LIVE UPDATES
Politike

Raportuesja për Shqipërinë në Bundestag: Parimisht e shohim vendin në BE, por politika s’po ndihmon

1 Prill 2019, 09:17 Nga DOSJA
Raportuesja për Shqipërinë në Bundestag: Parimisht e shohim

GJERMANI- Raportuesja e re e CSU-së në Bundestag për Shqipërinë, Katrin Staffler, ka folur për situatën politike në Shqipëri, ku shpreh se parimisht partia e saj e sheh Shqipërinë në BE, por shpreh shqetësim për reformat, të cilat kanë ngecur në vend për shkak të po kësaj situate politike, shkaktuar nga opozita.

Dy partitë e mëdha gjermane kanë  bërë të njohur programet e tyre zgjedhore. Sa i përket Ballkanit Perëndimor që të dyja partitë janë të mendimit se ai e ka vendin në BE, kur t’i ketë plotësuar kushtet e duhura. Por ato kanë qëndrime të ndryshme, sa i përket shpejtësisë së integrimit:

Socialdemokratët, të cilët kanë zgjedhur si kandidatë kryesorë ministren aktuale të drejtësisë, Katarina Barley, dhe deputetin e Parlamentit Europian, Udo Bullmann, mendojnë se zgjerimi është një hap i nevojshëm për të ruajtur paqen, qendrueshmërinë dhe bashkëpunimin në rajon. Ata thonë se reformimi i brendshëm i Bashkimit Evropian, pra, konsolidimi, duhet të ndodhë paralelisht me zgjerimin. Dhe sa i përket Ballkanit Perëndimor konkretisht, ata vënë theksin te shteti i së drejtës dhe zhvillimi i demokracisë.

Konsolidimi para zgjerimit

Konservatorët, pra CDU/CSU, që si kandidat kryesor kanë kristiansocialin, Manfred Ëeber, e kanë formuluar pak më ndryshe paragrafin e zgjerimit: aty thuhet se thellimi vjen para zgjerimit, prandaj për pesëvjeçarin e ardhshëm dera e BE-së do të duhet të jetë e mbyllur për vende të reja. Ballkani Perëndimor shihet me perspektivë të qartë në BE, ndryshe nga Turqia, me të cilën konservatorët duan të lidhin vetëm një partneritet strategjik.

Konservatorët kërkojnë edhe rezultate më pozitive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtu nuk do të bëjmë lëshime, thuhet në programin e tyre. Pra, anëtarësimi sipas tyre duhet të jetë i merituar, e jo thjesht si argument për të ruajtur paqen.

Katrin Staffler, CSU, raportuesja e re për Shqipërinë

Një nga personat që do ta shoqërojë afrimin e Shqipërisë në BE këtej e tutje do të jetë  Katrin Staffler, deputete e CSU-së. e cila prej fillimvitit është raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut. Politikania kristiansociale (CSU) e mori këtë post në dorëzim nga Thorten Frei (CDU), i cili pas kongresit të CDU-së në dhjetor të vitit të shkuar, u bë nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU. Ky është grupi më i madh parlamentar në Bundestag.  Staffler do ta bëjë vizitën e saj në Shqipëri në gjashtëmujorin e ardhshëm. Në intervistë me DË-në, ajo thotë se Gjermania nuk duhet të ndërhyjë në politikën e brendshme të Shqipërisë, çdo dialog duhet të kalojë nga BE. *)

DW: Shqipëria është në protestë. Si i shikoni ju këto protesta?

Staffler: Fillimisht duhet thënë se qytetarët janë të pakënaqur dhe këtë e artikulojmë me anë të protestave. Ky është kuptimi që ka demokracia.

DW: Por protestuesit duan të rrëzojnë qeverinë. Partitë opozitare kanë dorëzuar mandatet, pra nuk kemi të bëjmë me një protestë të thjeshtë. Presidenti tha javën e kaluar se ishte i gatshëm të vetësakrifikohej.  

Staffler: Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën.

DW: Qeveria gjermane deri tani ka qenë zyrtarisht në krahun e kryeministrit Rama dhe kundër dorëzimit të mandateve. Edhe kolegu juaj nga CSU, Florian Hahn, është shprehur ngjashëm, pa mirëkuptim për djegien e mandateve. Shumë qytetarë shqiptarë e ndjejnë veten të pakuptuar nga ndërkombëtarët dhe mënyra si e shohin këta krizën aktuale në Shqipëri. Cili është opinioni juaj?

Staffler: Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian.

DW: Por pikërisht partia juaj ka qenë ajo që, pavarësisht qendrimit të BE-së ka përpiluar  dy herë (në vitin 2016 dhe 2018) kushte shtesë, enkas për Shqipërinë.

Staffler: Ne fillimisht duhet të presim raportin e ri të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, para se të bëjmë deklarata të parakohshsme. Natyrisht, e shohim me vëmendje situatën në vend dhe e marrim me mend se në cilin drejtim do të shkojë raporti. Por vendimet do t’i marrim pas raportit.

DW: Vitin e kaluar Shqipëria e mori një si gati premtim për çeljen e negociatave. Mendoni se për shkak të krizës Shqipëria ka shënuar një hap prapa në krahasim me vitin e kaluar?

Staffler: Ju thatë që ishte pothuaj një premtim. Unë besoj se kjo nuk duhet parë kështu. Ne duhet ta dimë se përse është fjala. BE-ja nuk është vetëm një treg i përbashkët ose një hapësirë e përbashkët ekonomike. Në radhë të parë ajo është një bashkësi vlerash bazë. Këto janë: shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, disa të drejta themelore që ua garantojmë njerëzve. Dhe unë mendoj se për sa kohë që nuk shohim përparime në këto drejtime, bëjmë mirë të mos flasim për afate kohore, të mos bëjmë asnjë premtim, por të shohim se cilat janë pikat që duhen përmbushur.

DW: Po a nuk ishte kështu vitin e kaluar? Komisioni tha se janë plotësuar kushtet, le të hapim negociatat.

Staffler: Po, por njëkohësisht, tha se ka edhe shumë gjëra të tjera që duhen rregulluar.

DW: Për shembull?

Reforma e drejtësisë është një pikë shumë e rëndësishme. Vërtet që vetingu ka shënuar një hap përpara, por duhet pritur derisa të përmbyllen të gjitha verifikimet. Sepse vendet vakante duhen zënë me personel. Unë shpresoj që aty të punësohen njerëz kompetentë.

DW: Çfarë do t’i këshillonit qeverisë shqiptare për të dalë nga kriza?

Staffler: Unë nuk besoj se jemi në atë gjendje sa t’i themi  qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjë. Ajo çfarë mund të bëjmë ne  është që t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjë për të nisur negociatat me BE-në. Dhe kur ato pika të jenë përmbushur, atëherë mund të vazhdojmë më tej.

DW: Jemi në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Çfarë qëndrimi ka partia juaj konkretisht ndaj zgjerimit të BE-së.

Staffler: Nuk flas dot për të gjithë në parti. Por nga diskutimet del në pah se parimisht ne e shohim Shqipërinë në BE, nëse ajo i plotëson kushtet.

DW: Por kjo temë sikur nuk përmendet shumë nga partia juaj tani në prag të zgjedhjeve.

Staffler: Pyetja është se kur do të dalë progres-raporti dhe pastaj mund të flasim më tej. Nëse kjo ndodh para zgjedhjeve, në rregull. Vendimtare nuk është data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, por data e progres-raportit të Komisionit./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be bundestagu gjerman djegia e mandateve hapja e negociatave katrin staffler be bundestagu gjerman djegia e mandateve hapja e negociatave katrin staffler

Sondazh

Poll
Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari