sot ishte një numër relativisht më i lartë qytetarësh që shkuan para Kryeministrisë në protestë./Dosja.al

TIRANË- Protesta e sotme kundër qeverisë po shoqërohet me pankarta pikante nga qytetarët. Teksa protestuesit marshojnë, disa nga pankartat që bien në sy janë: "A je shqipe, a je pulë".
Postera të tjera i referohen shembjes së ndërtesave në Theth vitin e kaluar, ku shkruhet: "Dje Thethi, sot Rrjolli, Zvërneci, nesër Skavica". Aktivistët kanë zgjedhur edhe karikaturat me krerët e partive kryesore, si formë për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës në vend./Dosja.al



TIRANË- Babai i të ndjerit Martin Canit, Engjëll Cani, iu është bashkuar protestuesve në shesh. Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.
“Rama në burg”, "Berisha në burg", "Ju ka ardhur fundi", dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre./Dosja.al

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur në Bulevard, ku u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër klasës politike në vend, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha.
Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor “U ka ardhur fundi, në burg”, drejtuar Ramës dhe Berishës.
Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur zyrtarisht dita e pestë e protestës për Zvërnecin. Qytetarë të shumtë janë grumbulluar dhe po i drejtohen Kryeministrisë teksa brohorasin njëzëri: "Revolucion".
Duke marrë shkas nga protesta e djeshme, ku forcat policore kanë hedhur ujë me presion nga turmës, sot në fillim të grupit protestues do të qëndrojnë gratë dhe fëmijët./Dosja.al
TIRANË- Pedagogia shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, Sindi Shere i është bashkaur protestës në Tiranë për çështjen e Zvërnecit. Duke folur për mediat, ajo tha se kishte ardhur me urgjencë për të kërkuar mbrojtjen e trojeve shqiptare, ndërsa theksoi se shumë shqiptarë ndihen të zhgënjyer nga politika dhe përfaqësuesit e tyre.
Sipas pedagoges, situata aktuale kërkon më shumë unitet mes shqiptarëve, ndërsa nënvizoi se emigrimi dhe largimi nga vendlindja mbetet një plagë e hapur për shumë familje shqiptare.
“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Do ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme, që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 5-të kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec ka nisur në Tiranë. Që në nisje të protestës, qytetarët janë parë me pankarta dhe mesazhe të forta. Një prej qytetarëve kishte zgjedhur që të mbante në dorë një karton të kuq, për të ironizuar deputetët e parlamentit të Shqipërisë, për vendimmarrjet e tyre në lidhje me vendin.
“Për të nxjerrë nga ndeshja të gjithë deputetët, jashtë parlamentit. Jashtë!” tha qytetari./Dosja.al
TIRANË- Sot pritet të mbahet protesta e katërt paqësore kundër projektit të Zvërnecit.
Me flamuj e pankarta në duar, qytetarët po bëhen gati të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke u bërë thirrje për bashkim të gjithë të zhgënjyerve nga politika.
Mësohet se, kauzës i është bashkuar në shesh edhe Engjëll Cani, babai i të ndjerit Martin Cani./Dosja.al