LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e banesës tek ‘Petro Nini’/ 5 orë tensione mes banorëve dhe Policisë. Rama: S’kam fuqi mbi Gjykatën (Foto+Vid

11 Mars 2019, 09:07 Nga DOSJA
Shembja e banesës tek ‘Petro Nini’/ 5 orë tensione mes

TIRANË- Banorët e ndërtesës pranë gjimnazit “Petro Nini” u zgjuan mëngjesin e sotëm me punonjësit e IKMT-së që u kërkonin të lironin shtëpitë. Që prej atij momenti prej 5 orësh, anëtarët e 4 familjeve u përplasën me policinë dhe punonjësit e Përmbarimit në përpjekje për të mbrojtur pronën e tyre. Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, do të shembet, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesën iu është kthyer pronarëve. Nga kjo shembje, preken rreth 15 banorë që iu përkasin 4 familjeje. Ata refuzojnë të lirojnë banesat e tyre. Një nga anëtaret e kësaj familjeje është një grua shtatzënë, e cila është përplasur edhe me policinë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa prej banorëve që kanë kundërshtuar ndërhyrjen e IKMT. Madje njëra prej tyre, Blerta Sadiku është efektive e repartit të Shqiponjave. Banorët janë shprehur se pronën e kanë blerë që në vitin 1939, kohë edhe kur ajo është sekuestruar nga qeveria e kohës. Ata pretendojnë se vendimi i Apelit është i padrejtë pasi prona nuk është marrë pas 28 nëntorit të vitit 1944 dhe duhet t’i rikthehet pronarit sipas ligjit 7501.  Në shenjë revolte banorët i vunë flakën disa mbeturinave anash banesës, por me ndërhyrjen e policisë, zjarri u shua. Banorët thonë se nuk kanë për t’a lejuar shembjen, pasi sipas tyre kjo është grabitje. Sipas tyre, ndërtesa është në proces legalizimit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Policia e Shtetit e ka detyrim ligjor të mbështesë përmbarimin, por edhe që të jetë edhe dinjitoze, gjë që sipas tij sot nuk ka ndodhur. Kryeministri Edi u shpreh se pamjet e transmetuara ishin të trishta, por qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj tha se do t’i ofronte banorëve të shtëpive strehim në banesat sociale. Dita e sotme u mbyll. Betejën e parë e fituan banorët, ndërsa presin me ankth të nesërmen. 

Zhvillimet orë pas ore nga tensionet tek Petro Nini:

Ora 16:00- Banorja: S’ ka marrëveshje për shtëpinë, e kemi në proces legalizimi

Njëra prej banoreve të ndërtesës që do të shëmbet tek Petro Nini është shprehur nuk do të ketë një marrëveshje për pronën e saj. Ajo u shpreh se ndërtesa e tyre është ende në proces legalizimi.

Ora 

Kryebashkiaku Veliaj shkruan se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë përfshirje me rastin por se është i gatshëm që të ofrojë mbështetje me banesa sociale pavarësisht vendimit të gjykatës.

Ora 15:33 – Policia largohet nga banesa tek Petro Nini

Policia e Tiranës, pas më shumë 5 orësh, është larguar nga banesa tek “Petro Nini” e cila do të shembej.

Ora 15: 23- Shembja e banesës tek “Petro Nini”/ Cilët janë gjyqtarët që kanë dhënë vendimin

4 familje pritet të dalin në rrugë nga ora në orë, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, do të shembet, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesën iu është kthyer pronarëve.

Ora 14:40–  Prishja e banesës tek ‘Petro Nini’, Rama: S’kam asnjë fuqi

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur pamjet e transmetuara nga mediet si të trishtueshme, por shprehet se ai nuk ka asnjë fuqi përballë përmbarimit. 

Ora 14:15- Sandër Lleshaj ‘dush të ftohtë’ policëve: Duhet të jeni dinjitozë, sot s’ishit

Rreth situatës së krijuar dhe shoqërimeve të bëra nga ana e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm. Ai shprehet se ndonëse policia e ka detyrim ligjor të jetë pranë përmbaruesve, ajo ka gjithashtu detyrë që të jetë dinjitoze, që sipas tij nuk kanë qenë. 

Ora 12:10- Përmbaruesit shkelmojnë portën ndërsa tentojnë të hyjnë në banesë prë të nxjerë familjarët e tjerë. 

Dosja.al ka fiksuar momentet kur përmbaruesit pasi prishin bravën e derës me vare, shkelmojnë atë ndërsa nga ana tjetër banorët mbështeten pas saj duke mos lejuar përmbaruesit të hyjnë. 

Ora 11:50-  Foto për të mos u humbur, policet ‘shpërthejnë’ në lot nga klithmat e nënave dhe fëmijëve

Dosja.al ka siguruar foto nga momentet kur disa efektive të Policisë së Shtetit shpërthejnë në lot teksa përpiqen të qetësojnë fëmijët dhe nënat e tyre, të cilët klithin nga situata e krijuar dhe frika se do të mbeten rrugëve. 

Ora 11:18- Gruaja shtatzënë lutet që të futet në banesë, fëmija qan me të madhe, polica s’e lejon (VD)

Dosja.al ka siguruar videon e momentit kur gruaja shtatzënë është duke debatuar me forcat e policisë dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. 

Ora 11:05- ‘Ky shtet është shkë*dhatë, ky shtet është by*qir’, revolta e banorit tek Petro Nini: Na vodhën hajdutët, dëgjoje Arta Marku! (VD)

Njëri nga banorët ka shpërthyer në sharje ndaj autoriteteve dhe prokurorisë, ndërkohë që nuk lë pa përmendur edhe prokuroren Arta Marku.

Ora 10:48- Tensione te “Petro Nini”, shoqërohen në polici disa banorë, një grua humb ndjenjat (VIDEO)

Banorët janë përplasur me policinë dhe janë arrestuar disa prej tyre. Ata shfaqen në gjendje të rëndë psikologjike dhe janë shtrirë në rrugë dhe qajnë. Në momentin e arrestimit një grua ka humbur ndjenjat pasi ishte shumë e tensionuar nga situata e krijuar e cila është ndihmuar nga qytetarët.

Ora 10:40- Iu rrezikohet banesa, fëmijët tentojnë të hidhen nga çatia, gruaja shtatzënë e shtrirë në rrugë (VD)

Banorët janë në gjendje të rëndë psikologjike dhe janë shfaqur në rrugë të shtrirë dhe duke qarë. Ata i kanë vënë edhe flakën banesës disa mbeturinave, që rrezikojnë të përfshijnë dhe objektin. Fëmijët e banorëve kanë tentuar të hidhen nga çatia por janë parandaluar nga policia.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander gavoci banorët e tensionuar blerta sadiku shembet banesa ne tirane shembja e baneses tek petro nini aleksander gavoci banorët e tensionuar blerta sadiku shembet banesa ne tirane shembja e baneses tek petro nini

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Mars 2019, 13:16

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj