LIVE UPDATES
Bota

Nëna e një ushtari rus: Dhimbje e madhe, askush nuk ma rikthen dot djalin në jetë

30 Mars 2022, 06:41 Nga DOSJA
Nëna e një ushtari rus: Dhimbje e madhe, askush nuk ma rikthen dot

Jevgenij, një ushtar rus 26-vjeçar humbi jetën ditët e para të luftës, gjatë sulmit për të marrë aeroportin ukrainas, Hostomel, afër Kievit. E ëma i justifikon megjithatë veprimet e Rusisë.

Më 24 shkurt filloi sulmi i Rusisë kundër Ukrainës. Vladimir Putini e quajti sulmin “operacion special ushtarak në Donbas”. Në këtë luftë humbasin jetën edhe ushtarë rus. Shpesh ushtarët dhe familjarët e ushtarëve nuk e dinë deri minutën e fundit, se ku dërgohen ata. Që me fillimin e luftës, një muaj më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar vetëm dy herë për ushtarët e rënë në luftë. Sipas këtyre njoftimeve, deri më 25 mars janë vrarë në Ukrainë 1351 ushtarë rus. Por në të vërtetë ata mund të jenë 7.000 deri 15.000, shkruan gazeta “Washington Post” duke iu referuar përfaqësuesve të lartë të NATO-s. Gazeta ruse “Komsomolskaja Pravda” njoftoi më 20 mars duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes se numri i të vrarëve është 9.861, por e hoqi ditën tjetër artikullin me arsyetimin se ai kishte të bënte me një sulm hakerash.

Ushtari rus, Jevgenij, me gradën e rreshterit, humbi jetën ditët e para të luftës në afërsi të Kievit, 26-vjeçari nuk kishte marrë asnjëherë pjesë në luftime.

E ëma, Natalja (emri i ndryshuar) humbi të birin, megjithatë e justifikon pushtimin rus në Ukrainë. Por, Natalja mendon se kjo është një luftë e vërtetë dhe jo „operacion special”.

Deutsche Welle ka vendosur të publikojë një intervistë me të për të treguar përvojën e një nëne, që ka humbur djalin në luftën që Rusia po bën me Ukrainën.

Protagonistja e intervistës bën deklarata për shkaqet e luftës, të cilat janë në kundërshtim me situatën aktuale të gjërave. Megjithatë DW ka vendosur t`i lerë këto deklarata në tekst.

Ato janë dëshmi e punës shumëvjeçare të propagandës shtetërore ruse.

Deutsche Welle: Natalja, si ndiheni?

Natalja: Është shumë e rëndë, dhimbja është e madhe. Por nuk kam çfarë të bëj, askush nuk ma kthen dot djalin në jetë.

Si u bë Jevgenij ushtar i përkohshëm?

Direkt pasi dha provimet më 2014 ai shkoi në ushtri. Ai u bë specialist i një njësie speciale të shërbimit ushtarak të inteligjencës, GRU. Atij i ofruan që në atë kohë një kontratë. Unë arrita disi t`ia kthej mendjen, sepse kontrata do të thoshte që ai të shkonte në krizat e luftës.

Më pas ai kërkoi punë në polici dhe punoi për një shërbim sigurimi. Por puna nuk  i pëlqeu, kështu që morri kontratën. E pranuan menjëherë dhe ne patëm vetëm një mbrëmje për t’u përgatitur për ndarjen. Jevgenij e kryente shërbimin në Gardën Kombëtare. Atij i pëlqente shumë kjo punë dhe u bë kryesues grupi. Ai merrej me shpërndarjen e demostratave në Moskë.

Në vitin 2017 i lindi një djalë. Të shoqen e pati njohur në kohën kur punonte në sigurim. Ajo shkoi me të në Moskë, ku dhe u martuan.

Si filloi historia me Ukrainën?

Ishte fundi i janarit, rreth datës 25 dhe 26. Im bir morri në telefon dhe tha se do  të shkonte në Smolensk (një qytet në perëndim të Rusisë, rreth 80 kilometra në kufirin me Bjellorusinë) për të bërë manovra. Unë i thashë: „Po më gënjen? Ç`janë këto manovra?” 

Unë kërkova në internet dhe pashë se faktikisht kishte pasur manovra me Bjellorusinë, por ato kishin përfunduar. Unë vazhdova të kërkoja, sepse doja të dija ku ishim duke pasur luftë. As që më shkoi mendja tek Ukraina. Ditën tjetër më ra ndër mend që ishim duke pasur trazira në Ukrainë.

Kjo do të thotë se ju e kishit të qartë që djali juaj nuk ishte dërguar për manovra?

Po. Unë i thashë Jevgenij-it se nuk isha budallaqe dhe që nuk e besoja se po shkonte në Smolensk. Unë vazhdova të kërkoja në internet dhe mu bë e qartë se ai ishte duke shkuar në Ukrainë.

Unë sigurisht që nuk doja që ta ndaloja të shkonte. I thashë, që mbase nuk do të kthehej më në shtëpi. Ai mu përgjigj: „Ç`janë këto marrëzira që thua?” Ai nuk e kishte fare të qartë ku po e dërgonin. Atij ose ia kishin shpëlarë trurin dhe e kishin bërë të besonte se po shkonte për manovra, ose e dinte ku po shkonte por nuk e imagjinonte dot se atje do të kishte gjakderdhje. Mbase këtë nuk e kishte menduar askush, as Putini vetë.

Patët kontakt më vonë?

Ai u nis më 13 shkurt. Unë e pyeta me shaka si i duket Smolensku dhe si ishte ushqimi atje. Ai qeshi dhe më tha se gjithçka ishte në rregull. Për herë të fundit folëm më 24 shkurt, kur filloi e gjitha. Me WhatsApp-in e një ushtari tjetër ai më tha: “Mama, lufta filloi.” Unë i thashë: “Djali im, po e shoh në televizor.” Ai tha: “Paramendoje, një kompani e tërë e djemve tanë është vrarë në kufi.” Unë doja ta dija ku ndodhej dhe e pyeta: “Ku je ti?” – “Unë jam në Smolensk, mama”, ishte përgjigja.

Unë mendoj se ai ndodhej diku atje afër, sepse fluturimi për tek ai aeroporti (Hostomel afër Kievit) mund të bëhej vetëm duke u nisur nga kufiri. Unë i thashë: „Djali im, bëj durim.” 

Përgjigja ishte: „Mirupafshim mama. Nuk kam kohë. Thuaj gruas që çdo gjë është në rregull.” Mbas këtij momenti deri më 8 mars nuk morrëm asnjë lajm.

Si i kaluat dy javë pa ditur gjë?

Unë e kisha telefonin gjatë gjithë kohës me vete. Gjithë ditës shihja televizor dhe kërkoja në internet. Kujtoja se mund të shihja diku fytyrën e tij. Çdo ditë shkoja në kishë dhe ndizja një qiri duke u lutur për të. Por ai ishte vrarë që më parë.

Që më 24 shkurt Jevgenij ndodhej në Hostomel. Ai nuk është vrarë më 27 shkurt, siç thuhet në çertifikatën e vdekjes, por është vrarë më parë, mbase mbrëmjen ose natën e 24 duke gdhirë 25 shkurti.

Pse mendoni kështu?

Në internet lexova se ushtarët tanë kanë marrë më 24 shkurt Hostomelin, ku ishin dërguar djemtë më parë. Ata janë qëlluar nga Kievi. Djemtë kanë rënë në rrethim dhe askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Mbi ta është qëlluar dhe bombarduar gjithë ditën. Duhet ta imagjinosh, një aeroport është një fushë e hapur.

Më 25 shkurt ushtarët tanë e kanë marrë sërish Hostomelin, dhe më 26 shkurt u gjet Jevgenij. Por informacioni u dha vetëm më 8 mars. Rreth orës 13.30 ne na morrën në telefon nga njësia e tij dhe na thanë se djali kishte rënë në një betejë në afërsi të Rostov-it (Rostov në Don, një qytet në jug të Rusisë rreth 60 kilometra larg kufirit ukrainas) Unë gati sa nuk e humba mendjen.

Në afërsi të Rostovit në Don?

Nuk e di pse thanë kështu. Mbase sepse ai ndodhej në morgun e Rostovit dhe atje nuk kishin informacione të verifikuara. 

Keni folur ndonjërë vitet e fundit me Jevgenijin për Ukrainën?

Të them të vërtetën, jo.

E dini ju, pse ka filluar kjo luftë?

Unë mendoj se po të mos kishim bombarduar ne, ukrainasit do të na kishin bombarduar neve. Zgjidhje tjetër nuk kishte. Por diçka e paparashikueshme duhet të ketë ndodhur. Tani që janë vrarë kaq shumë ushtarë, lufta nuk mund të ndalet. Lufta duhet vazhduar deri në fitore.

Si mendoni, çfarë kërkon Rusia në Ukrainë? Për çfarë ka luftuar Jevgenij?

Djali im ka luftuar për ne, për Rusinë dhe rusët. Që ne të telefonojmë siç po telefonojmë, të pijmë dhe hamë siç po pijmë dhe hamë. Ai nuk e ka humbur jetën kot atje, por e ka humbur jetën për ne, që ne të jetojmë gjatë dhe të lumtur, që tek ne të mos ketë luftë, që tek ne të mos bien bomba.

Në Rusi është e  ndaluar ta quash luftë këtë konflikt. Si mendoni ju vetë, a është luftë apo „operacion special”?

Jo, unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me „operacion special”. Kjo është luftë e vërtetë. Unë e kam të qartë se nuk duhet parë si e tillë, por kjo është luftë. Është gjakderdhje.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër