LIVE UPDATES
Ekonomi

CRCA thirrje qeverisë: Merrni masa që asnjë fëmijë të mos mbetet pa regjistruar në klasën e parë

18 Qershor 2021, 10:17 Nga DOSJA
CRCA thirrje qeverisë: Merrni masa që asnjë fëmijë

TIRANË- Mbi 140.000 familje në Shqipëri, nuk kanë ende akses në internet! Mbi 3600 fëmijë rrezikohen të mbeten pa shkollë.

CRCA/ECPAT Shqipëri i bën thirrje Qeverisë të rishikojë vendimin e saj për regjistrimin online të fëmijëve në klasën e parë!

Martini sapo ka mbushur 6 vieç. Ai ka ndjekur arsimin parashkollor në një prej institucioneve publike të Tiranës, por braktisja nga prindi kujdestar dhe proçedura e re e regjistrimit për në klasën e parë nëpërmjet aplikimit tek platforma e-Albania i rrezikon atij seriozisht gëzimin e së drejtës për arsim publik falas.

 Vajza e vogël që do të regjistrohej në klasë të parë dhe jeton në zonën e Astirit, e ka të pamundur që prindërit e saj të hyjnë në aplikacionin e-albania, pasi kjo zonë nuk është e përfshirë në këtë platformë.

 Ndërsa 6 vjeçari tjetër, nuk arrin dot të regjistrohet në shkollë, pasi rruga në të cilën banon ndodhet në një zonë e cila ndahet midis dy njësive administrative, njësisë 9 dhe njësisë 2, dhe të dyja këto njësi, nuk përfshijnë në aplikacion banesën e fëmijës.

 Këto raste, janë ankesat e prindërve pranë CRCA/ECPAT Shqipëri, lidhur me regjistrimin në klasë të parë të fëmijëve vetëm nëpërmjet aplikacionit e-albania.

 Tiranë, 18 Qershor 2021 – Vetëm dy ditë më parë, Qeveria njoftoi vendimin e saj se regjistrimi i të gjithë fëmijëve që nisin për herë të parë shkollën, do të bëhet nëpërmjet platformës e-Albania. Por ndërsa shumë familje këtë mënyrë regjistrimi e shohin si një thjeshtësim të procedurave, nuk duhet të harrojmë se ka shumë familje të tjera që për shkak të kushteve social-ekonomike, nivelit të ulët të arsimimit dhe varfërisë do të hasin probleme në regjistrimin e fëmijëve në shkollat publike.

Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se në Shqipëri 16.7% e familjeve nuk kanë akses në internet. Gjatë vitit 2020, vetëm 83.3% e familjeve shqiptare kishin akses në internet, krahasuar me 82.2% një viti më parë. Nëse marrim për bazë vetëm statistikat zyrtare, Qeveria shqiptare ka pranuar se le jashtë skemës së regjistrimit thuajse 17% të familjeve dhe fëmijëve të tyre. Vendimi më i fundit i Qeverisë duket qartazi që në gjendjen aktuale le jashtë të drejtës së arsimimit të gjithë fëmijët që jetojnë në varfëri, ata që i përkasin minoritetit Rom dhe Egjyptian, dhe ata që ndodhen në zona të thella të Shqipërisë, ku përdorimi i internetit është shpesh i paarritshëm.

CRCA/ECPAT Shqipëri është thellësisht e shqetësuar për këtë vendim të njëanshëm të Qeverisë, i cili shkel haptazi të drejtën e fëmijëve për arsimim, një e drejtë kjo që garantohet nga Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Për më tepër vendimi është marrë vetëm 1 ditë para hapjes së regjistrimeve në shkolla, pa një konsultim paraprak me shoqërinë civile, sindikatat e arsimit dhe shoqatat e prindërve, pa asnjë fushatë informimi nga institucionet përkatëse, gjë që ka krijuar ç’orientim dhe konfuzion në shumë familje.

Janë 61.445 familje në vendin tonë që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Sasia e ndihmës cash që Qeveria shqiptare jep për një familje është deri në shumën 8,000 Lek, e cila e bën të pamundur për ta pajisjen me një kompjuter, tablet, smartphone apo çdo lloj teknologjie nga ku mund të regjistrohen në e-Albania. Të dhënat e Bankës Botërore ndërkohë kanë parashikuar se pas periudhës së Covid -19, rreth 41.5% e shtetasve shqiptarëve do të jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme, me më pak se 5,5 dollarë për person në ditë. Përtej kësaj, një pjesë e prindërve që vijnë nga komunitete të margjinalizuara janë të paregjistruar ende në gjendjen civile, ndërsa ka një numër jo të vogël të fëmijëve që jetojnë me gjyshërit apo të afërm, ndërsa prindërit i kanë në emigracion apo i kanë braktisur fëmijët tërësisht.

Nisur nga kjo situatë që rrezikon të kthehet në një shkelje serioze të së drejtës bazë të arsimimit falas, të paktën të 3600 fëmijëve të klasës së parë anembanë Shqipërisë, CRCA/ECPAT Shqipëri i kërkon Qeverisë shqiptare që të rishikojë menjëherë vendimin e saj, duke krijuar mundësi alternative të regjistrimit të fëmijëve. Arsimi është një e drejtë për fëmijën dhe një detyrim për Qeverinë për ta ofruar falas atë! Ndërkohë që masa më e fundit, ngarkon kostot e arsimimit të fëmijëve te familjet shqiptare. Kjo në bindjen tonë është e padrejtë!

Nga ana tjetër ne i kërkojmë Komisionit të Mjeteve të Informimit dhe Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë, që të thërrasë një seancë dëgjimore urgjente me Ministren e Arsimit dhe shoqërinë civile, për të gjetur zgjidhje mbi këtë situatë të paprecedentë të krijuar që shkel hapatzi të drejtën e arsimimit të fëmijëve në Shqipëri.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale crca/ecpat regjistrimi i femijeve ne shkolla crca/ecpat regjistrimi i femijeve ne shkolla

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Qershor 2021, 07:51

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evro...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet