LIVE UPDATES
Ekonomi

Punëtorët në zhdukje/Sot punojnë 30 milion njerëz më pak se para pandemisë

19 Qershor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Punëtorët në zhdukje/Sot punojnë 30 milion njerëz

Ndërkohë që vendet e pasura heqin masat kufizuese, po shfaqet një enigmë ekonomike. Bizneset po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore, edhe pse me miliona njerëz kanë mbetur të papunë.

Në Amerikë, rritja e shpenzimeve po krijon vende të lira pune, por pak njerëz duket se janë të gatshëm t’i plotësojnë ato. Numri i vendeve të lira të punës nuk ka qenë kurrë kaq i lartë, mbi 8 milionë, shkruan The Economist.

Mungesa e punëtorëve është një problem në rritje edhe në vende të tjera. Pronarët e bareve në Britani, të cilët hapën dyert për klientët më 17 maj, po kërkojnë punonjës. Në Australi, vendet e lira të punës janë 40% më të larta se para pandemisë. Europa ka dalë më ngadalë nga karantinat dhe masat kufizuese, por edhe atje, vendet bosh të punës janë më të larta se më parë në vende si Zvicra apo Gjermania.

Disa e shohin si shenjë pozitive nevojën për fuqi punëtore. Nëse puna e njerëzve është ende e kërkuar, atëherë ndoshta parashikimet se robotët do t’u marrin punët njerëzve, ishin të gabuara.

Menaxherët e kompanive gjithashtu duhet të punojnë më shumë për të tërhequr staf. McDonald’s po rrit pagat; klubet e Anglisë kanë hequr kërkesat e kualifikimit; firma të tjera po i paguajnë njerëzit vetëm për t’u paraqitur në një intervistë. Rritja e pagave është e fortë, më shumë se 3% në Amerikë. Kjo sigurisht që është diçka e mirë. Pas një viti në karantinë, kush do ta shihte me sy të keq rritjen e pagave për punëtorët?

Por nuk duhen shpërfillur rreziqet e trazirave në tregun e punës. Lufta e kërkesave midis punëdhënësve mund të shkaktojë një spirale inflacioniste. Dhe mungesat rëndojnë mbi ekonominë.

Një kompani ndërtimi që nuk mund të gjejë dot punëtorë, do të ndërtojë më pak shtëpi të reja, duke goditur ekonomikisht edhe dekoruesit e shtëpive. Bizneset që janë ende duke u rimëkëmbur nga kriza, mund të përballen me një goditje tjetër financiare.

Inflacioni i lartë dhe falimentimet mund të mos ndodhin kurrë. Por mungesat e sotme të punëtorëve janë gjithashtu humbje e madhe e talentit. Duke përfshirë edhe ata që janë në skemat e ndihmës për të papunët, ne vlerësojmë se në botën e pasur po punojnë 30 milionë më pak njerëz sesa para pandemisë.

Një numër kaq i madh të papunësh ka një kosto të madhe, jo vetëm në pagat e humbura, por edhe në aspektin e shëndetit dhe dinjitetit të tyre.

Për t’i nxitur tregjet e punës që të funksionojnë më mirë, qeveritë duhet të marrin në konsideratë tre elemente: pagat, pasaportat dhe durimin.

Marrim së pari pagat. Në Amerikë, biznesmenët janë të bindur se mungesa e fuqisë punëtore është pasojë e shpërblimeve prej 300 dollarësh në javë nga qeveria për të papunët. Sidoqoftë, ekspertët nuk janë të sigurt nëse stimujt ekonomikë i shtyjnë vërtet njerëzit që t’i bëjnë bisht punës.

Provat janë të pamjaftueshme edhe në vende të tjera. Duket e natyrshme që për shembull, pjatalarësit në Britani do të parapëlqenin të përfitonin 80% të pagës duke mos punuar, në vend që të qëndronin në një kuzhinë të nxehtë për 12 orë në ditë, për të marrë pagën e plotë. Sidoqoftë, Australia hoqi dorë nga skema e papunësisë në mars dhe prapë mungesat e fuqisë punëtore janë thelluar.

Duke pasur parasysh këtë pasiguri, zgjidhja nuk është heqja e ndihmave sociale, por rikonceptimi i tyre në mënyrë që të inkurajohet puna. Arizona po rialokon disa nga paratë e përdorura për ndihmat për të papunët, duke ofruar paga 2,000 dollarë për njerëzit që nisin një punë me kohë të plotë. Provat nga recesionet e kaluara për shpërblimet e rikthimit në punë janë inkurajuese.

Së dyti janë pasaportat, të cilat lidhen me emigracionin. Kontrollet e përkohshme të kufijve për të ndalur virusin janë të nevojshme, por ato nuk duhet të zgjasin përtej pandemisë. Në Zelandën e Re, emigracioni vjetor neto ka rënë nga 92,000 në 7,000. Australia po humbet emigrantët. Britania gjithashtu po përballet me ndryshimet e emigracionit për shkak të Brexit. Kjo është arsyeja pse në shumë vende, disa industri si hoteleria që mbështeten te të huajt, përballen me mungesa shumë të mprehta. Politikanët duhet ta kenë të qartë se kufijtë e mbyllur do të kenë çmim të dhimbshëm.

Kërkesa e fundit është durimi. Shumë njerëz po e shmangin punën për shkak të frikës nga virusi Covid-19. Këto shqetësime duhet të zbehen me vaksinimin e më shumë njerëzve. Disa industri po përjetojnë humbje të vendeve të punës, edhe ndërkohë që pjesë të tjera të tregut po lulëzojnë, si shoferët shpërndarës ose tutorët e jogës në distancë. Përballë ndryshimeve të një shkalle të tillë, njerëzve mund t’u duhet më shumë kohë për të gjetur karriera të reja. Një treg i trazuar pune nuk është në interesin e askujt. Koha dhe politikat e duhura do t’i zhbllokojnë pengesat./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi papunesia punetoret papunesia punetoret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj