KRYESORET
Editorial

Rusia u fryn “flakëve” të konfliktit në Ballkan, për të kërcënuar BE-në dhe NATO-n

21 Shkurt 2022, 12:50 Nga DOSJA
Rusia u fryn “flakëve” të konfliktit në Ballkan,

Nga Borzou Daragahi

Ndërsa Rusia po kërcënon të pushtojë Ukrainën, vazhdojnë lojërat e saj edhe në Evropën Juglindore, ku Moska po luan një rol të madh në tronditjen e një paqeje tashmë të brishtë në vendet që përbëjnë ish-Jugosllavinë. Rusia po furnizon vazhdimisht me armë Serbinë, dhe po nxit urrejtjen ndër-etnike në Bosnje Hercegovinë.

Po kërcënon Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Po ndërhyn në Mal të Zi! Mbështetja e Kremlinit për serbët etnikë, ka ndihmuar në nxitjen e valës së fundit të nacionalizmit, i cilikërcënon ta zhbëjë paqen në Bosnje, të rindezë potencialisht konfliktin e armatosur mbi Kosovën, dhe të nxisë trazira politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.

Në mbarë Ballkanin, duke përfshirë NATO-n dhe shtetet e BE-së si Bullgaria dhe Hungaria, Moska po blen ose po fiton kontrollin e aseteve strategjike në sektorët kyç si media, siguria, komunikimi dhe financat.

“Ata zbatojnë doktrinën famëkeqe të kontrollit refleksiv për kontrollin e proceseve vendimmarrëse të armikut. Ne mund të presim që Rusia të shkaktojë një luftë në Ukrainë, por lufta mund të shpërthejë edhe diku tjetër”-tha Ivana Stradner nga think-tanku amerikan “American Enterprise Institute”.

“Unë nuk do ta përjashtoja Ballkanin si një fushëbetejë tjetër, ku Rusia mund ta sfidojëBashkimin Evropian dhe NATO-n, për t’i treguar se të dyja janë “Tigra prej letre”– shtonStradner. Rusia e sheh Ballkanin si një rajon të rëndësishëm me lidhje të forta kulturore dhe historike.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Perëndimin për destabilizimin dhe ndërhyrjen në politikën e saj, duke filluar me njohjen e shpejtë nga Gjermania të pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia, e cila shkaktoi shpërbërjen përfundimtare të federatës.

“Politika e SHBA-së dhe disa vendeve të tjera Perëndimore, që synojnë të konfirmojnë dominimin e tyre në rajon, ka qenë një faktor serioz destabilizues për Ballkanin”-u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të vitit 2019 të cituar nga mediat serbe.

Por edhe Moska është akuzuar për nxitjen e tensioneve etnike nëpërmjet mbulimit tendencioz të ngjarjeve nga mediat e mbështetura nga Rusia apo përhapjes se lajmeve të rreme nga mediat pro-ruse në rajon. Në Serbi, Bosnje dhe Malin e Zi, ajo ka shfrytëzuar lidhjet midis Kishave Ortodokse Ruse dhe Serbe për të ndikuar mbi opinionin publik.

Moska dhe Beogradi, nënshkruan kohët e fundit një pakt për të kundërshtuar atë që ata e përshkruan si “revolucion shumëngjyrësh”, një kryengritje popullore kundër sundimit autoritar që konsiderohet sie nxitur nga Perëndimi. Sputnik, media kryesore që përhap propagandën ruse nëpër botë, ka një degë të saj edhe në Beograd.

“Sputnik Serbia” përhap narrativa në të gjitha mediat kryesore në rajon, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin, por që forcojnë pikëpamjen ruse mbi krizat e ndryshme ndërkombëtare”– thotë Thomas Brey, gazetar dhe studiues që ka mbuluar prej kohëshBallkanin.

Rusia i ka shitur Serbisë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1M, tanke, transportues të blinduar, helikopterë dhe raketat anti–tank Kornet. Po ashtu ajo ka ngritur një bazë të shërbimit sekret ushtarak për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës pranë Kampit Bondstillbazës së NATO-s në Kosovë.

Një skandal shpërtheu muajin e kaluar, kur u zbuluar se Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin kishte spiunuar disidentët rusë që u mblodhën në një takim në Beograd vitin e kaluar, duke ia dorëzuar transkriptet e diskutimeve një bashkëpunëtori të Putinit. Një nga ata disidentë u arrestua më pas nga autoritetet ruse. Pavarësisht skandalit, Vulin vazhdon të qëndrojë në detyrë. Bosnje-Hercegovina, pika e nxehtë potencialisht më e rrezikshme në Evropën Juglindore, ka qenë ndër fokusin kryesor tëinteresit për Rusinë dhe aleatin e saj lokal Serbinë, e cila është përfaqësuesja kryesore eKremlinit në Ballkan.

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, që kandidon për një mandat të ri në zgjedhjet e tetorit 2022, shkon shpesh në Moskë për t`u takuar me Putinin, të cilat ndihmojnë në rritjen e popullaritetit të tij. Në fillim të dhjetorit 2021, pak ditë pas takimit me Putin, ai deklaroi mbështetjen e Rusisë në mosmarrëveshjet e serbëve me fraksionet e tjera etnike në Bosnje–Hercegovinë. Dodik tha se presidenti rus i kishte premtuar entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, një linjë re të gazi, karburant dhe një termocentral me panele diellore. Pavarësisht akuzave për korrupsion, Dodik pritet të fitojë lehtësisht zgjedhjet, duke vazhduar kontrollin politik tëRepublika Srpska.

“Përpara çdo palë zgjedhjeve, Dodik takon Putinin për disa minuta. Kaq mjafton që serbët e zakonshëm ta shohin se kush është miku i tyre”– thotë Srdjan Puhalo, analist politik në Banja Luka, kryeqyteti de facto i Republikës Srpska.

“Ndërkohë kur rusët vijnë në Sarajevë, mesazhi i vetëm është:Mos u anëtarësoni në NATO, dhe as në Bashkimin Evropian”– shprehet Sead Tucalo, profesor dhe dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin e Sarajevës.

Rusia i ka bllokuar të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat konsiderohen të pafavorshme për serbët e Bosnjës, dhe bashkë me Kinën, kundërshtoi emërimin e kreut të një organi që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës civile të viteve 1990 në Bosnje. Ndërkohë Serbia e ka kërcënuar me luftë Kosovën, që e shpalli pavarësinë 14 vite më parë, pavarësisht kundërshtimit të Beogradit dhe Moskës. Në një takim të zhvilluar në Soçi vitin e kaluar, Putin e siguroi presidentinVucic për mbështetjen e Kremlinit. Mediat ruse vazhdojnë ta përshkruajnë Kosovën si një “krahinë autonome” të Serbisë.

Në Maline Zi, pasi supozohet se mbështetën një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016, elementët pro-rusë të mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe luajtën një rol të madh në rrëzimin e qeverisë së Djukanovic,dhe vendosjen e një qeverie më pro-Kremlinit, e cila u fut në krizë disa javë më parë, duke nxitur shqetësimet për ndërhyrje të reja ruse.

Në Maqedoninë e Veriut, anëtarja më e re e NATO-s, Rusia thuhet se po vazhdon të ndikojë në politikën e brendshme. Me shumë gjasa, Rusia nuk dëshiron të shohë një ri–ndezje të luftërave traumatike ballkanike, të cilat përfunduan vetëm falë ndërhyrjes së fuqishme ndërkombëtare, përfshirë bombardimet e NATO-s.

Por tronditja e rajonit e shteron energjinë diplomatike të Perëndimit, duke shtuar problemet e emigrimit nga ky rajon dhe destabilitet.“Rusët po i rrisin tensionet në rajon”- thotë Tucalo. Ngacmimi dhe frikësimi e kanë ndihmuar Moskën të arrijë qëllimet e saj strategjike. “Rusia do të donte të krijonte një kaos dhe më pas të pozicionohej si ndërmjetëse në Ballkan.

Më vonë do ta përdorte këtë fuqi për të ri–negociuar me Perëndimin mbi kaosin që ka shkaktuar po vetë në Ukrainë. Një nga qëllimet e Putinit është ta rikthejë Rusinë si një fuqi të madhe. Dhe një Rusi revanshiste është gati ta përdorë forcën në mënyrë të njëanshme në shekullin XXI, sepse në mendjen e Putinit kjo është pikërisht ajo që bëri Perëndimi gjatë shekullit XX-të”.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 21 Shkurt 2022, 12:53

Mes votës së lirë dhe orientimit të Yuri Kim

Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...

Editorial 17 Shkurt 2022, 15:00

Ishte fitore, jo për Ilir Metën

Nga Enton AbilekajPër ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që...

Editorial 17 Shkurt 2022, 14:58

Pazari politik!

Nga Meri LikaThonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne...

Editorial 16 Shkurt 2022, 11:54

Çfarë kërkon Putin në Ukrainë

Nga Garry KasparovSot ka shumë lajme në lidhje me “krizën e Ukrainës” dhe jam i lumtur kur shoh sesi ky kërcënim i madh për rendin botëror më në fun...

Editorial 11 Shkurt 2022, 18:07

Fale nëna Lizën o i nderuar kryeministër!

Nga Meri LikaKa pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalis...

Editorial 10 Shkurt 2022, 18:08

Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

Nga Enton AbilekajAta që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lul...

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë