LIVE UPDATES
Politike

31 Mars 2019, 15:20 Nga DOSJA

TIRANË- Adriatik alimadhi, është një prej deputetëve më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ai është kryetar i Partisë Balli kombëtar, ndërsa pranoi mandatin e deputetit, si pjesë e listës së Partisë Demokratike në zgjedhjete e 2017.

Dosja.al ka zhvilluar një intervistë me z. Alimadhi, i cili foli si për vendimin e tij, mundësinë e krijimit të grupeve parlamentare, apo krijimin e lëvizjeve të reja. Ai tha se ka një marrëveshje të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike, e cila do të diskutohet. Po ashtu kreu i Ballit Kombëtar, u shpreh se nuk e sheh Rudina Hajdarin si një drejtuese të një lëvizjeje të re.

Alimadhi deklaroi se ai Ballin Kombëtar e quan thjeshtë opozitë, ndërsa për termin “opozitë e re”, tha se partia që ai drejton ka 78 vite në opozitë me Social-komunistët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjeë në protesta, pasi demokratizojnë shoqërinë.

INTERVISTA E PLOTË për Dosja.al:

Adriatik Alimadhi: Hë për hë jam deputet i Ballit Kombëtar, në vijim e sipër do të shohim si do të krijohen situatat politike, si do të krijohet ezaurimi i listës dhe përbërja e elementeve që futen nga lista. Po, do përpiqem për kush ka dëshirë për të përfaqësuar një grup parlamentar të djathtë.

Adriatik Alimadhi: Nuk e di a do ta pranojë PD. Personalisht më intereson Balli Kombëtar. Sa i përket pyetjes së dytë, nuk mendoj, megjithatë çdo deputet është i pavarur për t’u shprehur dhe vendosur sipas orientimit të tij politik, por jam i sigurtë që grupe parlamentare do të krijohen.

Adriatik Alimadhi: Ndryshimi i kodit zgjedhor është domosdoshmëri dhe i gjithë sistemi është i kapur nga këto parti të cilat fusin duart në buxhetin e shtetit dhe kjo mund të quhet një vjedhje vote. Për mendimin e Ballit Kombëtar ne do t’i ftonim të gjithë partitë politike që të mos marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe këto para të shkojnë në politika sociale dhe ta bëjnë fushatën e tyre elektorale me paratë e kuatizacioneve të tyre dhe jo me paratë e taksapaguesve shqiptar.  Po duhet një qeveri tranzitore që të menaxhojë zgjedhjet e ardhshme dhe nëpërmjet votës së lirë, e cila është i vetmi mjet demokratik për të ndryshuar sistemin, sepse kësaj qeverie i ka rënë besueshmëria politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota e shqiptarëve duhet të shkojë në destinacionin e hedhur.

Adriatik Alimadhi: Do të ndjekim situatën politike, gjithsesi Balli Kombetar është i gatshëm në çdo kohë për të hyrë në zgjedhje.

 

Adriatik Alimadhi: Do të jemi pjesë e kontributit politik me të gjithë ata që kërkojnë kontributin tonë, sigurisht që ne jemi parti aleate nëse ne na trajtojnë të tillë. Ne jemi në opozitë.

Adriatik Alimadhi: Kam insistuar që nga 2005 e në vazhdim për të vlerësuar çdo lloj kontributi të personaliteteve të Ballit Kombëtar duke filluar me Mid’hat Frashërin. Duhej bërë më parë. E vlerësoj vendimin e Këshillit të Ministrave, të Kryeministrit dhe ky është qendrimi publik i partisë Balli Kombetar, pavarësisht se tjetërkush kërkon t’i shfrytëzoje personalitetet kombëtare kur gjendja politike është e rrënuar. Për Ballin Kombëtar partia socialiste është vazhdimësi e Partisë Kriminale Komuniste dhe e tillë vazhdon të mbetet. Këto vendime janë detyrime të shtetit shqiptar për cilëndo qeveri. Ky proces duhet të vazhdojë t’i shërbejë bashkimit dhe vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve.

Adriatik Alimadhi: Vendim i drejtë që duhej bërë më parë.

Adriatik Alimadhi: Jam i gatshëm të kontaktoj me PD, madje kemi një marrëveshje të vënë në dispozicion nga Partia Demokratike, e cila do të diskutohet me pikat e vendosura nga kryesia e Partisë Ballit Kombëtar. Balli Kombëtar është i vendosur për të  bashkëpunuar në mënyrë  të sinqertë  dhe  korrekte me  Partinë Demokratike dhe  të gjithë aktoret dhe faktorët opozitarë për të larguar nga qeverisja socialistët e rilindur që e kanë katandisur këtë vend në këtë situatë kaq të vështirë.

Adriatik Alimadhi: Të duhura. Protestat i shërbejnë demokracisë. Balli Kombëtar është pjesë  e  këtyre  protestave dhe fton qytetarët t’i bashkohen këtyre protestave sepse protesta e  demokratizon një shoqëri e bën atë me të përgjegjshme dhe i tregon qeverisë se po  qeveris keq, prandaj ne u bëjmë  thirrje qytetarëve të bëhen pjese e protestave.

Adriatik Alimadhi: Opozitë do të thotë e kundërta pra të gjithë deputetët që sot janë në Parlament, ata që zgjodhën të qëndrojnë jashtë parlamentit, qytetarët që për qindra dhe mijëra arsye kundërshtojnë këtë qeveri janë opozitë. Pastaj të re apo te vjetër mund  ta  quash si të duash por kjo është OPOZITA. Balli Kombëtar ka në opozitë me Social-komunistët 78 vite. Këtë si do ta quajmë opozitë të vjetër apo të re?

Për Ballin Kombëtar janë disa probleme thelbësore që situata në Shqipëri është e  tillë dhe shumë e vështirë:

Vota e Lirë, e lash të fundit por është elementi i parë nga ku fillon  Demokracia. Në këtë moment kur ti e dëmton, deformon, vjedh, blen, tjetërson votën e lirë, ti ke prishur alfën e demokracisë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi balli kombetar intervistë me adriatik alimadhin opozita e re adriatik alimadhi balli kombetar intervistë me adriatik alimadhin opozita e re

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez