Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në ...
Aktualitet
Horrori në Fier! Rama: Verdikt ekstrem për barbarin! Dënimi me vdekje nuk parandalon
17 Nëntor 2021, 07:08Nga DOSJA
TIRANË– Verdikt ekstrem për barbarin i cili vrau dhe groposi 8-vjeçarin, Mateo Vlasiun në Fier. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, pak momente para se të nisej në një vizitë zyrtare në Itali, kreu i qeverisë, Edi Rama komentoi ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Greçalli të Fierit. Për gazetarët, Rama u shpreh se nuk gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen që ka humbur të voglin nga krimi monstruoz i bërë nga fqinji. Teksa shprehu ngushëllimet për familjarët, Rama shtoi se tashmë është koha që të drejtësia të veprojë dhe të dënojë me verdiktin më ekstrem Klodian Çalamanin, autorin e krimit.
Kryeministri i vendit mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit me vdekje, duke shtuar se vendi ynë i ka ligjet që dënojnë autorë të tillë. Sipas tij janë gjyqtarët e korruptuar dhe të degjeneruar, ata që bëhen bashkëautor në krime të tilla, pasi lënë të lirë autorë që kanë kryer krime të tmerrshme.
Krimi horror që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, ndodhi ditën e djeshme në fshatin Greçalli të Fierit. Klodian Çalamani, 38 vjeçari tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu. Arsyeja dyshohet se kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e tmerrshëm.
Shifrat e vdekshmërisë amëtare dhe asaj foshnjore një vend të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vihen në dyshim sa i takon situatës ...
GREQI– Hetuesit grekë dyshojnë se atentati i bërë ndaj shqiptarit në Greqi ka lidhje me një sulm mafioz. Ngjarja e cila ndodhi në një karburant në Nice, l...
TIRANË– Dita e mërkurë do të mbizotërohet nga temperatura të ulëta dhe vranësira. Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, ...
Shqipëria ka marrë një notë pozitive për ecurinë e sektorit të energjisë në përgjithësi për vitin 2021 nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë por si rrallë...
DURRËS– Bashkia e Durrësit ka anuluar tenderin për projektin “Veliera”, procedurat e të cilit u hap në tetor, ndërsa më 8 nëntor pritej të shpallej f...
TIRANË- Ish-Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka njoftuar ditën e sotme se SPAK ka nisur hetimet për ndërtimet në Bazën Detare të Sarandës...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot punimet për projektligjin e buxhetit të vitit 2022, i cili u kalua me sukses (76 pro, 52 kundër dhe 0 absteni...
DURRËS – Në Durrës nuk gjen vetëm plazhin. Këtu jemi në fshatin Kamerras të Durrësit, Luan Hasa prej 30 vitesh punon tokën e tij.“Zakonisht merrem me...