LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti Meta dekoron me titullin “Nënë Tereza”, drejtuesit e ‘People to People International’ (FOTO)

11 Mars 2019, 12:50 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron me titullin “Nënë Tereza”,

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Presidenten e organizatës ndërkombëtare “People to People International”, zonjën Mary Jean Eisenhower, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në Atlanta të SHBA, Ambasadorin Theodore Roosevelt Britton.

Presidenti Meta u dorëzoi dy personaliteve të shquara amerikane titullin e lartë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm në promovimin dhe prezantimin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si drejtues të organizatës ndërkombëtare “People to People International”, që është e pranishme edhe në Shqipëri.

Fjala e Presidentit të Republikës:“I dashur Ambasador Theodore Britton dhe zonja Mary Eisenhower, Familjarë të nderuar, miq dhe të ftuar!

Jam i gëzuar që kam mundësinë në cilësinë e Presidentit të Republikës të vlerësoj sot dy njerëz të shquar e të nderuar, një zotëri dhe diplomat të respektuar dhe një zonjë të nderuar, humaniste dhe partnere paqeje, e cila drejton një nga organizatat më të njohura në botë: ‘People to People International’, e themeluar nga gjyshi i saj, Presidenti amerikan Eisenhower, çlirimtari i Europës, i cili udhëhoqi forcat aleate që i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore.

Zonja Eisenhower dhe Ambasadori Britton nuk kanë nevojë për shumë prezantim, pasi ata janë njerëz që gëzojnë respekt të lartë e që nderohen në sferat e jetës ku janë përfshirë dhe angazhuar, veçanërisht si udhëheqës të “People to People International”, me prani edhe në vendin tonë.

Unë nuk pata asnjë hezitim kur gjeta propozimin në tryezën time për të vlerësuar këto dy personalitete me Dekoratën e “Nënës Terezës”, një nga medaljet më të larta që jepen në emër të humanistes me famë botërore, e cila ia kushtoi jetën e saj ndihmës për njerëzit në nevojë.

I dashur Ambasadori Britton,

Kontributi juaj shumë i vlefshëm si Konsulli i Përgjithshëm i Nderit i Shqipërisë në Atlanta të Shteteve të Bashkuara që nga viti 2006, detyrë që e keni mbajtur me nder dhe dinjitet, qenia anëtar i bordit të drejtuesve të ‘People to People International’, të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë si dhe në shumë organizata të tjera amerikane, por dhe arritjet që keni shënuar në jetën tuaj më inkurajuan t’ju vlerësoj me Dekoratën “Nënë Tereza”.

Ambasadori Britton ka treguar një interes të veçantë dhe mbetet një mik jetëgjatë dhe i vendosur i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Dekorata e sotme e “Nënë Tereza” është një vlerësim tjetër që i jepet atij nga një vend, që e do shumë por edhe që e respekton atë pa fund.

E dashur zonja Eisenhower,

Edhe roli e vepra juaj është po aq e rëndësishme, jo vetëm ndaj paqes në botë, por sidomos kontributi juaj i prekshëm në promovimin e vendit tonë duke prezantuar e përmendur Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara dhe më tej gjatë fjalimeve dhe diskutimeve tuaja, që nëpërmjet misionit tuaj e kanë vendosur vendin tonë në hartën e botës për mirë.

Vizita juaj e parë në Shqipëri u bë në vitin 2000 për të ndihmuar chapterat shqiptarë të “People to People International”, të cilët ndihmuan shqiptarët e Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë periudhës së genocidit dhe më vonë ju vazhduat të vinit në këtë vend, me të cilin ratë shumë shpejt në dashuri.

Puna juaj me disa programe të “People to People International”, me Forumin Rinor Botëror, me Operacionin Ndërkombëtar të Fëmijëve, Nismën Globale të Paqes, me Kampin e Paqes, Nismat Globale të Minave me Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe shumë të tjera kanë përfshirë edhe shumë studentë shqiptarë e të rritur, të cilët janë përfshirë duke i hyrë një udhëtimi vendimtar për të vendosur paqen aq shumë të nevojshme në botë.

Znj.Eisenhower iu bashkua në vitin 1998 organizatës për të vazhduar e çuar edhe më tej ëndrrën e të gjyshit të saj, Presidentit. Eisenhower, – që më vonë u shndërrua edhe në vetë ëndrrën e saj. Ajo aktualisht është Presidente e “People to People International”.

Të nderuar Zonja Eisenhower dhe Ambasadori Britton,

Do të doja të përftoja gjithashtu nga ky rast për të vlerësuar edhe degët e “People to People International, të cilët janë shndërruar në Ambasadorë të Mirë Shqiptarë dhe nëpërmet familjes suaj globale, kanë promovuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju faleminderit shumë për të gjithë kontributin që keni dhënë për promovimin e vlerave më të mira të kombit tonë!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dekorohet ilir meta people to people international dekorohet ilir meta people to people international


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit