Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Politike
Qeveria e re, Meta i dërgon shkresë Prokurorisë: Verifikoni çdo ministër të propozuar nga Rama, sa më shpejt
12 Shtator 2021, 19:39Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Përgjithshem për të gjithë emrat e propozuar si ministra nga kryeministri Edi Rama, për të ndërtuar qeverinë e re. Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se Meta, kërkon të informohet në një kohë sa më të shpejtë në lidhje me procese hetimore apo penale që mund të jenë nisur për kandidatët e propozuar nga kryeministri.
Kreu i Shtetit kërkon të dije nëse ka procese për emrat e propozuar, dhe në çfarë faze janë ato. Në kërkesë theksohet se përgjigjet duhet të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve, siç edhe e kërkon procedura.
Vetëm një ditë më parë Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Edi Ramës si kryeministër të Shqipërisë, duke i dhënë dritën ‘jeshile’ për të udhëhequr qeverinë. Edhe më datë dhjetë, Meta mbështeti zgjedhjen e Lindita Nikollës në Krye të Kuvendit teksa shton te se nuk ka më kohë për bojkot, duke treguar se marrëdhëniet mes tij dhe Institucioneve si Qeveria e Kuvendi, po merrnin kthesë tjetër.
Nuk dimë të themi nëse kjo kërkesë e publikuar këtë mbrëmje është thjesht procedurë burokratike, apo Meta u kthye në pozicionin e kundërshtarit të Ramës, rol që ka mbajtur gjatë dy viteve të fundit.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur për të bërë homazhe për Azem Hajdarin, në 23-vjetorin e vrasjes së tij. I shoqëruar nga djali i të ndjerit...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha po tregon çdo herë e më shumë se nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas përsa i përket luftës që i ka shpallur kryed...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur të përkujtojë Azem Hajdarin në 23-vjetorin e vrasjes së tij, me një thirrje drejtuar demokratëve për tu n...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. ‘Azem ti je gjallë’ e nis dhe e mbyll Berisha shkrimin...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, aty ku u zhvillua seanca e radhës e dhurimit vullnet...
TIRANË– Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja e Azem Hajdarit, udhëheqësit dhe prijësit të Lëvizjes Studentore. 23 vite më parë, më 12 shtator të viti...
TIRANË– Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kryedemokratin Lulzim Basha, se ky i fundit mund të jetë ‘non grata’ në SHBA, bien poshtë.Dy ditë më pa...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit. Basha ndau në ‘Facebook’ foto nga ky ...
TIRANË– Deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka pulikuar një video ditën e sotme, ku thuhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres përsa i përke...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme Azem Hajdarin. Demokratët, në shenjë nderimi ndaj figurës së Hajdarit, kanë kryer homazhe në...