Aktualitet

Nga të ‘ngelurit’ e Vetting-ut tek akuzuarit për pasurinë, cilët janë 4 gjyqtarët që dhanë vendimin për banesën tek Petro Nini

Banorët kanë afishuar në shenjë proteste, edhe emrat e gjyqtarëve që sipas tyre, kanë dhënë një vendim abuziv.Gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim janë: Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj, Elona Stavri dhe Zeqine Sollaku.
Featured image of article: Nga të ‘ngelurit’ e Vetting-ut tek akuzuarit për pasurinë, cilët janë 4 gjyqtarët që dhanë vendimin për banesën tek Petro Nini Gjyqtarët që dhanë vendimin për shembjen e banesës

TIRANË– 4 familje pritet të dalin në rrugë nga ora në orë, pas ndërhyrjes së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Banesa në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, do të shembet, pasi toka ku ata kanë ndërtuar banesën iu është kthyer pronarëve. Përplasje, tensione, shoqërime në polici ka pasur sot pranë banesës në Tiranë. Banorët kundërshtojnë vendimin, pasi sipas tyre, ata e kanë me dokumentacion të rregullt pronën.

Banorët kanë afishuar në shenjë proteste, edhe emrat e gjyqtarëve që sipas tyre, kanë dhënë një vendim abuziv.

Por cilët janë disa nga gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim?

Gjyqtarët që kanë dhënë këtë vendim janë: Gjin Gjoni dhe Hysni Demiraj, Elona Stavri dhe Zeqine Sollaku.

Hysni Demiraj

Hyni Demoriaj nuk ka kaluar Vettingun pas problemeve me justifikimin e pasurisë dhe disa vendime gjyqësore të dhëna në Gjykatën e Apelit të Tiranës.  

Hysni Demiraj filloi karrierën në fillim të viteve ’90 si hetues dhe më pas si prokuror në Tropojë. Në mesin e viteve ’90 u emërua gjyqtar në Gjirokastër, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2009, kur u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërsa në vitin 2016 u zgjodh kryetar i kësaj gjykate.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zeqine Sollaku

Zeqine Sollaku është gruaja e Theodhori Sollaku, bashkëshortja e ish-prokurorit të Përgjithshëm. Ajo ishte një ndër gjyqtaret që do të vendoste për konfiktin e pronësisë së “Top Channel” por u përjashtua nga trupa me arsye konflik interesi. Një çështje tjetër me bujshme është edhe ajo e Rexhep Rrajës, ku Sollaku është një nga gjyqtarët e çështjes. 

Gjin Gjoni

Gjin Gjni është gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, njëherësh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kolegjit Zgjedhor. Është një ndër të paktët gjyqtarë që KLD i ka dhënë leje vjetore dy-vjeçare prindërore. Ndaj tij nuk kanë munguar edhe akuzat për pasurinë e tij.  

Elona Stavri

Elona Stavri është gjyqtare pranë Gjykates së Apelit Tiranë.

(J.V/Dosja.al)

 

Shto Koment