"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora Hysenit: Nga unë do të dëgjoni vetëm për mirë...
Aktualitet
VD-Rikthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është e mundur, nuk evitohen këto ngjarje
17 Nëntor 2021, 07:44Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk mendon se dënimi me vdekje mund të evitojë ngjarje të rënda si ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier. Teksa ndodhej në një konferencë për mediat, nga Rinasi, kreu i qeverisë tha se nuk është e mundur që të rikthehet pasi bie ndesh me të drejtat e njeriut.
‘I kuptoj këto reagime, çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë, nga vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë ku janë hedhur nga vendet e para hapat për dënimin me vdekje, të bazuar në shumë analiza në shumë fakte, që kanë folur qartësisht, jo vetëm në aspektin moral, por dhe të bazuar te të drejtat e njeriut. Dënimi me vdekje nuk e bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë kanë në gjirin e tyre këto që shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut, kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë dhe shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, siç e the dhe e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë.’- tha Rama.
TIRANË -Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, dhe njëkohëisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i ka bërë një thi...
TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke shitur armë kontrabandë në dyqanin e tij. Personi me incialet Y.O shiste në dyqani...
Avokati Ermal Ahmataj ka zbuluar detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasia u rrëmbye paraditen e djeshme dhe u gjet në mbrëmj...
“Dosja Taçi” ka trazuar edhe njëherë ujërat në politikë, pasi nga përgjimet e autoriteteve italiane për biznesmenin dhe bashkëpunëtorët e tij përmenden s...
Vrasje e paralajmëruar ishte ajo e djeshmja në Fier, ku fqinji i mori jetën 8-vjeçarit. I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan ...