LIVE UPDATES
Ekonomi

Kontabilistët dhe audituesit kërkojnë shtyrjen e fiskalizimit, frika për një proces të pazbatueshëm, sidomos për biznesi

18 Qershor 2021, 05:14 Nga DOSJA
Kontabilistët dhe audituesit kërkojnë shtyrjen e fiskalizimit,

Nga 1 korriku 2021 pritet të nisë zbatimin faze e dytë e procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.

Administrata Tatimore llogarit në fazën e dytë përfshirjen e 51 mijë bizneseve.

Por, procesi rrezikon të dështojë që pa nisur mirë. Ritmi i pajisjes bizneseve me certifikatën elektronike, që është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të Faturës Elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të, është i ulët.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon aplikimin për certifikatë përmes platformës e-Albania, bëri të ditur për Monitor se deri dje (17.6.2021), janë pajisur me certifikatë elektronike për sistemin e fiskalizimit 18,115 biznese, ose vetëm 35% e totalit të subjekteve që pritet të përfshihen në fiskalizim nga 1 korriku.

Ekspertët: Ka vështirësi të shumta

Kur mbeten më pak se dy javë nga fillimi i zbatimit të fazës së dytë, edhe ekspertët kontabël ngrenë si shqetësim vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit. Për ta është e domosdoshme që nisja e fazës së dytë të shtyhet deri në fund të vitit dhe faza e fundit e fiskalizimit për transaksionet me para në dorë të zbatohet pas 5 vitesh. Edhe kompanitë e tregtimit të kasave dhe zgjedhjeve software rekomanduan shtyrje të afatit për fiskalizmin e faturave të biznesit të vogël, pasi për disa hallka të procesit është e domosdoshme t’i jepet më shumë kohë kësaj kategorie subjektesh.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha për Monitor se nga konsultimet me tatimpaguesit rezultojnë shumë paqartësi për zbatimin e procesit. Z. Dhamo veçoi disa raste se kur bizneset do të gjenden në vështirësi për lëshimin e faturave elektronike, pasi mungon përcaktimi në legjislacion. Sipas tij me qëllim që procesi të mos dështojë dhe tatimpaguesit të mos dëmtohen është e domosdoshme që nisja e fazës së dytë të shtyhet deri 31 dhjetor 2021 dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në legjislacion.

“Për shembull një problem që do të lindë është arkëtimi i pjesshëm i faturave. Si do të klasifikohen këto raste, si: arkëtim i mëvonshëm apo arkëtim me dorë. Për shitjet e mallit jashtë vendit (rastet e shitjes së mallit pa u zhdoganuar), në rast se një subjekt blen mall në një kompani të huaj dhe i duhet të transferojë shitjen në një tjetër klient që është jashtë vendit. Si duhet të veprojë në këtë rast subjekti? Po në rastin e shërbimeve ‘delivery’ si do të veprohet, pasi fatura bëhet në dyqan, ndërsa pagesa kryhet në momentin e dorëzimit të porosisë. Është e pamundur që nga motoristi apo transportuesi të lëshohet fatura në momentin e dorëzimit të porosisë”, nënvizon z. Dhamo.

Për bizneset e vogla, kontabilisti Sotiraq Dhamo sugjeron se duhet të gjendet një rrugë tjetër për t’i shpjeguar se si do të funksionojë lëshimi i faturave elektronike. “Administrata tatimore po zhvillon trajnime online, por biznesi i vogël e ka të pamundur të gjejë kohë për ndjekjen e tyre. Nga administrata tatimore duhet të gjendet një rrugë tjetër për të arritur te bizneset e vogla”.

Edhe audituesi ligjor Bujar Bendo e sheh si të parealizueshëm procesin e fiskalizimit, pasi jo vetëm bizneset, por edhe administrata tatimore, doganore, kompanitë e certifikuara për programet softëare dhe institucionet financiare nuk janë ende gati. Z. Bendo rekomandon që faza e parë duhet të zgjasë 36 muaj, ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet e zhvilluara që kanë zbatuar para Shqipërisë fiskalizimin.

“Ne vend ekziston klima e një sistemi financiar jo të besueshëm, për shkak të pastrimit të parave. Për këtë arsye të gjithë përplasen në banka, pra çdo transaksion duhet të jetë bankar dhe transparent. Në banka ka dy alternative të ofrimit të shërbimit, online dhe me paraqitjen në sportele. Bizneset më tepër preferojnë që veprimet t’i bëjnë në sportele, pasi 90% e tyre nuk e njohin anën informatike për të përdorur teknologjinë. Kjo tregon se ambienti i biznesit, ende nuk është i përgatitur për zbatimin e këtij procesi. Edhe administrata tatimore, doganore dhe kompanitë e certifikuara nuk janë gati. Për këto arsye procesi nuk ka për t’u zbatuar tani, duhet të marrë më shumë kohë. Faza e para e procesit që parashikon fiskalizimin për transaksionet pa para në dorë mes enteve publike dhe sipërmarrjes duhet të zgjaste 36 muaj. Më pas të kalohej në fazën e dytë. Për të kaluar te faza e fundit, për transaksionet me para në dorë mes bizneseve dhe konsumatorit maksimumi duhet t’u lihej 5 vjet kohë zbatimit të dy fazave të para”.

Shtyrje të afatit të fiskalizimit për biznesin e vogël rekomandoi edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë A.E Distribution shpk, z. Bledar Balla. Përfaqësuesi i kompanisë A. E Distrubution të tregtimit të pajisjeve fiskale dhe zgjedhjeve software-ike, përmend 6 elementë të procesit, që nga marrja e certifikatës elektronike dhe deri te trajnimet që do të kërkonin më shumë afat për t’u realizuar.

“Nuk jemi kundër procesit të fiskalizimit, por do të duhej të ishte kryer një analizë më e mirëmenduar dhe periudha e tranzicionit të ishte më e gjatë, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për abuzime. Në legjislacion është parashikuar që nga 1 shtatori të nisë faza e fiskalizimit për bizneset e vogla, ne sugjerojmë se për këtë fashë procesi duhet të shtyhet”.

Procesi i lëshimit të faturave elektronike ose siç njihet ndryshe fiskalizmi nisi zbatimin nga 1 janari 2021. Para zbatimit të fazës së parë procesi është shtyrë katër herë. Sipas të dhënave të administratës tatimore nga 1 janari deri 6 qershor 2021 numri i tatimpaguesve të fiskalizuar në total është 4,581; fatura me para në dorë të lëshuara janë 2,097,080; fatura pa para në dorë të lëshuara janë 69,647; numri i vizitave informuese të realizuara në biznese në total është 25,274; numri i trajnimeve që kanë marrë bizneset të realizuara në total janë 24,091 dhe numri i trajnimeve që kanë marrë kontabilistët në total janë 3,143.

Faza e tretë nis në shtator për të gjithë

Faza e tretë fillon në 1 shtator dhe përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.

Ndërsa faza e parë, për transaksionet me organet publike, që ka nisur nga 1 janari 2021, ishte më e kufizuar, faza e dytë që nis në korrik dhe e treta në shtator do të përfshijnë të gjitha subjekteve në vend, me përjashtim të ambulantëve dhe fermerëve (vlerësohet rreth 80 mijë në total).

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi kontabilist monitor fiskalizimi kontabilist monitor

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Qershor 2021, 07:51

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evro...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë