LIVE UPDATES
Editorial

Rivalët perëndimorë të Rusisë po e rritin angazhimin e tyre në Ballkan

24 Shkurt 2022, 13:38 Nga DOSJA
Rivalët perëndimorë të Rusisë po e rritin angazhimin e

Nga Clare Nuttall

Dërgimi nga Moska i një të dërguari të nivelit të lartë në Serbi, ndodh jo vetëm në mesin e krizës diplomatike mbi pushtimin e pritshëm të Ukrainës nga Rusia. Ai pason gjithashtu edhe përpjekjet e Francës, Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera perëndimore për të ri-menduar strategjitë e tyre, dhe për të rritur angazhimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajmi se Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, do të pritet në Beograd për bisedime me presidentin Aleksandar Vucic është raportuar gjerësisht nga mediat pro-qeveritare në Serbi. Sipas raportimeve, bisedimet do të fokusohen tek paralajmërimi i Moskës, se mund të ketë rekrutim të mercenarëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Kosova për të luftuar në Ukrainë, një pretendim që është mohuar nga zyrtarët e të tria shteteve.

Ndërsa NATO është zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, Serbia së bashku me Hungarinë dhe entitetin serb të Bosnjës, Republika Srpska, është tani një nga shtetet e pakta në Evropë, që ka një qëndrim miqësor ndaj Rusinë.

Pavarësisht qëndrimit të dukshëm pro-rus të shumë mediave serbe, Beogradi ka shpallur neutralitetin e tij në konfliktin Rusi-Ukrainë. Vucic e ka afruar vendin e tij më pranë anëtarësimit në BE, duke ruajtur ndërkohë marrëdhënie miqësore me Rusinë, Kinën, SHBA-në, por edhe me një sërë fuqish të nivelit të dytë si Turqia. Ndërsa shtetet, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, e kanë lënë pas me vendosmëri sferën rusë të ndikimit duke iu bashkuar NATO-s, Rusia ka synuar që të mbajë aleatët e saj në Beograd dhe Banja Luka, duke mbështetur me vendosmëri Serbinë në fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, dhe duke i ofruar mbështetje financiare anëtarit serb të presidencës boshnjake me prirje separatiste, Milorad Dodik.

Njëkohësisht, vitet e fundit për Ballkanin Perëndimor ka pasur mesazhe të përziera nga ana e udhëheqësve perëndimorë, pasi procesi i anëtarësimit në BE për shtetet e rajonit ka ngecur në vend. Nën administratën Trump, në Shtëpinë e Bardhë pati përpjekje për ta rigjallëruar procesin e normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës.

Edhe pse mund të ishte e nxitur më shumë për hir të një fitoreje të shpejtë në politikën e jashtme, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ajo përpjekje ndodhi me koston e një shkëputjeje të dukshme ndërmjet politikës së SHBA-së dhe BE-së në rajon.

Megjithatë, që nga ajo kohë, në Ballkan ka pasur disa ndryshime të rëndësishme nga ana e fuqive kryesore perëndimore të interesuara për rajonin. Administrata e re e SHBA nën presidentin Joe Biden, i është rikthyer një qasjeje shumëpalëshe të politikës së jashtme, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në për çështje si marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Edhe mbajtësja aktuale e presidencës së Këshillit të BE-së, Franca, synon të ri-angazhohet me rajonin, ndërsa Britania e Madhe po kërkon të ripërcaktojë rolin e saj në politikën e jashtme pas Brexit. Mbetet për t’u parë se si do të ndryshojnë marrëdhëniet e Gjermanisë pas largimit të ish-kancelares Angela Merkel, e cila është shumë e respektuar në rajon. Nevoja për angazhim ndërkombëtar në këtë rajon, është bërë gjithnjë e më urgjente. Sytë e botës janë tek kërcënimi i luftës në Ukrainë, por Ballkani Perëndimor ka krizën e tij të afërt: shpërbërja e mundshme e Bosnjës, mund të çojë në një konflikt të ri në rajon.

Pas viteve të një retorikës të zjarrtë separatiste nga Dodik, deputetët në entitetin serb të Bosnjës, Republika Srpska, votuan në fund të vitit të kaluar për t’u tërhequr nga ushtria boshnjake dhe institucionet e tjera të nivelit shtetëror. Kjo lëvizje u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, por që atëherë janë ndërmarrë hapa të mëtejshëm, si miratimi i një ligji për agjencinë e barnave në këtë njësi federative.

Bashkë me mbështetjen e vendosur për Serbinë për Kosovën, Rusia ka ndezur “zjarret” e separatizmit në Bosnje, ku Dodik pretendon se ka mbështetjen e Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping, dhe e ka sfiduar hapur autoritetin e përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë në vend të qasjes së “ujkut të vetmuar” të viteve administratës Trump, SHBA-ja po bashkëpunojnë tani shumë ngushtë me BE-në. Kjo u pa nga turi i fundit i përbashkët në Beograd dhe Prishtinë nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajcak.

“Ballkani Perëndimor, është një rast unik ne mesin e mundësive për bashkëpunim transatlantik, pasi BE-ja ka udhëheqjen dhe integrimi mbetet politika e saj kryesore” – shkruan Allison Carragher, studiuese në thinj-tankun Carnegie Europe, në një analizë mbi bashkëpunimin SHBA-Evropë.

Carragher vuri në dukje se “zhvillimet shqetësuese kanë nxitur një përgjigje transatlantike”. Sipas saj “problemet aktuale në Ballkanin Perëndimor mbartin një ndjenjë urgjence që nuk është ndjerë që nga vitet 1990”. “Çdo përshkallëzim i situatës në kufirin Serbi-Kosovë apo brenda Bosnjës, mund të shkaktojë konflikt të armatosur”- thekson ajo.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Britania caktoi Marshallin Stuart Peach si të dërguarin e posaçëm në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e angazhimit të Londrës për stabilitet dhe zhvillim në këtë rajon. Në një debat në parlamentin britanik më 2 dhjetor, politikanët e qeverisë ashtu edhe nga të opozitës, e kritikuan humbjen e interesit për Ballkanin dhe paralajmëruan mbi ndikimin rus në rajon.

Elementët separatistë në Bosnjë janë inkurajuar nga mbështetja e zbehur vitet e fundit për zgjerimin e BE-së, në shumë kryeqytete të Evropës Perëndimore. Të hutuar nga çështje të tilla si kriza e emigrantëve dhe Brexit, oreksi i politikanëve për të pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Juglindore është zbehur.

Dekurajimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, arriti kulmin e tij në dhjetorin e vitit 2020, kur liderët e BE-së nuk arritën që të çelin dritën jeshile për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se të dyja këto vende përmbushin të gjitha kushtet e vendosura. Kjo sepse Bullgaria vendosi veton ndaj Shkupit. Tani programi i presidencës franceze të Këshillit të BE-së flet për “angazhimin në Ballkanin Perëndimor”.

“Presidenca do të sigurojë vazhdimin e negociatave me vendet kandidate, në përputhje me metodologjinë e re të miratuar në konkluzionet samitit të 15 marsit 2020”– thuhet në të.

Edhe në një fjalim në Parlamentin Evropian në janar, presidenti frencez Emmanuel Macron premtoi t’i japë këtij rajoni një “perspektivë të qartë të anëtarësimit në union”. Por sondazhet më të fundit, kanë treguar se votuesit francezë nuk janë shumë entuziastë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndaj rritja e angazhimit francez në rajon, ka gjasa të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve presidenciale të muajit prill.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Editorial 24 Shkurt 2022, 10:54

Perdja e re e hekurt

Nga Gjergj ErebaraVija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kon...

Editorial 22 Shkurt 2022, 08:16

Ti je “non grata” ime!

Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...

Editorial 21 Shkurt 2022, 12:53

Mes votës së lirë dhe orientimit të Yuri Kim

Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...

Editorial 17 Shkurt 2022, 15:00

Ishte fitore, jo për Ilir Metën

Nga Enton AbilekajPër ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që...

Editorial 17 Shkurt 2022, 14:58

Pazari politik!

Nga Meri LikaThonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne...

Editorial 16 Shkurt 2022, 11:54

Çfarë kërkon Putin në Ukrainë

Nga Garry KasparovSot ka shumë lajme në lidhje me “krizën e Ukrainës” dhe jam i lumtur kur shoh sesi ky kërcënim i madh për rendin botëror më në fun...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet