LIVE UPDATES
Aktualitet

Imzot George Frendo thirrje politikanëve: Përdorni një fjalor më të denjë

17 Nëntor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Imzot George Frendo thirrje politikanëve: Përdorni një fjalor

TIRANË -Imzot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, dhe njëkohëisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i ka bërë një thirrje politikanëve ditën e sotme ku u ka tërhequr vëerëjtjen për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Imzot George Frendo, pas seancës së djeshme në parlament me debate të shumta edhe fyerje u tha deputetëve se gjuha e përdorur prej tyre nuk është e denjë.  Ai ka thënë se populli ka të drejtë të presë prej tyre një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flasin në Kuvend dhe kur i drejtohen njëri-tjetrit.

Ai ka thënë se dikush mund taakuzojë që po ndërhyn në politikë por ka shtuar se nuk e vret mendjen për akuza të tilla, pasi ai e ndjen si detyrë  të flasë për të mirën e popullit, për një shoqëri më të drejtë dhe më të denjë.  Frendo shton se për shumë kohë, në të kaluarën populli ka qenë manipuluar nga politika dhe kjo duhet të ndalojë.

Mesazhi i plotë:

TË NDERUAR DEPUTETË, PËRDORNI NJË FJALOR MË TË DENJË!
Sot (17 nëntor) kam lexuar relacionin mbi seancën e djeshme të Parlamentit, dhe mbeta shumë i zhgënjyer e i trishtuar duke lexuar fjalë aspak dinjitoze dhe krejt të papërshtatshme për një parlament, fjalë me të cilat disa deputetë kanë sharë kolegët e tyre.
Të nderuar deputetë, ju që përfaqësoni popullin tonë, ju që populli ju ka zgjedhur për t’i përfaqësuar në institucionin më të lartë të vendit, ju lutem që në atë institucion të përdorni një fjalor që i përshtatet dinjitetit tuaj si përfaqësuesit e popullit tonë. Populli ynë ka të drejtë të presë prej jush një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flisni në Kuvend dhe kur i drejtoheni njëri – tjetrit. Ndjej të njëjtën keqardhje me Kryetaren e Kuvendit kur gjendet në situata të tilla. Ajo vetë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve: “Mos vijoni me fyerje në sallë”, “Ju lutem kursejini këto komente”. Gjithë populli mund t’ju ndjekë në televizor. Populli ka të drejtë të dijë çfarë diskutohet dhe çfarë bëhet në institucionin më të lartë të vendit dhe të dijë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë të nderuarit deputetë, që ata vetë i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend. Por kjo kërkon shumë kujdes nga ana e deputetëve, sepse ka mundësi që njëri të kërkojë të bëjë “show” në Parlament, e të përdorë një fjalor që përul një deputet nga ana tjetër e Kuvendit, ose të vendosë të mirën e partisë para të mirës së përbashkët. Dikush mund të më akuzojë që po ndërhyj në politikë. Nuk vras mendjen nëse më bëjnë akuza të tilla, por unë e ndiej për detyrë të flas për të mirën e popullit, për një shoqëri më të drejtë dhe më të denjë për popullin tonë, që për shumë kohë, në të kaluarën, ka qenë manipuluar nga politika. Populli ka të drejtë jo vetëm të informohet nga mjetet e komunikimit, por edhe të formohet që të rritet drejt një shoqërie më të denjë. Pra ju lutem, përdorni një fjalor më të denjë!

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet deputetet e kuvendit imzot george frendo kuvendi seance plenare 16 nentor 2021 deputetet e kuvendit imzot george frendo kuvendi seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet