"Nuk merrem me thashetheme", Rama nuk komenton mosdekretimin e Vlora Hysenit: Nga unë do të dëgjoni vetëm për mirë...
Aktualitet
Shiste armë kontrabandë në dyqanin e tij, arrestohet biznesmeni në Vorë
17 Nëntor 2021, 09:31Nga DOSJA
TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke shitur armë kontrabandë në dyqanin e tij. Personi me incialet Y.O shiste në dyqanin e tij që e kishte me leje, armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar.
Gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.
Ai do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”.Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje, vihet në pranga pronari i dyqanit.Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Avokati Ermal Ahmataj ka zbuluar detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasia u rrëmbye paraditen e djeshme dhe u gjet në mbrëmj...
“Dosja Taçi” ka trazuar edhe njëherë ujërat në politikë, pasi nga përgjimet e autoriteteve italiane për biznesmenin dhe bashkëpunëtorët e tij përmenden s...
Vrasje e paralajmëruar ishte ajo e djeshmja në Fier, ku fqinji i mori jetën 8-vjeçarit. I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan ...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Yzberisht ku kanë mbetur të plagosur 13 nxënës dhe 1 mësues. Ka qënë një mjet i cili është...