LIVE UPDATES
Politike

“Ka lejuar pallate edhe në rërë”, Sakja-Ramës: Ke frikë nga protestat, shembëm monopolin në ndërtim

31 Mars 2019, 16:38 Nga DOSJA
“Ka lejuar pallate edhe në rërë”, Sakja-Ramës:

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama akuzoi sot kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja, se ka lejuar që të bëhen ndërtime edhe në rërë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një vizite në këtë qytet, ku inspektoi një shkollë të re si dhe konviktin e shkollës 9-vjeçare në zonë. 

Të bëhet një projekt për konviktet dhe bëjmë konviktin si pjesë e shkollës dhe t’ia lëmë shkollës, ose të gjejmë një formë administrimi se bashkia këtu nuk ka ndërmend të bëjë as konvikte as shkolla. Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë”, – tha Rama. 

Por i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigjia e kryebashkiakut demokrat, Isa Sakja, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se e vërteta e sulmit politik të Ramës është se, ne 2 vjet që Sakja qeveris Kavajës, është shkatërruar monopoli Rilindjes në fushën e ndërtimit.

“Nën drejtimin e demokratëve, në Bashkinë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjecar të klanit rilindas; kjo është e verteta.
Kjo e ka shqetësuar klikën e rilindasve në qytet, e cila uzurpoi edhe rërën, edhe zhavorrin, edhe mistritë e muratorëve punëtorë në Kavajë për t’ia dhënë të gjitha vetëm nje firme”, shkruan Sakja.

Sipas tij, sulmi i Ramës vjen për shkak të frikës së shkaktuar nga protestat.

“Gjithsesi, të falenderoj se sot zbuluat platformën e sulmit kunder meje, atë të ‘45-es: kundërshtar politik= në litar!
E di, këtë sulm e bën se ke frikë nga protestat!
Ke frikë nga Kavaja, djemtë e vajzat, burrat e gratë e saj që janë në ballë të protestave për rrëzimin e tij.”, – shton Sakja.

Postimi i plotë:

Sot, Kryeministri Rama përdori një vizitë inkonjito në Golem, duke hedhur fjalë në tym, sic e ka ne stilin e tij të konsumuar retorik, për të nxitur një sulm politik ndaj meje.
Zoti Rama,
Që ndërtimi është një valvul shkarkuese për punësim, këtë duhet ta dish!
Nën drejtimin e demokratëve, në Bashkinë e Kavajës është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjecar të klanit rilindas; kjo është e verteta.
Kjo e ka shqetësuar klikën e rilindasve në qytet, e cila uzurpoi edhe rërën, edhe zhavorrin, edhe mistritë e muratorëve punëtorë në Kavajë për t’ia dhënë të gjitha vetëm nje firme.
Kjo nuk ndodh më!
Çdo propagandë me prapavijë të theksuar politike, retorike boshe, pa asnjë argument nuk mund ta zhbëjë këtë të vërtetë.
Nga shkolla e mesme e Golemit, në shoqeri të Kryetarit te Bashkisë së Durrësit, (shpresoj që zoti KM te mos e këtë marrë vesh vetëm sot që Golemi është pjesë e Bashkisë Kavajë), pa asnjë kavajas me vete, deklarove se do të ndryshosh një sistem të tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, që e drejtojmë prej vetëm 2 vjetesh, nuk paska ndërtuar një konvikt që kërkon një investim miliona euro.
Mbasi ndritët Durrësin sot z. Rama dhe z. Dako ju lëshuat Kavajës.
Në fakt, Nuk ka ironi më tëvmadhe se përmendja e fjalës “prokurori” dhe “pallate në rërë ” në prani të Vangjush Dakos.
Sot, Bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po bën tamam ato që ju nuk i bëtë dot.
Ajo që sot ne po bëjmë është një park 88 000 metra katrore e një kopësht fëmijësh në mes, aty ku njerëzit e tu e kishin shndërruar në një depozitë plehrash.
Po bëjmë lulishte dhe parqe në zonat administrative, ku ju nuk shkelët kurrë!
Zoti Rama duhet ta dish, se në kushtet kur nuk investon asnjë qindarke në një bashki vetëm për arsye politike, nuk mund të pretendohen investime disa miliona euro në një konvikt.
Është non-sens!
Gjithsesi, të falenderoj se sot zbuluat platformën e sulmit kunder meje, atë të ‘45-es: kundërshtar politik= në litar!
E di, këtë sulm e bën se ke frikë nga protestat!
Ke frikë nga Kavaja, djemtë e vajzat, burrat e gratë e saj që janë në ballë të protestave për rrëzimin e tij.
Po të kishe me vete djem socialistë nga Kavaja, do të thoshin se unë nuk jam frikacak.
Përkundrazi!
Aty, poshtë zyrës tënde, përballë parlamentit do të na kesh, derisa të kuptosh se ora jote mbaroi.
Sa për prokurorinë, ti dhe kushdo tjetër e ka derën e Bashkisë Kavajë te hapur!

Kryetari i Bashkisë Isa Sakja!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama isa sakja ndërtime dhe në rërë edi rama isa sakja ndërtime dhe në rërë

Sondazh

Poll
Politike 31 Mars 2019, 15:20

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandati...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës