LIVE UPDATES
Insights

Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

22 Nëntor 2021, 19:56 Nga DOSJA
Raportet e vërteta të Bashës me SHBA-në

Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përdor SHBA-në si kalin e tij të betejës ndaj Sali Berishës. Fabula e tij është kjo: Sali Berisha është shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit dhe ai duhej përjashtuar për hir të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me SHBA-të. Por, cila është historia e marrëdhënieve të tij, si Kryetar i PD me SHBA-të?

Ajo është një histori e çuditshme. Një histori personale e shkëputur nga Partia Demokratike; një histori e ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime, shitje, intriga, para të pista, lobime të paligjshme deri tek futja hundë në punët e brendshme të SHBA-ve. Një histori e denjë për subjektin e romaneve triller.

I. Një histori personale

Në pranverën e vitit 2015, për politikën shqiptare, Washingtoni ishte një shkretëtirë. Edi Rama akoma nuk e kishte marrë veten nga fiasco me armët kimike siriane, me gjithë presionin e jashtëzakonshëm të George Soros për t’i rregulluar një takim në Shtëpinë e Bardhë. Lulzim Basha nuk ishte askund. Po aq i padëshiruar sa dhe Rama.

Më qëlloi të isha i ftuar në Kongresin Amerikan si folës, në një konferencë mbi rrezikun e Shtetit Islamik në Ballkan. Vizitën e shfrytëzova për takime informale dhe informuese me ish-zyrtarë dhe zyrtarë përgjegjës për Euroazinë në agjenci të ndryshme; nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, agjenci të tjera të sigurisë kombëtare. Takimi me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhe ishte më pozitivi dhe më inkurajuesi. Mesazhet që i solla Bashës, konsistonin në këto pika:

i) Për SHBA-në, Shqipëria është një aleat i NATO-s dhe aleat strategjik;

ii) interesi parësor i SHBA-së është stabiliteti dhe shteti i së drejtës;

iii) SHBA-ja nuk mbështet parti politike të caktuar kundër një partie tjetër;

iv) Lulzim Basha është në fazën e provës; e njohim si politikan, por e kemi të paprovuar si lider. Do të ndjekim me vëmendje performancën e tij në zgjedhjet lokale 2015 dhe ato të përgjithshme 2017 për të vendosur mbi raportet e SHBA-së me të. Nëse ai

v) dyert e Washingtonit janë të hapura për përfaqësuesit e Partisë Demokratike;

vi) mos përdorni lobistë, por hajdeni vetë; gjejini 4-5 individë nga PD dhe dërgojini në Washington me rotacion. Deri në zgjedhjet e përgjithshme është kohë e mjaftueshme për t’u njohur me njerëzit dhe programin e Partisë Demokratike.

vii) mos harxhoni shumë kohë me ambasadorin në Tiranë. Ai është atje për neve, jo për juve. Mbani raporte të mira me të, por nuk ju hyn në punë. Rrugën në Washington e keni të hapur për kontakte direkte.

Këto mesazhe ishin të shkëlqyera edhe për një arsye tjetër. Marrëdhëniet e Bashës me administratën e presidentit Obama ishin të thyera. Basha i kishte mashtruar ata. Në vjeshtën e vitit 2013, Edi Rama u vetofrua që Shqipëria të shërbente si vendi ku do të shkatërroheshin lëndët kimike të Sirisë, pas një marrëveshje midis SHBA-ve dhe Rusisë. Por, Rama kishte një kusht: Qeveria e SHBA-së duhej të merrte përsipër që opozita në Shqipëri nuk do ta kundërshtonte.

Ambasadori i SHBA në Tiranë i përcjell Bashës kërkesën e Sekretarit të Shtetit John Kerry, duke i theksuar se SHBA-të nuk do t’ia harronin PD-së dhe Bashës. Basha i premtoi dhe i doli garant se opozita nuk do ta kundërshtonte.

I frikësuar nga protagonizmi i Sokol Olldashit, Lulzim Basha urdhëroi militantët e PD-së që t’i bashkoheshin protestave të shoqërisë civile. Furisë së ambasadorit amerikan, Basha iu përgjigj me një mashtrim tjetër; ai u justifikua se njerëzit nuk i kishte nxjerrë ai për të protestuar, por Berisha. Përgjigja që mori ishte se ai, Basha, kishte mashtruar Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të paguante për këtë.

Reagimi i tij ndaj takimeve në Washington ishte alla-Basha: i lig, i pisët dhe poshtërues. Më vonë do të kuptohej se kushdo që do të mundohej të ndihmonte në marrëdhëniet me Washingtonin, ai do ta shtypte me këmbë. Basha kishte vendosur ta privatizonte këtë marrëdhënie.

II. Trump në Shtëpinë e Bardhë

Basha nuk shkoi në Konventën e Partisë Republikane, ku do të vendosej zyrtarizimi i kandidaturës Trump-Pence si parti si-motër. Në të kundërt, ai shkoi në Konventën e Partisë Demokratike, pasi ai, si pjesa më e madhe e botës mendonte se Hilary Clinton do t’i fitonte zgjedhjet.

Vetëm pak javë pas betimit të Donald Trump si Presidenti i ShBA-së, Lulzim Basha do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë. Jo një herë, por disa. Në një kohë kur çdo lider, kryetar shteti apo qeverie nuk po linte gur pa kthyer për të krijuar kontakte me administratën e re, Lulzim Basha, kryetari i një partie opozitare të një vendi pa peshë, hynte e dilte në Shtëpinë e Bardhë.

Në Tiranë Lulzim Basha shprehej në mënyre kofidenciale se ishte lidhur me Michale Flynn, Këshilltar i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, nëpërmjet një familjari të tij. Edhe ky ishte mashtrim.

‘Familjari” i cili gjithashtu mbante mbiemrin Flynn ishte irlandez dhe jo amerikan. Në realitet, aksesi i ishte krijuar nëpërmjet lobistit Nick Muzin. I ndodhur nën eufori, ai vendosi të ngrinte çadrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Aq shumë ishte Trump-izuar, sa në një nga fjalimet e tij në çadër ai vendosi të godiste në mënyrë frontale George Soros. Frontale ishte edhe përgjigja.

Pak ditë më vonë, Basha udhëtoi përsëri për në SHBA. Ndërsa ai, bashkëshortja e tij dhe një këshilltar i Presidentit Trump, figurë publike e njohur bisedonin plot pasion për marrëdhëniet e qeverisë së SHBA-së me Partinë Demokratike, në barin e Trump Hotel në Washington, ai nuk e dinte që në tavolinën ngjitur ishte ulur qëllimisht një gazetar investigativ i gazetës “New York Times”, dy herë fitues i çmimit Pulitzer për gazetarinë investigative dhe dëgjonte gjithçka. Jo vetëm kaq, por gazetarit i kishin rënë në dorë edhe email-e aspak të përshtatshme politikisht dhe potencialisht korruptive, dërguar këtij këshilltari.

Rastësi ose jo, vetëm pak ditë pasi Basha u vu në dijeni të gazetarit, ai u ul në marrëveshjen e famshme të 17 majit. Por Soros nuk ia falte. Pak kohë më vonë, gazeta e sponsorizuar prej tij, “Mother Jones”, botoi një artikull të gjatë, ku tregonte skemën e financimit të lobimit të Bashës në detaj, duke shkuar deri aty sa të ngrinte dyshime se paratë ishin me origjinë ruse, gjë që shkonte për shtat në luftën e brendshme politike në SHBA.

Pak kohë pas episodit në Trump Hotel, Lulzim Basha jo vetëm që nuk shkeli më në Shtëpinë e Bardhë, por iu ndërpre çdo kontakt. Të gjitha ato lidhje që kishte krijuar u zhdukën sa hap e mbyll sytë. I braktisur dhe me New York Times në kurriz, ai vendosi të mbyllte çadrën dhe t’i dorëzohej mëshirës së Edi Ramës.

III. Kathleen Kavalec dhe fundi i Bashës

Në fillim të korrikut 2018, Presidenti Trump nominoi Kathleen Kavalec për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri. Një diplomate karriere, Ndihmës Asistent Sekretare e Shtetit për Europën, ajo ishte një njohëse e shkëlqyer e rajonit dhe Rusisë.

Kavalec bënte pjesë tek një grup prej rreth 50 diplomatësh të administratës së presidentit Obama, të cilët ose u shkarkuan, ose u dërguan nëpër ambasada të ndryshme. Emërimi i saj në Shqipëri kishte edhe një arsye tjetër: ekspertiza e saj mbi Rusinë dhe qëndrimet e saj anti-ruse do të shërbenin për të siguruar që Shqipëria do t’i qëndronte larg influencës ruse. Për habinë e shumëkujt, kandidatura e saj u tërhoq nga administrata e Presidentit Trump, në janar të vitit 2019, pak para seancës së konfirmimit në Senat.

Ajo çfarë u mësua më vonë ishte shokuese. Gjatë seancave të Kongresit për shkarkimin për herë të dytë të Presidentit Trump në lidhje me Ukrainën, në nëntor 2019 u thërrit edhe Fiona Hill, ish-Zv/Këshilltare e Trump për Sigurinë Kombëtare.

Në përgjigje të pyetjeve rreth shkarkimit abuziv të ambasadores së SHBA-ve në Ukrainë, Hill u përgjigj se jo vetëm kjo, por edhe kandidatura e Kathleen Kavalec për ambasadore në Shqipëri, u tërhoq nga administrata e Presidentit Trump për shkak të ndërhyrjes së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kurrë nuk kishte ndodhur që aktorë të huaj politikë të ndërhynin kaq brutalisht në emërimin apo shkarkimin e një ambasadori amerikan. Lulzim Basha kishte shkelur vijën e kuqe. Për këtë arsye ose jo, që nga ai moment, Basha nuk shkeli më në SHBA.

Ajo që kishte ndodhur mendohet të jetë kjo: refuzimit të saj për të takuar lobistin e Bashës, këta të dy vendosën t’i kundërpergjigjeshin duke e djegur.

Kavalec kishte qenë vartësja direkte e Victoria Neuland, kjo e fundit Asistent Sekretare e Shtetit për Europën në administratën e Presidentit Obama. Siç doli më vonë, Neuland i kishte kaluar Kavalec për ndjekje dosjen e famshme ‘Stelee” kundër Presidentit Trump. Pikërisht ky informacion iu kalua Shtëpisë së Bardhë, e cila tërhoqi kandidaturën e saj për ambasadore në Shqipëri.

Ajo që të bën përshtypje më shumë është fakti se Victoria Neuland është mike e familjes Basha. Ekzpozimi i saj në një kohë kur ishte në qendër të sulmeve të administratës Trump, tregon karakterin e Lulzim Bashës. Ai nuk ndalet para asgjëje e para askujt.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog avenir peka edi rama lulzim basha sali berisha avenir peka edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet