LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kohë deri më 28 prill që ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit në rast të kundërt zgjedhjet e reja të parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

22 Prill 2026, 14:42 Nga E. D

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve

KOSOVË- Telashet e proceseve zgjedhore të vitit të shkuar në Kosovë nuk do të mund të gjejnë zgjidhje sivjet, nëse vendi shkon në zgjedhje parlamentare brenda pak javësh, për herë të tretë në pak më shumë se një vit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kohë deri më 28 prill që ta zgjedhin presidentin e ri të shtetit në rast të kundërt zgjedhjet e reja të parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, votimi jashtë Kosovës dhe angazhimi e trajnimi i stafit që merret me mbarëvajtjen e zgjedhjeve janë vetëm disa nga telashet e identifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që shoqëruan dy palë zgjedhje të përgjithshme (të mbajtura më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025), si dhe dy runde të zgjedhjeve lokale (më 12 tetor dhe 9 nëntor 2025).

Për t’i adresuar ato, KQZ-ja ka rekomanduar që të ndryshohen Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullat Zgjedhore, por një gjë të tillë do ta pamundësonte mbajtja eventuale e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit, ndërmjet 31 majit dhe 7 qershorit.

Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), thotë se ndryshimet ligjore kërkojnë kohë për t’u testuar e për t’u zbatuar, pa rrezikuar integritetin e procesit zgjedhor. Kësisoj, sipas tij, pamundësia për adresimin e mangësive nga proceset e kaluara rrezikon përsëritjen e tyre.

“Në rrethana të tilla, fokusi i KQZ-së pashmangshmërisht zhvendoset nga reforma afatgjatë, te menaxhimi emergjent i aktiviteteve të domosdoshme. Kjo do të thotë se shumë nga problematikat e zgjedhjeve të kaluara mund të përsëriten, pasi koha e pamjaftueshme kufizon mundësinë për ndryshime thelbësore dhe zbatimin e tyre”, shprehet Krasniqi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Ilir Gashi, ndan të njëjtin qëndrim.

“Zgjedhjet e shpejta nuk lejojnë ndërhyrje apo përmirësim të dukshëm të defekteve që kanë përcjellë zgjedhjet e kaluara”, thotë ai për REL-in.

Sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, është joreale të pritet adresimi i problemeve në thelb, kur vendi mund të shkojë në zgjedhje prapë brenda një kohe të shkurtër.

Cakolli thotë se ndryshimet në legjislacionin zgjedhor “kërkojnë kohë dhe stabilitet politik”, dhe se praktikat ndërkombëtare sugjerojnë që ato të bëhen të paktën 6-12 muaj para një procesi zgjedhor.

“Çfarë mund të bëhet në një afat kaq të shkurtër lidhet më shumë me menaxhimin e procesit – për shembull, përzgjedhja më e kujdesshme e stafit zgjedhor, rritja e standardeve të trajnimit dhe shmangia e përsëritjes së problemeve të evidentuara nga stafi i njëjtë”, pohon ai për REL-in.

Cakolli thotë se duhet angazhim serioz për reformë. “Përndryshe, rrezikojmë që i njëjti model të prodhojë të njëjtat probleme në vazhdimësi, ndërsa besimi në proces gradualisht të dobësohet”, vlerëson ai.

Çfarë ndryshimesh duhet bërë?

Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, i bërë më 2023, ndër të tjera, u ka mundësuar votuesve që për deputetë të mund të votojnë deri në dhjetë kandidatë. Në mesin e rekomandimeve të KQZ-së është edhe kthimi në praktikën e mëparshme: atë të votimit për deri në pesë kandidatë për deputetë.

Sipas Krasniqit të LVV-së, përvoja në terren ka treguar se numri i lartë i kandidatëve ngadalëson procesin, dhe rrit rrezikun për manipulime e gabime teknike gjatë numërimit.

“Për më tepër, përzgjedhja e 10 kandidatëve krijon një ngarkesë të panevojshme për votuesit, duke e ndërlikuar vendimmarrjen e tyre, dhe duke zbehur qëllimin e vërtetë të demokratizimit të votës. Thjeshtimi i këtij procesi do të garantonte më shumë saktësi, shpejtësi dhe transparencë në administrimin e zgjedhjeve”, vlerëson anëtari i KQZ-së.

E, sipas Cakollit, ndryshimet e para tre vjetëve krijuan më shumë hapësirë për gabime në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Kryesorja ishte mënyra e numërimit të votave preferenciale – mbi 240 mijë ndryshime gjatë rinumërimit tregojnë se kemi një problem në vetë modelin, jo thjesht në zbatim”, thotë ai për REL-in.

Me ndryshimin e ligjit më 2023, për herë të parë u mundësua votimi fizik në ambasada e konsullata për qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës.

Në këtë aspekt, sipas Krasniqit, i nevojshëm është lehtësimi i procedurave për regjistrim dhe votim jashtë vendit.

“Konkretisht, nevoja për rritjen e numrit të qendrave të votimit jashtë vendit, që do të ndikonte në lehtësimin e pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhje, dhe njëkohësisht do të ulte kostot financiare të këtij operacioni”, thotë ai.

Ndërkaq, Gashi i PDK-së vlerëson se ligji ka nevojë për ndryshime që përcaktojnë përdorimin e teknologjisë, “veçanërisht skanimin dhe leximin optik të fletëvotimeve”.

Çka shkoi keq në zgjedhjet e kaluara?

Krasniqi thotë se manipulimi i votave të kandidatëve për deputetë ka qenë ndër problemet kryesore që është evidentuar nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai shprehet se ka qenë shqetësues mosraportimi i parregullsive nga vëzhguesit dhe ekipet e numërimit, teksa devijimet në rezultat, “që shkaktuan kosto shtesë financiare dhe vonesa në certifikimin e rezultateve”, u konfirmuan vetëm pas rinumërimit të votave.

“Për KQZ-në, ky është një mësim i qartë se organizimi i mirë administrativ nuk mjafton nëse nuk ka saktësi në numërim. Prandaj, prioriteti ynë tani është ndërmarrja e masave të rrepta parandaluese që garantojnë mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe eliminojnë çdo mundësi për manipulim në të ardhmen”, thotë Krasniqi.

Kurse në zgjedhjet lokale, Krasniqi e ka parë problematik numrin e madh të votimit me asistencë, që nuk ka plotësuar kriteret që parasheh ligji.

“Pastaj, në disa raste, mosmbërritja me kohë e pakove me fletëvotime tek votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës në raundin e dytë për kryetar të komunave ishte problematikë shumë serioze”, thotë ai.

Gashi konsideron se “sfidë serioze” gjatë vitit të shkuar kanë qenë “përpjekjet e pushtetit për të ndërhyrë në vendimmarrje, si dhe tentimet për të votuar jashtë kornizës ligjore”.

Sipas tij, vështirësi ka paraqitur edhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në fundvit.

“Sfida të tjera kanë qenë votimi deri në 10 kandidatë - që ka vështirësuar administrimin e votës, mungesa e skanimit dhe leximit optik të fletëvotimeve, votimi me asistencë, rekrutimi i stafit... Mungesa e një drejtori të zgjedhur nga neglizhenca e pajustifikuar nën drejtimin e kryetarit, si dhe ndikimi i pushtetit kanë sjellë vështirësi. Po ashtu, edhe menaxhimi joadekuat i operacioneve zgjedhore”, thotë Gashi.

Por, sipas Cakollit të KDI-së, problemet me të cilat janë karakterizuar zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk janë të reja. “Kësaj here dolën shumë më qartë në sipërfaqe”, thotë ai.

KQZ-ja përballë zgjedhjeve të parakohshme

Organizimin e zgjedhjeve, kurdo që mund të shpallen ato, anëtarët e KQZ-së e shohin si obligim kushtetues, por edhe sfidues.

Krasniqi i LVV-së thotë se përmbushja e qindra aktiviteteve operacionale, planifikimi dhe prokurimi i materialeve e shërbimeve brenda afateve të shkurtra kohore bartin rreziqe, dhe e vështirësojnë menaxhimin efektiv të procesit zgjedhor.

Ai përmend materialet e paasgjësuara të proceseve të kaluara, digjitalizimin e shërbimeve, aspektet logjistike, rekrutimin dhe trajnimin e zyrtarëve të sekretariatit, të Komisioneve Komunale Zgjedhore, si dhe të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit.

“Në një rrethanë të tillë, organizimi i zgjedhjeve mbetet sfidë serioze edhe për KQZ-në, si nga aspekti teknik-administrativ, ashtu edhe ai i kapaciteteve njerëzore, që do të duhej të merret seriozisht në konsideratë para çfarëdo vendimmarrje politike apo institucionale, përfshirë edhe vetë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Krasniqi.

Për Gashin e PDK-së, sfidë është edhe përbërja e plotë e KQZ-së, “përkatësisht mungesa e edhe një anëtari nga opozita”.

“Gjithashtu, përpjekjet për ndërhyrje nga pushteti dhe mbajtja e anës nga kryesuesi, në mënyrë të verbër në favor të kërkesave të pushtetit, përbëjnë shqetësim. Për fat të keq, edhe disa anëtarë të tjerë, në pamundësi për të ushtruar rolin për të cilin janë deleguar, veprojnë në shërbim të pushtetit, me ose pa vetëdije”, thotë ai.

Nëntë anëtarë të KQZ-së u betuan para tani ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 27 mars. Për emërimin e anëtarit të dhjetë, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, pasi LVV-ja pretendoi se i takonin tre anëtarë, në bazë të rezultatit zgjedhor. Edhe pas vendimit të Kushtetueses, që e shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit, boshllëku në KQZ nuk u mbyll. Pas përfundimit të mandatit presidencial të Osmanit, çështja ka mbetur në duart e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu./REL

kqz

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur