LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Zyrtarët publikë i bënë presion drejtësisë”/ Raporti i KE për 2026: Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur, transparenca mbetet e kufizuar dhe ndërhyrjet politike vijojnë

• Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026, ku ka folur për sundimit të ligjit në Shqipëri, SPAK, korrupsionin dhe problematikat në procesin ligjvënës.  • Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korrusioni vazhdon të jetë i përhapur në vend. • Në lidhje me këtë ai evidenton Policinë e Shtetit, prokurimin publik dhe sektorët me risk të lartë. • Më tej thuhet se zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, kanë ushtruar presion mbi drejtësinë. • Në lidhje me këtë, raporti përmend se tetë magjistratë, mes tyre dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë, janë vendosur nën mbrojtje, ndër ta edhe prokurorë të SPAK dhe ish-kreu i KLP-së. • KE thotë se SPAK vazhdon të tregojë pavarësi dhe kapacitete të forta për të arritur rezultate pozitive në luftën kundër korrupsioni. • Kjo pavarësisht përpjekjeve të raportuara nga mediat dhe politikanët për ta diskredituar dhe vënë presion dhe ndikuar në mënyrë të padrejtë. • Raporti thekson se SPAK hetoi 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, ku 18 prej tyre u referuan në gjykatë dhe 10 u dënuan me vendim përfundimtar. • Komisioni Europian ka ngritur shqetësime edhe për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës publike në vend. • Kjo duke theksuar se masat parandaluese duhet të jenë më të fokusuara dhe më efektive. • Në raportin e publikuar thuhet se disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe dogana. • Gjithashtu thuhet se transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. • Kjo duke shktuar se ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta. • Në lidhje me median, raporti shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator të medias, duke i lidhur ato me procedurat e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe përkatësinë e tyre politike. • Raporti vëren se ndërndarja e emërimeve të anëtarëve të bordit midis shumicës dhe opozitës ende lë hapësirë për ndikim politik.

4 artikuj për këtë temë.

46 MINUTA ME PARE

Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri

“Zyrtarët publikë i bënë presion
Foto ilustruse

TIRANA- Raporti i Komisioni Europian për vitin 2026 shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator të medias, duke i lidhur ato me procedurat e emërimit të anëtarëve të bordeve dhe përkatësinë e tyre politike. Raporti vëren se ndërndarja e emërimeve të anëtarëve të bordit midis shumicës dhe opozitës ende lë hapësirë për ndikim politik.

Megjithatë rreziku lidhur me pavarësinë e autoritetit të mediave vlerësohet si i ulët. Në raport theksohet se Shqipëria po harton legjislacion për të reformuar ambientin mediatik, përfshirë ndryshime të reja në Ligjin për Mediat Audiovizuale. Sipas saj, ajo synon të forcojnë pavarësinë dhe eficiencën e AMA-s.

Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe pavarësia e kufizuar e transmetuesit publik. Ku ndonëse ndërmarrë hapa për rritjen e transparencës së pronësisë në media, përqendrimi i medias dhe ndikimi i grupeve të biznesit me lidhje politike vazhdojnë të përbëjnë problem serioz.

Pjesë nga raporti

Vazhdojnë shqetësime lidhur me pavarësinë e Autoritetit të Rregullimit të Audiovizualit (AMA), që rrjedhin nga formula dy-partiake e aplikuar për zgjedhjen e anëtarëve të bordit dhe lidhjet e tyre politike. Ndërndarja e emërimeve të anëtarëve të bordit midis shumicës dhe opozitës ende lë hapësirë për ndikim politik. Sipas Monitorit të Pluralizmit Mediatik 2026 (MPM), rreziku lidhur me pavarësinë e autoritetit të mediave vlerësohet si i ulët, duke reflektuar ekzistencën e mekanizmave formalë të mbrojtjes në procedurën e emërimit.

Megjithatë, shqetësimet mbeten lidhur me lidhjet politike të Kryetarit dhe anëtarëve të bordit dhe praktikat e kufizuara të zbatimit, veçanërisht lidhur me Kodin e Transmetimit dhe përdorimin e gjerë të përmbajtjes politike të regjistruar paraprakisht në mbulimin mediatik. Shqipëria po harton legjislacion për të reformuar ambientin mediatik, përfshirë ndryshime të reja në Ligjin për Mediat Audiovizuale që synojnë të forcojnë pavarësinë dhe eficiencën e AMA-s./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Vijon ndërhyrja politike”/ Komisioni Europian: Transparenca e procedurave të prokurimit publik në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar

“Zyrtarët publikë i bënë presion
Foto ilustruse

TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës publike në vend. Kjo duke theksuar se masat parandaluese duhet të jenë më të fokusuara dhe më efektive.

Në raportin e publikuar thuhet se disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe dogana. Kjo duke shtuar se integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.

Raporti thekson se rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike.

Gjithashtu thuhet se transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Kjo duke shktuar se ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.

“Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar. Megjithëse është miratuar dhe zbatuar një kuadër i strukturuar për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në disa sektorë me rrezik të lartë, nevojiten masa parandaluese më të targetuara. Disa sektorë vazhdojnë të konsiderohen veçanërisht të ekspozuar ndaj korrupsionit, në veçanti shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, partneritetet publike-private, organet ligjzbatuese, prona, administrata tatimore dhe doganat. Integriteti i biznesit mbetet një fushë që kërkon vëmendje të veçantë.

Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilave u janë besuar përgjegjësi të rëndësishme publike, përfshirë procedurat e prokurimit publik në sektorët e digjitalizimit dhe infrastrukturës, si dhe në projektet që financohen nga Bashkimi Evropian. Transparenca e procedurave të prokurimit publik, veçanërisht në partneritetet publike-private, mbetet e kufizuar, sidomos sa i përket dhënies së statusit të investitorit strategjik. Ndërhyrja politike vazhdon të jetë e përhapur dhe kërkon vendosjen e garancive më të forta.

Strategjia e re Kundër Korrupsionit përqendrohet në sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut, veçanërisht infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë dhe prokurimin publik.

Zbatimi efektiv i saj, i orientuar drejt rezultateve, me mekanizma të fortë monitorimi dhe koordinim institucional, duhet të vazhdojë. Në prill 2025 u miratua metodologjia për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit në sektorin publik, duke krijuar një kuadër të strukturuar për identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në institucionet publike.

Gjatë periudhës së raportimit, vlerësime të rrezikut janë kryer ose kanë nisur në disa sektorë me rrezik të lartë, përfshirë prokurimin publik, shëndetësinë dhe sektorin e pronës. Pas vlerësimit të kryer në sektorin e pronës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës miratoi Planin e Integritetit 2025–2027, i cili parashikon masa parandaluese të synuara”, thuhet në raport./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Hetoi 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë”/ Raporti i KE: SPAK vazhdon të tregojë, pavarësisht përpjekjeve për ta vënë nën presion

“Zyrtarët publikë i bënë presion
Foto ilustruse

TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të veprimit për periudhën 2024-2026. Në lidhje me këtë, KE thotë se SPAK vazhdon të tregojë pavarësi dhe kapacitete të forta për të arritur rezultate pozitive në luftën kundër korrupsioni, pavarësisht përpjekjeve të raportuara nga mediat dhe politikanët për ta diskredituar, vënë presion dhe ndikuar në mënyrë të padrejtë. 

Raporti vëren se SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë konsoliduar më tej rezultatet e tyre në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Kjo përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Në lidhje me këtë, raporti thekson se SPAK hetoi 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, ku 18 prej tyre u referuan në gjykatë dhe 10 u dënuan me vendim përfundimtar.

Pjesë nga raporti i Komisionit Europian

SPAK vazhdoi të tregojë aftësi të forta për të arritur rezultate pozitive në luftën ndaj korrupsionit në nivel të lartë, pavarësisht përpjekjeve të raportuara nga mediat dhe politikanët për ta diskredituar, vënë presion dhe ndikuar në mënyrë të padrejtë. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) vazhdon të tregojë pavarësi dhe kapacitete të forta për të arritur rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, pavarësisht përpjekjeve të dokumentuara nga aktorët mediatikë dhe politikë për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe për të përdorur retorikë të papërshtatshme. Punimi për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të rasteve të SPAK-ut vazhdoi, duke sjellë përfundimin e një numri të konsiderueshëm modulesh që rrisin efektivitetin e tij operativ. SPAK miratoi një Strategji për Reduktimin e Backlog-ut për vitet 2025-2027. Rritja e burimeve njerëzore të SPAK-ut, sidomos me punësimin e planifikuar të 40 hetuesve të rinj dhe 10 Oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, pritet të përmirësojë aftësinë e tij për të menaxhuar ngarkesën në rritje, megjithëse ende mungojnë këshilltarë ligjorë shtesë.

Burimet njerëzore, teknike dhe financiare të SPAK-ut për hetimet financiare dhe konfiskimet e pasurive janë përmirësuar gjithashtu më tej. SPAK vazhdoi të ndërtojë një rekord të fortë në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivel të lartë, ndërkohë që numri i referimeve për SPAK nga institucionet e tjera mbetet i ulët. SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (gjykatat SPAK) kanë konsoliduar më tej rezultatet e tyre në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit, përfshirë ato që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Në vitin 2025, SPAK hetoi 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë (përfshirë një Zv/kryeministër, ish-Kryetar të Parlamentit, ish-Ministër dhe ish-anëtarë të Parlamentit). 18 prej tyre u referuan në gjykatë dhe 10 u dënuan me vendim përfundimtar. Në vitin 2025, numri i hetimeve të përfunduara u rrit me 3.8% krahasuar me vitin 2024. 

SPAK raportoi një rritje prej 17.7% në hetimet e reja dhe 12.2% në rastet e përfunduara kundër korrupsionit, megjithatë, vlera e konfiskimeve (rreth 1.1 milion euro) dhe përfitimeve të sekuestruara (rreth 100 000 euro) nga krimet e korrupsionit, veçanërisht ato që përfshijnë zyrtarë të lartë, mbetet e kufizuar dhe me një raport të ulët, gjë që tregon nevojën për të forcuar efikasitetin e procedurave të konfiskimit. Numri i referimeve tek SPAK nga autoritetet e tjera ka ardhur duke u rritur, por gjithsesi mbetet i ulët./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Zyrtarët publikë i bënë presion drejtësisë”/ KE publikon raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri: Korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur 

“Zyrtarët publikë i bënë presion
Foto ilustruse

TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korrusioni vazhdon të jetë i përhapur në vend. Në lidhje me këtë ai evidenton Policinë e Shtetit, prokurimin publik dhe sektorët me risk të lartë.

Më tej thuhet se zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, kanë ushtruar presion mbi drejtësinë. Në lidhje me këtë, raporti përmend se tetë magjistratë, mes tyre dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë, janë vendosur nën mbrojtje, ndër ta edhe prokurorë të SPAK dhe ish-kreu i KLP-së.

Në raport përmendet më tej se: Përpjekjet nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë nivelet më të larta, për të ushtruar publikisht ndikim të padrejtë në institucionet e drejtësisë dhe sulmet personale ndaj magjistratëve në të gjitha nivelet vazhduan gjatë gjithë periudhës së raportimit. Pezullimi i një zyrtari të nivelit të lartë nga detyra, i urdhëruar nga Gjykata e SPAK-ut, në përputhje me dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale, si dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit për të hequr imunitetin parlamentar të zyrtarit të lartpërmendur, shkaktuan reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore. Institucionet qeverisëse të gjyqësorit lëshuan deklarata publike, duke denoncuar presionin politik. Rreziqet e korrupsionit vazhdojnë të jenë të përhapura në Policinë e Shtetit, prokurimin publik dhe në sektorët me risk të lartë, për të cilët Shqipëria aktualisht po zbaton vlerësimet e riskut./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë