LIVE UPDATES
Editorial

Pse Perëndimi i frikësohet ri-ngjitjes në pushtet të VMRO-DPMNE

3 Dhjetor 2021, 12:39 Nga DOSJA
Pse Perëndimi i frikësohet ri-ngjitjes në pushtet të

Nga Janelle Clausen &Leon Hartwell

“Center for European Policy Analysis”

Nuk është asnjëherë një lajm i mirë, kur një parti politike me një histori të gjatë të nacionalizmit dhe një kriminalitet antagonist, kërcënon ta rimarrë pushtetin. Dhe kjo gjë është dyfish e tillë në Ballkan, për shkak të historive konfliktuale.

Prandaj ngjarjeve që po zhvillohen së fundmi në Maqedoninë e Veriut ia vlejnë një vëmendje emergjente, për shkak se ajo që duket si një mosmarrëveshje shumë lokale,mund të marrë befas një rëndësi më të madhe. Problemet e fundit nisën kur partia në pushtet, Unioni Social Demokrat i Maqedonisë (LSDM), doli shumë keq në zgjedhjet lokale.

Këto zgjedhje ishin një sinjal i mundshëm për zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të mbahen para kohe. Dhe në rast se ato do të fitohen nga opozita e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase- Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), e cila për pak sa nuk e rrëzoi qeverinë në një votëbesim në parlament – mund të ketë pasoja serioze shumë negative.

Së pari, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të bëhej akoma më i vështirë; dhe së dyti, kjo gjë mund të ndezë sërish flakët e mosmarrëveshjeve me fqinjët, të cilët janë lehtësisht në gjendje që t’ia vështirësojnë jetën një vendi që nuk ka dalje në det.

Ky skenar mund të dëmtojë më tej reputacionin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetet perëndimore. Me pak fjalë, ajo çka ndodh në Shkup ka shumë rëndësi. Pesë vjet më parë, LSDM dëboi nga pushteti nacionalistët e VMRO-DPMNE. Një vit më vonë, ajo fitoi kontrollin e bashkive më të mëdha të vendit, 57 nga 80 në total, duke i lënë opozitës vetëm 5 të tilla.

Tani LSDM mezi po qëndron në këmbë. Opozita fitoi në42 komuna, përfshirë kryeqytetin Shkup, duke e lënë partinë në pushtet me kontrollin e vetëm 16 qyteteve. Humbja e rëndë e nxiti jo vetëm liderin e partisë Zoran Zaev të shpallte dorëheqjen e tij si kryeministër, por edhe kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të paraqiste një mocion mosbesimi, që nëse do të kishte pasur sukses do të kishte çuar në formimin e një qeverie të re.

Vetëm largimi nga salla i deputeti Kastriot Rexhepi në minutën e fundit, deputet ky i një partie shqiptare, i mohoi opozitës pragun prej 61 votash (pak më vonë Rexhepi u rishfaq në sallë për të mohuar pretendimet e opozitës se ai ishte rrëmbyer).

Vendi është shumë i përçarë,dhe rruga e tij e ardhshme mbetet e paqartë. Diplomatët perëndimorë po angazhohen shumë këto kohë për zgjidhjen e ngërçit. Deputeti Rexhepi përmendi në mënyrë specifike “sinjalet e forta nga partnerët tanë strategjikë” si një shpjegim për mos-pjesëmarrjen e tij në votimin e rëndësishëm, “për të mirën e proceseve”.

Por çfarë mund të bëjë partia në pushtet? Pa një shumicë dhe një udhëheqje të qartë, ajo ka të ngjarë ta ketë shumë të vështirë të miratojë ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat e nevojshme për të luftuar korrupsionin, si dhe për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit në BE.

Një faktor që mund t’i përkeqësojë gjërat më tej, është zhgënjimi popullor ndaj aspiratave të parealizuara evropiane. Po ashtu mund të dëmtojnë jo pak edhe problemet,si kriza e vazhdueshme energjetike. Por le të numërojmë arsyet se përse VMRO-DPMNE, shkakton një alarm të tillë në Perëndim.

Së pari, kjo parti është ultra-nacionaliste, pra në një kontrast të plotë me multinacionalizmin që kërkon Bashkimi Evropian. Ndërkohë, kjo parti propagandon “antikvizacija”, një term i përdorur nga kundërshtarët për të përshkruar politikën identitare të VMRO-DPMNE, e cila e gjurmon republikën moderne tek sundimtari helen, Aleksandri i Madh. S’ka nevojë të thuhet se në këtë version të historisë nuk ka ndonjë vend domethënës për minoritetet.

Së dyti, gjatë qëndrimit të saj në pushtet, VMRO-DPMNE ishte shumë e njohur për nepotizëm, patronazh dhe për akte të drejtpërdrejta kriminale, përfshirë pastrimin e parave. Ish-lideri i partisë dhe kryeministri Nikola Gruevski,ka përgjuar më shumë se 20.000 njerëz në një vend të vogël prej 2.1 milionë banorësh. Në fakt ajo ishte kriza, që e katapultoi LSDM-në në pushtet.

Së treti, gjatë viteve të fundit, VMRO-DPMNE ka kaluar nga një pozicion pro-BE dhe pro-NATO-s në një retorikë në dukje pro-ruse dhe disi anti-perëndimore. Kjo është e nxitur nga Rusia dhe Serbia, të cilat kanë punuar për të promovuar ndjenjat anti-perëndimore dhe për të mbjellë përçarje në Maqedoninë e Veriut.

Së katërti, dhe e lidhur me çështjen e lartpërmendur, kjo partia ka një lidhje me dy fqinjët e NATO-s:Greqinë dhe Bullgarinë. Ajo ka pasur një qëndrim të fortë kundër Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi një sërë mosmarrëveshjesh midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e ka kundërshtuar hapur Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, një marrëveshje dypalëshe që synon të forcojë marrëdhëniet midis 2 vendeve.

Pra mesa duket, ekzistojnë arsye të forta për t’iu frikësuar rikthimit në pushtet të VMRO-DPMNE-së. “Antikvizacija”rrezikon që të forcohet në një vend që përbëhet nga maqedonas (64 për qind), shqiptarë (25 për qind), turq (3.5 për qind), romë (2.6 për qind) dhe grupe të tjera etnike.

Ndërkaq, ajo mund të kërcënojë të rihapë mosmarrëveshjen mbi emrin me Greqinë, dhe të zhbëjë Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë. Përkeqësimi i marrëdhënieve me 2 fqinjët do të siguronte “karburant” për nacionalistët grekë dhe bullgarë, dhe të dyja qeveritë do të detyroheshin që të bllokonin për një periudhë të pacaktuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo gjë do të krijonte një tension të panevojshëm midis tre aleatëve të NATO-s,si dhe do tëdobësonte aleancën, e cila vepron në bazë të konsensusit. Fituese në këtë skenar, siç ndodh shpeshherë kur gjërat shkojnë keq, do të ishte Rusia dhe miqtë e saj në Serbi.

Çfarë mund të ndihmojë në këtë situatë? Një deklaratë serioze e BE-së në mbështetje të anëtarësimit të afërt të vendit, dhe apeli për një qeveri të moderuar, mund t’i japë një farë ndihme një lidershipi të çorientuar, ashtu si edhe angazhimi aktiv në terren nga aleatët e NATO-s.

SHBA, BE dhe Britania e Madhe, duhet të vazhdojnë të promovojnë masat kundër korrupsionit, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Rusia – e akuzuar për organizimin e përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vitin 2016 – duhet të monitorohet nga afër veçanërisht për shkak të përpjekjeve të saj për ndërhyrje në zgjedhje, sidomos duke pasur parasysh se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Për të ndezur “zjarret nacionaliste”, pro-ruse dhe anti-perëndimore të VMRO-DPMNE-së, nuk duhen shumë përpjekje. Prandaj, mbështetja për Maqedoninë e Veriut duhet të orientohet në drejtim të ndihmës ndaj këtij vendit, për të luftuar keqinformimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti, që synojnë manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme. Pjesa tjetër është në dorën e popullit të Maqedonisë së Veriut.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial dialogu bullgari-maqedoni e veriut janelle clausen leon hartwell maqedoni e veriut zaev dialogu bullgari-maqedoni e veriut janelle clausen leon hartwell maqedoni e veriut zaev

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet