LIVE UPDATES
Ekonomi

Individët dhe bizneset hapën 356 mijë llogari bankare vitin e kaluar, por u mbyllën më shumë

18 Qershor 2021, 05:16 Nga DOSJA
Individët dhe bizneset hapën 356 mijë llogari bankare vitin e

Individët dhe bizneset hapën rreth 356 mijë llogari të reja bankare gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të raportit të përgjegjësisë sociale për vitin 2020, të Shoqatës Shqiptare të Bankave, vitin e kaluar bankat tregtare investuan gjithashtu rreth 7.5 milionë lekë në produkte me qëllim përmirësimin e përfshirjes financiare.

Pandemia e bëri më të prekshme se kurrë nevojën për të lëvizur më shpejt në dixhitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve bankare në distancë, por parakushti kryesor për këtë proces ngelet rritja e aksesit të publikut në këto shërbime.

Mbështetur në informacionet e Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar kishte rreth 2.96 milionë llogari bankare aktive. Pavarësisht se bankat raportojnë hapjen e 356 mijë llogarive të reja bankare, numri total i tyre, sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar pakësua me rreth 28 mijë. Rënia ishte veçanërisht e theksuar në segmentin e individëve. Kjo rënie mund të lidhet me ecurinë negative të punësimit vitin e kaluar, që ka çuar në mbylljen e shumë llogarive rrjedhëse të lidhura me pagat.

Por, nga ana tjetër, statistikat nuk ofrojnë një informacion shumë të qartë mbi numrin e individëve dhe subjekteve që kanë të paktën një llogari bankare aktive. Një e dhënë e tillë do të hidhte më shumë dritë mbi shkallën reale të aksesit të shqiptarëve në shërbimet bankare.

Strategjia Kombëtare e Pagesave Me Vlerë të Vogël, e vitit 2018, vinte në dukje se më pak se 40% e shqiptarëve në moshë madhore kishin një llogari bankare. Vlerësohet se kjo përqindje është sidomos e ulët në zonat rurale, ku edhe prania e njësive të shërbimeve bankare është e pakët. Për ekonomitë me të ardhura mbi mesataren, shkalla e zotërimit të një llogarie bankare është më e lartë se 70%.

Depërtimi relativisht i ulët i shërbimeve bankare është një nga arsyet kryesore pse Shqipëria ka një shkallë të lartë të përdorimit të parasë fizike në transkasionet ekonomike. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka treguar se 96% e pagesave të konsumatorëve kryhen në para cash. Megjithëse pandemia dha një ndikim pozitiv në drejtim të rritjes të përdorimit të kanaleve elektronike të pagesave, fakti që vetëm një pakicë e individëve kanë llogari bankare kufizon mundësitë e përfshirjes më të gjerë financiare dhe modernizimit të pagesave.

Banka e Shqipërisë ka vendosur si objektiv të vetin që shpenzimet paraprake për hapjen e një llogarie bankare dhe tarifat e detyrueshme të mirëmbajtjes mujore ose vjetore të shmangen. Arritja e këtij objektivi synohet të arrihet edhe nëpërmjet miratimit të një ligji të posaçëm që reflekton direktivën e BE-së për aksesin në llogarinë bankare bazike, krahasueshmërinë e komisioneve të llogarive të pagesave dhe kalimin e tyre nga një bankë te tjetra. Llogaria bazike e pagesës do të ketë një kosto zero ose simbolike dhe shihet si një instrument i rëndësishëm për të rritur përdorimin e shërbimeve bankare nga indvidët dhe bizneset e vogla. Afati më i fundit që Banka e Shqipërisë ka parashikuar për hartimin e një ligji të tillë është viti 2022.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi llogari bankare llogari bankare

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Qershor 2021, 07:51

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evro...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!