Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Duke folur gjatë mbledhje së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës u shpreh se mobilizimi është i domosdoshëm në kushtet aktuale, ndërsa bëri të ditur se data e protestës së ardhshme do të shpallet shumë shpejt.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të nisë menjëherë përgatitjet për protestën e radhës. Duke folur gjatë mbledhje së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës u shpreh se mobilizimi është i domosdoshëm në kushtet aktuale, ndërsa bëri të ditur se data e protestës së ardhshme do të shpallet shumë shpejt. Ai tha ndër të tjera, se situata në vend kërkon një reagim edhe më të fortë nga opozita dhe qytetarët.
"Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Kështu është, historinë e bëjnë guximtarët, kjo është e vërteta në të gjitha rastet. Ndaj dhe kryengritja tjetër duhet të jetë më fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Kjo do jetë përgjigja jonë ndaj dhunës shtazore që përdori Edi Rama me 17 prill. Kjo duhet të jetë përgjigja jonë e vetme ndaj aktit të tij antikushtetues, ndaj mburojës që krijoi ai për vjedhjet e tij dhe të enturazhit të tij. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë ndaj dhe pas kësaj mbledhje, fillojmë menjëherë përgatitjet për protestën e ardhshme, datën e të cilës do e shpallim shumë shpejt.
Nuk kemi të ndalur ne. Nuk na mposht askush. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm këto. Asnjëherë nga viti 1991 gjer sot nuk ka qenë më në rrezik e ardhmja e vendit aq sa është integrimi i Shqipërisë në BE. Duhet të falënderoj përzemërsisht të gjithë ato vende, të cilat nuk u pajtuan me aktin antikushtetues, me mburojën që krijoi Edi Rama për vete dhe për Lubi Ballukun, por qëndruan në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Qëndruan sepse Shqipëria pa luftën kundër korrupsionit dhe pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka të ardhme. Mirënjohje për ta. Tani, në këtë rast, deklaroj këtu dhe konfirmoj se kjo forcë politike dhe ky grup parlamentar, objektiv më madhor të projektit për Shqipërinë, ka integrimin e saj në BE.
PD ka qenë lokomotivë e këtij procesi që në vitet e para gjer në vazhdim. Por në këtë moment, duhet të sqarojmë se jemi dhe do jemi për një proces të bazuar në meritë dhe jo kurrë për një proces të bazuar në lobim korruptiv. Procesi i bazuar në meritë është procesi që jetëson në Shqipëri normat, standardet, kriteret, të drejtat që gëzojnë qytetarët e vendeve anëtare të BE. E vërteta është, një tërësi normash, ligjesh, standardesh, të cilat i bëjnë qytetarët shqiptarë më të lirë, më të sigurt dhe më të mëkëmbur. Ndaj dhe ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të një procesi që bazohet në meritë. Por ne dënojmë me forcën më të madhe praktikën lobiste mafioze të Edi Ramës në procesin e integrimit. Hermetizmin e turpshëm sikur ky është një proces i tij, i familjes së tij dhe banditëve rreth tij dhe jo i qytetarëve shqiptarë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment vendimtar dhe se reagimi qytetar ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët që morën pj...
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqi...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Rama dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Majlinda Bufi TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...