LIVE UPDATES
Politike

Post-zgjedhje/ Basha nuk përmbahet para kundërshtarëve: Na zgjodhën ne, jemi familje vlerash. Ata garuan me kriminelë e ana

3 Qershor 2021, 11:50 Nga DOSJA
Post-zgjedhje/ Basha nuk përmbahet para kundërshtarëve: Na

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime sot me demokratët e Kavajës, Rrogozhinës dhe të dy njësive 15-16. Në komunikimin e tij me demokratët, Basha u shpreh se ishin të vendosur që të bindnin vendet aleate të Shqipërisë, për masakren elektorale, për të hartuar më pas një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë Shqipërisë. Në fjalën e tij, numri një i PD-së nuk i ka kursyer as ofendimet ndaj kundërshtarëve të opozitës, duke i cilësuar si të lidhur me botën e krimit dhe analfabetë.


“Ata e kuptuan se beteja nuk bëhej për karrigen time dhe karriget tuaja, ata e besuan dhe e besojnë se përballë një pakice harbutësh të korruptuar të cilët kishin dhe kanë për qëllim ta mbajnë vendin peng për xhepat e tyre kishte vetëm një alternativë: familja jonë politike. E vetmja familje vlerash. Ata me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi me shokë e ne me njerëz të vlerave, kulturës, intelektualë.  Edhe në këtë fushatë kështu dolëm, ata me krimin në krah, ne me njerëz të vlerave, me intelektualë të spikatur. Mos i ulni kokat, kokat do t’ua ulim hajdutëve dhe kriminelëve. Ta çmontojmë këtë regjim duke bërë të mundur që atë që përkohësisht e ndalën shpresën dhe aspiratën, dëshirën dhe vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim ta bëjmë realitet. Sepse me të vërtetë me 25 prill ka rënë demokracia, por nuk kanë rënë shqiptarët, nuk ka rënë Partia Demokratike,“-tha Basha.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Kavajë

Faleminderit zoti kryetar! Zonja drejtuese politike, kandidat, drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në degën e Kavajës. Veteran, themelues, qëndrestarë, drejtuese të Forumit të Lidhjes Demokatike të Gruas, të rinj e të reja të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë më të thellë nga zemra që jam sot në mesin tuaj e t’ju falënderoj për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Më keni qëndruar në krah në sfidat e betejave të mëparshme atëherë dhe më pas në sfidat e qeverisjes të Partisë Demokratike, të cilat i kthyem në realitet, i kthyem në mirësi për njerëzit, e më keni qëndruar në krah në beteja e pareshtura dhe sakrificat e jashtëzakonshme të përballjes me Edi Ramën dhe regjimin e tij duke bërë kështu të mundur, pra, që jo vetëm të rrisnim e të projektonim projektin tonë politik të ndryshimit, por duke e konsideruar veten time në këtë mënyrë një insvestim tuajin duke ju patur në krah prej ditës së parë e në vazhdim në të gjitha betejat dhe në të gjitha sfidat. Ndaj, siç më keni pritur me zemër të hapur, ashtu e kam zemrën e hapur për t’ju thënë sot faleminderit dhe mirënjohje të thellë për gjithçka që keni bërë! Fjalët dhe qëndimet që kam mbajtur gjatë këtij turi nuk janë thjesht ndjenja që burojnë nga zemra, por janë mbi të gjitha frymëzimi që marr kur shoh, kur ju takoj demokratëve anembanë vendit, sfiduar nga makineria më e madhe dhe më e përbindshme e korrupsionit dhe e krimit elektoral që ka njohur Shqipëria në 30 vite, por në të njëjtën kohë ballëlartë sepse nuk i ikët betejës, zgjodhët të qëndronit, zgjodhët të përballeshit anembanë vendit, zgjodhët të përballeshit me dinjitetin më të madh dhe me trimërinë që e keni trashëgim nga orët e para të përmbysjes së diktaturës, nga orët e para të demokacisë , që janë orët e Kavajës dhe të rinisë së Kavajës. Këtë e dinë të gjithë, e di dhe kundërshtari, i cili njësoj si në ato vite, edhe kësaj radhe u përpoq ta përgjakte qëndresën tonë. Me sulmin barbar ndaj Bled Okshtunit, po asgjë dhe askush nuk mund ta thotë më mirë sesa Vullneti, i ati i tij, kur e pyetën sa kohë ka që është aktivizuar Bledi me Partinë Demokratike, tha që kur ka lindur. Që kur ka lindur dhe që do të vazhdojë sa të ketë frymë. I kam dëgjuar, lexuar, e rilexuar disaherë shprehjet e tij pas sulmit barbar në zyrat tona. Sepse nga njëra anë, padiskutim më shkaktonin një emocion të thellë, siç ma shkaktojnë edhe sot, po nga ana tjetër janë një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua dhe për këdo ku ndodhemi këtu, në këtë tokë të demokracisë, ku kurrë, asnjëherë pishtari i ndezur nga rinia e Kavajës për liri dhe demokraci nuk është shuajtur. As në ditët më të errëta ku qyteti, bashkia dhe komunat ranë në dorë të llumit dhe të kriminelëve. Ndaj më vjen mirë që ndodhem mes jush dhe ju shoh, ashtu siç shoh anembanë Shqipërisë që në shpirtrat tuaj, në zemrat tuaja dhe në sytë tuaj, mërzia, dëshpërimi, zhgënjimi i orëve të para, i kanë lënë vend zemërimit për padrejtësinë e 25 prillit, por po kështu vendosmërisë për të vazhduar misionin tonë, mision i cili peshon me gjithë peshën e tij mbi supet e demokratëve, peshë e cila është shumë më e madhe se Partia Demokratike. Sepse është pesha e fateve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ndaj më vjen mirë që ju gjej ballëlartë dhe krenar për betejën e kryer përball një mekanizmi, një makinerie të paparë të masakrës zgjedhore që kombinonte në vetvete dogmatizmin dhe urrejtjen patologjike për kundërshtarin politik të regjimit komunist, me harbutërinë dhe poshtërsinë dhe terrorin e regjimit të korruptuar të 2001, dhe bandat, shoqëuesit e pandarë të pushtetit të Edi Ramës si në 2017 dhe akoma më shumë në 2021. E pra përkundër zmadhimit të kësaj makinerie, agresionit të drejtpërdrejtë ndaj gjithsecilit prej jush, demokratët e Kavajës jo vetëm qëndruan, por i ofruan betejë shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, fshat më fshat, nuk u tundën për asnjë çast dhe arritët përkundër këtij presioni jo vetëm të mbeteshim në këmbë e të qëndronim, por të rriteshim, të bëheshim më të fortë dhe më të mëdhenj.
Ishte angazhimi juaj dhe shpirti i vetmohimit që pash atë natë kur u godit zyra jonë, ishte vendosmëria për t’i shkuar deri në fund betejës këtu në Kavajë sikundër anembanë Shqipërisë. Faktori kryesor se pse me gjithë angazhimin e kundërshtarit në këtë masakër zgjedhore, ne dolëm nga beteja më të mëdhenj dhe më të fortë seç hymë. Më të mëdhenj jo thjesht në kuptimin numerik të shqiptarëve që zgjodhën të na besonin e të na ndiqnin, ku në fakt në duart tona s’kishte asgjë, asnjë pushtet njësoj si në 91-shin. Por zemrat i kishim ploë me shpresë, me besim, me qëllime të mira për të zgjidhur problemet e panumërta që ky regjim j’ua ka ngarkuar kapicë mbi shpinë, që ky regjim j’ua ka zbrazur tavolinat dhe xhepat. Dhe nga ana tjetër, erdhëm në këtë betejë pas disa betejave të tjera të cilat kanë faktuar se Partia Demokratike është e vetmja forcë në Ballkan dhe në Europën Lindore që i ka mbijetuar fatit dhe historisë për një arsye të vetme: sepse kurrë nuk e ka parë pushtetin si asgjë tjetër, përveçse një mjet për t’i shërbyer qytetarëve.
Ky ishte dhe elementi kryesor i besimit që u ngjall në zemrat e kavajasve dhe të gjithë shqiptarëve. Ata e kuptuan se beteja nuk bëhej për karrigen time dhe karriget tuaja, ata e besuan dhe e besojnë se përballë një pakice harbutësh të korruptuar të cilët kishin dhe kanë për qëllim ta mbajnë vendin peng për xhepat e tyre kishte vetëm një alternativë: familja jonë politike. E vetmja familje vlerash. Ata me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi me shokë e ne me njerëz të vlerave, kulturës, intelektualë. Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi. Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjesht një betejë e pabarabartë. Por ka qenë një masakër kapilare zgjedhore ku ditë për ditë dalin e zbulohen fakte, prova e dimensione të reja të kësaj masakre. Jeta e gjithsecilit prej nesh, e gjithsecilit prej atyre që përfaqësonin këtu demokratët e Kavajës, e qytetarëve, bashkëqytetarëve tuaj shënohet nga momente të veçanta dhe unë besoj se ky është një nga ato momente të veçanta kur na duhet të marrim vendime të mëdha. Padiskutim këto kanë qenë vite të vështira, nuk kanë qenë vite as privilegjesh e as përkëdhelje, as për mua dhe lidershipin tim, por as për ju dhe ju jeni vetë dëshmitarë e kësaj që po them sepse keni qenë bashkëshoqëruesit e bashkëluftëtarët e këtyre sakrificave. Por ajo që kemi arritur së bashku nuk mund të hidhet përtokë, as të bëjmë sikur s’e shikojmë për interesa apo mërira të çastit. Ne kemi arritur bashkimin më të madh të zemrave për shkak të vlerave tona, për shkak të synimeve tona, për shkak të programit tonë. Ne kemi arritur frontin më të madh opozitar në 30 vjet pluralizëm dhe bashkimin më të madh shoqëror me  të gjithë grupet e interesit dhe të gjithë qytetarët që është edhe arsyeja sepse regjimi kreu masakrën më të madhe zgjedhore. Ajo që ka ndodhur me 25 prill nuk është një proces tjetër zgjedhor me disa probleme. Me 25 prill ka rënë perdja e hekurt dhe është asgjësuar instrumenti i vetëm i ndryshimit që kishte mbetur që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka rënë demokracia. Demokraci do të thotë vullnet i shumicës dhe kur vullneti i shumicës tjetërsohet dhe pakica i mbivendoset me të gjithë mekanizmat, atëherë nuk kemi të bëjmë më me demokraci, atëherë kemi të bëjmë me një regjim. Sepse njësoj si në 91-shin , 25 prilli njësoj si me 31 mars kishte zgjedhje pa zgjidhje. Pa zgjidhje sepse vullnetit të shumicës për ndryshim, për rotacion, aspiratës dhe shpresës së shumicës së shqiptarëve për të larguar regjimin e 8 viteve dhe për t’i hapur rrugë ndryshimit, iu mbivendos me dhunë dhe me mekanizmat e shtetit të krimit pakica. Pra, beteja sot nuk është më një përballje midis dy kampeve politike dhe nuk është një përballje thjesht dhe vetëm për  të rritur e shtuar mbështetjen elektorale. Beteja sot është ekzistenciale, do të kemi apo s’do të kemi demokraci në këtë vend.
Detyra jonë është që në këtë betejë të organizojmë dhe të marrim me vete pikërisht atë shumicë të dhunuar të 25 prillit e cila sot pikëpyetjet e para 25 prillit i ka edhe më të mëdha. Atë shumicë që  votoi për ndryshim dhe që dhunshëm iu mohua përkohësisht ndryshimi, e cila sot jo vetëm nuk është e kënaqur, por është e shokuar, e tronditur, e zhgënjyer nga njëra anë, dhe nga na tjetër akoma më e dëshiruar për ndryshimin.
Kjo është gjendja që ju e njihni. Tani çështja është kush do ta bëjë këtë punë. Kush përveç nesh e ka forcën për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ka moralin për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ruajti besimin e shqiptarëve për ta çuar deri në fund misionin dhe kërkesat e vullnetin e tyre për ndryshim? Ndaj kemi një detyrim të dyfishtë jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët ju pritë në këtë betejë, por mbi të gjithë para fateve të Shqipërisë, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve tyre për ta çuar betejën deri në fund. Dhe ne e kemi matur veten tonë këto 30 vite jo me sa herë na ka rrëzuar fati apo tekat e historisë, por me sa herë kemi ditur të ringrihemi dhe me çfarë fuqie kemi ditur të ringrihemi dhe si e kemi projektuar këtë fuqi tek individët, tek qytetarët për t’i marrë me vete në këtë betejë. Pra, njësoj si në zemrat e shqiptarëve, zemëratës së ligjshme për padrejtësinë e 25 prillit, po i lë vend pikëpyetjet për hapat që do të hedhim, ne na lind detyra që pas zemëratës t’i japim përgjigje këtyre pikëpyetjeve. Përgjigja e parë që keni marrë nga kryetari i Partisë Demokratike që në ditët e para që duhet të kumbojë fort nga Kavaja e kudo në Shqipëri edhe njëherë, është që ne as i njohim dhe as nuk do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore të 25 prillit. Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin. Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës.

Rrogozhinë

Zgjodhem rrugën më të vështirë sepse ne jemi njerëz të vlerave, ne jemi njerëz të qëndresës. Askush nuk u detyroi ju dhe fëmijët tuaj, bijtë dhe bijat tuaja, gratë dhe burrat e Rrogozhinës të qëndronit fort para atij amalgami, para asaj përzierjeje të krimit , të oligarkise dhe të shtetit të bërë njish me partine. Mund të kishit zgjedhur diçka tjetër, të rrinit në shtepi, të largoheshit, mos të merrnit pjesë në fushatë apo akoma më keq siç ka bërë ndokush, duke shkelur mbi sakrificen dhe gjakun e demokratëve, ta shisnit shpirtin tuaj, por ju zgjodhët të qëndronit sepse këto 30 vite është bërë më e fortë, ka dalë më e madhe nga sfidat pikërisht sepse përbëhet nga njerëzit e vlerave, nga familja e vlerave dhe kështu qëndrojmë fuqishëm edhe më 25 prill para shqiptarëve dhe para gjithë botës.
Ndaj para vlerave ne do vazhdojmë, do ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku sepse 25 prilli i vitit 2021, ishin zgjedhje pa zgjidhje, njësoj si 31 marsi i vitit 1991. Shumë prej të rinjve as nuk e dinë se çfarë është 31 marsi i vitit 1991, por themeluesit dhe qëndresëtarët e dinë fare mirë së si vala e ndryshimit duke përfshirë Europën që përfshiu në fund Shqipërinë pas levizjes së dhjetorit nxiti një shpresë të jashtëzakonshme se regjimi kishte rënë. Ju i dini hilet, qëndresëtarët dhe themeluesit, që përdori regjimi. Por ju e dini po kështu se ne pavarësisht prej dëshpërimit të ditëve të para, nuk u rrëzuam, nuk ramë përtokë, por u bëmë më të vendosur, u bëmë më të fortë dhe marshuam fuqimisht drejt 92-shit që shënjoi edhe fillimin e demokracisë. Sepse shqiptarët e dine, bota e di që nga rrëzimi i komunizmit tek ardhja e demokracisë , që nga futja në Këshillin e Europës, tek futja në NATO. Që nga heqja e vizave dhe de fakto marrja e statusit të vendit kandidat, zhvillimi ekonomik, punësimi, të gjitha janë veprat të juaja vëllezër dhe motra, demokratëve shqiptarë, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësi, nuk është rastësi që kundërshtari politik që e ka qeverisur këtë vend pothuajse barabartë me në këto 30-vite pluralizëm, nuk ka asnjë arritje, por vetëm të zeza sepse ne jemi njerëz të vlerave, ne jemi njerëz të vizionit, ne jemi njerëz të shqiptarëve, për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Edhe në këtë fushatë kështu dolëm, ata me krimin në krah, ne me njerëz të vlerave, me intelektualë të spikatur. Mos i ulni kokat, kokat do t’ua ulim hajdutëve dhe kriminelëve. Ta çmontojmë këtë regjim duke bërë të mundur që atë që përkohësisht e ndalën shpresën dhe aspiratën, dëshirën dhe vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim ta bëjmë realitet. Sepse me të vërtetë me 25 prill ka rënë demokracia, por nuk kanë rënë shqiptarët, nuk ka rënë Partia Demokratike.

Dega 15-16

Ne jemi një familje shumë e madhe. Në fakt në kuptimin demokratik, jemi një familja më e madhe, kemi dal edhe më të mëdhenj nga 25 prilli, nga mbështetja popullore, numerikisht dhe moralisht. Por paqartësia që mund të sundoj mendjen apo zemrën e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë sakrificën tuaj, sakrificën e demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj kam paralajmëruar dhe do vazhdoj të paralajmëroj, siç e kam për detyrë si kryetar i Partisë Demokratike, por dhe si demokrat për këtë rrezik i cili shfaqet në formën e dilemës se çfarë ishtë 25 prilli. Rreziku i dorëzimit përpara atyre që 25 prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore siç e dini fare mirë ju, është fara që hidhet për një përçarje të re në mesin tonë.
Ne jemi e vetmja shpresë që këtë shumicë të marrë peng nga pakica, ta organizojmë dhe ta kthejmë në një lëvizje masive popullore të cilës do t’i primë pë të rikthyer demokracinë dhe përmes demokracisë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të marrë barrën e ndryshimit përmes qeverisjes në nivel vendor dhe nivel qëndror një orë e më parë. Padiskutim kjo kërkon një vetëdije të çdo demokrati, po mua më vjen mirë që kudo ku kam shkuar, demokratët i kam gjetur të qartë dhe të bashkuar. Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çastë vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokrcia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë. Parndaj miqtë e mi, dua t’ju them fare qartë: unë e di se sa sakrifica keni bërë dhe se çfarë betejash keni zhvilluar, sikundër ju e dini që lidershipi im nuk ka qenë lidership privilegjesh, por i sakrificave të përbashkëta në të cilat j’ua kam drejtuar me vetëdijen e thellë dhe se po e bënim për diçka shumë më të madhe se vetja jonë, madje shumë më të madhe sesa Partia Demokratike, po e bënim për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sikundër jam i bindur se pa këto sakrifica dhe beteja, sot nuk do të ishim as gjysma e 2017-ës, ku në fakt jemi fituesit e vërtet përkohësisht të ndalur nga masakra zgjedhore.
Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne kavaje lulzim basha lulzim basha ne kavaje

Sondazh

Poll

Politike 3 Qershor 2021, 07:44

TURQI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot, një ditë pas nisjes së viziës zyrtare, arsyet e bënë të ‘mblidhte’ kabinetin dhe të ‘arratisej në Turqi, dhe duke l...

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave