LIVE UPDATES
Politike

Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për vizitë lamtumire? Preferencat e kancelares për Ramën dhe Vuçiç, D

13 Shtator 2021, 06:31 Nga DOSJA
Pse Angela Merkel përzgjodhi Beogradin dhe Tiranën për

Turneu i lamtumirës i kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani kanë zgjuar interesim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike.

Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të BP. Tani po analizohet atje se çfarë do të thotë për rajonin largimi nga skena politike i kancelares Angela Merkel dhe nëse mund të pritet ndonjë ndryshim i rëndësishëm në politikën gjermane dhe evropiane.

Kur bëhet fjalë për Serbinë në veçanti, Gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëmekonomik, por edhe një vend, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian. Kësaj duhet t’i shtohet me siguri një notë personale që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka futur në raportet e tij me kancelaren Angela Merkel, gjë që opozita e ka kritikuar shumë shpesh.

Një pjesë e opozitës serbe beson se Angela Merkel, me qëndrimin e saj dashamirës ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe lëvizjet e tij autokratike, e bëri luftën politike të opozitës edhe më të vështirë për ndryshime dhe kjo favorizoi Partinë Përparimtare të Serbisë në pushtet (SNS).

Intersat gjermane

Ndaj nuk befason që kureshtja në Beograd lidhur me zgjedhjet parlamentare në Gjermani është e kuptueshme, thotë për DW Marko Savkoviq nga Fondi për Përsosmëri Politike. “Por duhet të presim pak deri në formimin e qeverisë së re dhe të shohim nëse do të ndryshojë diçka në politikën ndaj Serbisë dhe ndaj Ballkanit në tërësi.

Savkoviq shton se “duhet analizuar nëse interesat gjermane në rajonkanë ndryshuar. “Sipas mendimit tim, nuk kanë ndryshuar, sepse Gjermania është ende e interesuar për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, i cili nuk prodhon probleme. Ajo është e interesuar për një Ballkan ku rruga e emigrantëve është nën kontroll, e në të njëjtën kohë ka dhe një rritje të lartë të pranisë ekonomike gjermane në Serbi. Mendoj se ky do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Mbështetja lamtumirëse e Vuçiçit

Takimet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, si dhe bisedimet në Beograd me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt, mund të shihen si një lloj përgatitjeje për vizitën dhe bisedimet me kancelaren Angela Merkel në Beograd. Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane thotë për DW: “Angela Merkel po vjen për të bërë një vizitë lamtumire pak para zgjedhjeve në Serbi për të mbështetur përsëri Aleksandar Vuçiqin. Prania e saj do të përdoret nga presidenti serb për të treguar se ka mbështetje nga Perëndimi. Do të përdoret për fushatë zgjedhore në Serbi”, thotë Beshiri.

Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane beson se “nuk do të ketë ndryshime tektonike në politikën gjermane ndaj Serbisë, përveç se tani vendet e BE-së do të bëhen më të vetëdijshme, se partia SNS dhe lideri i saj, presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe marrëveshjet e arritura mes tyre në nëntë vitet e fundit”.

“Gjatë kësaj kohe Angela Merkel besonte se stabilokracia ishte më e rëndësishme sesa situata e brendshme në Serbi, duke pritur që çështja e Kosovës të zgjidhej njëherë e përgjithmonë, por as kjo nuk ndodhi”, thotë Beshiri.

Marko Savkoviq gjithashtu e sheh takimin me Christian Schmidt si një përgatitje për vizitën e Merkelit dhe shton se “Vuçiqi e priti Schmidtin brenda një dite dhe mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, në të cilën ai u përpoq të distancohej nga disa politika në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besoj se edhe në Berlin e kuptojnë si problematike idenë e të ashtuquajturës botë serbe”, thotë Savkoviq.

Po largohet mbështetësi i Vuçiçit në BE?

Çështja kryesore pas largimit të Angela Merkelit është nëse, dhe në çfarë mase, do të ndryshojë qëndrimi i BE-së ndaj Serbisë, veçanërisht ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiqit. Ekziston një besim i fortë në Serbi, se Merkeli ishte mbështetja kryesore e Vuçiqit në BE dhe se në këto kushte ishte e vështirë të bësh një luftë të barabartë politike me Vuçiqin në Serbi.

Marko Savkoviq vlerëson se “kjo marrëdhënie shpesh thjeshtohet, por ky besim është në thelb i vërtetë. Vuçiqi me qëndrimin konstruktiv ndaj Kosovës në vitet e para të pushtetit, dhe veçanërisht me qëndrimin e tij gjatë krizës së refugjatëve, e ka futur në borxh Merkelin. Vuçiqi vazhdimisht thekson se ajo ia ktheu këtë shërbim duke e mbështetur Serbinë. Fakt është që takimet mes tyre janë rralluar në disa vitet e fundit, ndaj mendoj se kjo vizitë mund të konsiderohet si një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Marko Savkoviq.

Por Bashkimi Evropian nuk është një krijesë homogjene, nënvizon Naim Leo Beshiri.

“Shumica e vendeve të BE-së ishin kritike ndaj asaj që po ndodhte në Serbi, por Gjermania shpesh i qetësonte këto zëra kritikë, sepse vendosi stabilitetin e rajonit në vend të parë”. Sa i përket opozitës serbe, ajo nuk ofroi asgjë të re kur është fjala për Kosovën ose Bosnjë-Hercegovinën, dhe përveç kësaj ata ishin shumë kritikë ndaj disa kërkesave për reforma që vinin nga BE. Prandaj nuk është për t’u habitur që asnjë mbështetje serioze për opozitën në Serbi nuk erdhi prej andej“, thotë Beshiri.

Opozita duhet të jetë më e kujdesshme në vlerësimet e saj, shton Marko Savkoviq, “sepse një Gjermani demokratike do t’i nevojitet çdo aktori politik në Serbi”Duhet të nënvizojmë se Gjermania është një nga vendet që dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës, të cilat janë shumë të forta, kur bëhet fjalë për gjendjen e demokracisë në Serbi. Prandaj është e nevojshme që ata të veprojnë në mënyrë proaktive ndaj qeverisë së re gjermane, kushdo që fiton pushtetin”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Pse pikërisht Tirana dhe Beogradi?

Fakti që Angela Merkel do të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën gjatë turneut lamtumirës në Ballkan ka ngritur pyetje të shumta, para së gjithash pse u zgjodhën pikërisht këto qytete?

“Më duket se Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama i duken Merkelit si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, thotë për DW, Naim Leo Beshiri.

Marko Savkoviq pohon se “është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, sepse ka mundur të përzgjidhet edhe Bosnjë-Hercegovina, e cila është në një krizë të përhershme”. Interesate është që Merkel nuk do të shkojë as në Kosovë. Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, konstaton Savkoviq.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike merkel ne serbi turi i merkel merkel ne serbi turi i merkel

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë