KRYESORET
Editorial

Perdja e re e hekurt

24 Shkurt 2022, 10:54 Nga DOSJA
Perdja e re e hekurt

Nga Gjergj Erebara

Vija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kontinentin evropian një ndarje e re është shfaqur dhe po forcohet vazhdimisht: nga njëra anë janë demokracitë liberale me shtetin e së drejtës ndërsa nga ana tjetër, regjimet hibride, gjysmëdiktaturat, oligarkitë, sundimi i gangsterit politik. Në cilën anë të gardhit dëshironi të jeni? Nëse hapim hartat e dy mijë viteve të fundit, nuk është e vështirë të dallojmë ngjashmëri mes tyre. Në vitin 395, perandori romak Theodosius vendosi ta ndajë perandorinë më dysh.

Nga njëra anë doli ajo që më vonë u quajt Perandoria Bizantine, në anën tjetër, një mori shtetesh që përbëjnë historinë e “Evropës”. Nëse ke sy të fortë dhe e dallon hartën me vëmendje, ajo që sot përbën Shqipërinë, qëlloi të bjerë në Lindje. Dhe nëse shkojmë pak më tutje, në vitin 1054, Kisha Katolike Perëndimore dhe ajo Orthodokse Lindore i lanë duart me njëra-tjetrën duke krijuar Skizmën e Madhe. [Link] Ndërsa në vitin 1945, në në Jaltë të Krimesë, tre shtete fitimtare të Luftës së Dytë Botërore arritën në një pazar për të ndarë zonat e influencës, gjë që krijoi aty për aty të ashtuquajturën Perde e Hekurt dhe Luftë e Ftohtë. Edhe kësaj here, Shqipëria qëlloi nga ana e Lindjes.

Prej këtu mund të fillosh të aludosh mbi fat të paracaktuar dhe mallkim historik apo banalitete të tjera të ngjashme. Më 395 ramë në Lindje, fatkeqësi: më 1053, në mes, por gjithsesi më afër Lindjes se sa Perëndimit. Dhe më 1945, në Lindje sërish. Një ndarje e re është shfaqur dhe po forcohet gjatë dekadës së fundit dhe Ballkani dhe Evropa Lindore gjenden sërish në mes. Nga njëra anë janë demokracitë liberale, me tipar thelbësor shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut. Nga ana tjetër janë diktaturat dhe gjysmëdiktaturat, Lukashenko, Putini, apo Alievi, ku tipikja është mungesa e shtetit të së drejtës, dhunimi i herëpashershëm i të drejtave dhe lirive themelore, kontrolli i ekonomisë dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore për llogari të pushtetit.

Në mes të këtyre, pra regjimeve të tipit Lukashenko, Putin apo Aliev dhe demokracive perëndimore, ka një zonë gri, me shtete ku duket se ka një përplasje reale mes dy drejtimeve, ku demokracia liberale, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut janë në përballje me tendencën e kundërt.

Në Poloni e Hungari e Turqi, korrupsioni politik ka veshur petkun e nacionalizmit fetar ndërsa më në jug, në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari e Turqi, korrupsioni politik dhe krimi i organizuar duket sikur kanë përqafuar një lloj ideologjie të re. Mund ta quajmë këtë ideologji “post-Marksizëm”. Është si të thuash, kapitalizmi sipas leksioneve të komunizmit. Ky është një lloj kapitalizmi që thotë, “bëj gjithçka që ke mundësi të bësh për t’u pasuruar. Vidh, vrit, kurdo që të jepet rasti.” Nëse vdes apo bie në burg në përpjekje e sipër, vdekja nuk është dënim për çfarë ke bërë, por është një lloj aksidenti, një lloj fatkeqësie. Rreziku i kësaj fatkeqësie nuk përbën argument kundër sipërmarrjeve kriminale as në politikë dhe as në krim. Pra ia vlen të bësh çfarë të mundesh dhe është dobësi apo budallallëk të kesh skrupuj moralë sepse në kapitalizëm, siç na kanë mësuar gjatë kohës së komunizmit, nuk ekziston asnjë lloj morali, e mira e përbashkët është një gënjeshtër për naivët. Vjedhja shfaqet si një lloj superioriteti mendor.

Tipari i përbashkët i regjimeve të llojit Lukashenko dhe demokracive joliberale të llojit Orban apo Erdogan është gangsterizmi politik; politikëbërja e halabakut të lagjes, i cili rekrutohet nga politika për të dhunuar votuesit para se të dhunojë edhe politikën e të bëhet zot i vendit. Ne në Shqipëri kemi parë shumë nga ky lloji i gangsterizmit politik, veçanërisht në zgjedhjet e fundit, por vështirë se mund të thuhet se jemi përfundimisht të rënë në kategorinë e pjesës tjetër të Evropës Lindore.

Gjithsesi, është e qartë se ne tashmë gjendemi në këtë udhëkryq dhe dukshëm e kemi marrë në mënyrë shumë pasive këtë punë. Nëse shohim pasivitetin me të cilin shqiptarët po përballen sot me krimin dhe korrupsionin, (pa lënë mënjanë këtu një pjesë jo të vogël të popullsisë që nuk e konsideron mëkat as trafikun e qenieve njerëzore dhe as vjedhjen), mund të duket sikur historia na ka dënuar që të biem në Lindjen e “demokracive joliberale” apo regjimeve të llojit Lukashenko dhe ne jemi pajtuar me këtë fat. Por fakti është që duhet pak përpjekje nga njerëzit normalë të vendit për t’i thënë jo demokracive joliberale dhe regjimeve dhe për t’i thënë po demokracisë liberale. Dhe pyetja mbetet e vlefshme: në cilën anë të gardhit të ri të ndarjes së madhe botërore doni të jeni? Në anën e demokracive liberale, ku ekzistojnë dhe mbrohen të drejtat themelore të njeriut dhe ku ekziston shteti i së drejtës, apo në anën e demokracive jolibeale dhe diktaturave të shekullit të njëzet e një?

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 22 Shkurt 2022, 08:16

Ti je “non grata” ime!

Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...

Editorial 21 Shkurt 2022, 12:53

Mes votës së lirë dhe orientimit të Yuri Kim

Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...

Editorial 17 Shkurt 2022, 15:00

Ishte fitore, jo për Ilir Metën

Nga Enton AbilekajPër ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që...

Editorial 17 Shkurt 2022, 14:58

Pazari politik!

Nga Meri LikaThonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne...

Editorial 16 Shkurt 2022, 11:54

Çfarë kërkon Putin në Ukrainë

Nga Garry KasparovSot ka shumë lajme në lidhje me “krizën e Ukrainës” dhe jam i lumtur kur shoh sesi ky kërcënim i madh për rendin botëror më në fun...

Editorial 11 Shkurt 2022, 18:07

Fale nëna Lizën o i nderuar kryeministër!

Nga Meri LikaKa pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalis...

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë