22 Prill 2026, 13:29
Nga E. D
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqipëri ka arritur në një krizë të thellë që prek drejtpërdrejt cilësinë e edukimit, sigurinë profesionale të mësuesve dhe të ardhmen e nxënësve. Duke folur në një konferencë për mediat, Sula tha se, në vend të një reforme reale dhe mbështetjeje për mësuesit, sistemi arsimor është zhytur në burokraci, pasiguri dhe zhvlerësim të figurës së mësuesit.
Ajo tha se, kjo situatë përfaqëson një dështim institucional dhe një qasje të qëllimshme që cenon dinjitetin profesional të mësuesve. Në fund, ajo theksoi se Partia Demokratike, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të ndalojë menjëherë këtë agresion ndaj këtyre mësuesve dhe të ndërmarrë të gjitha hapat që siguron atyre të drejtën e fituar për ushtrimin e profesionit
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Të nderuar mësues, nxënës dhe bashkëqytetarë, Arsimi parauniversitar dhe mungesa e cilësisë së tij përbëjnë sot krizën më të rëndë të shoqërisë, një ndër shkaqet kryesore të migrimit të familjeve, që po prek të rinjtë, madje edhe fëmijët.
Në shpërbërjen e vijueshme të arsimit gjatë viteve të Rilindjes, mësuesit ndjehen gjithnjë e më të kërcënuar dhe të pasigurt në vendet e punës; liritë dhe të drejtat e mësuesit janë thuajse të asgjësuara. Burokracitë e kanë zhvlerësuar figurën e mësuesit, dhe çdo vit e më shumë ata po shkëputen nga sistemi arsimor.
Një numër i konsiderueshëm mësuesish në të gjithë vendin, që janë të diplomuar para 2011, pas 15 vitesh në sistem, janë nën presion me vendin e punës, nën pretekstin e detyrimit për dhënien e provimit të shtetit në këtë profesion.
Edhe pse janë diplomuar në degë të mësuesisë me titullin ‘Mësues’ dhe e ushtrojnë këtë profesion prej 10 vitesh e më shumë, edhe pse në zbatim të ligjit performanca e tyre është vlerësuar dhe certifikuar në provimet që jepen për kategoritë – përsëri ata gjenden nën kërcënimin dhe pasigurinë e vendit të punës – diploma u zhvlerësohet, përvoja u mohohet dhe detyrohen të futen në testimin e licencimet.
Ata janë punësuar sipas kritereve të punësimit në ato vite përmes diplomës që i jep titullin ‘mësues’ dhe prej 2011 e në vijim kanë fituar kualifikimit që përcakton neni 59 i ligjit për sistemin parauniversitar.
Është absurde që pasi ka fituar titullin ‘mësues i kualifikuar’ dhe ‘mësues specialist’ – i kërkohet të testohet për fitimin e të drejtës së ushtrimit të profesionit!
Dështimi institucional i arsimit nuk mund t’u faturohet mësuesve që tashmë detyrohen të kthehen në pikën zero të profesionit, të fitimit të drejtës së ushtrimit të profesionit ndërsa kanë marrë shkallët e kualifikimit dhe kanë kryer trajnimet e përvitshme.
Ky absurditet, si dhe kërkesa për mësuesit që aspirojnë të jenë drejtues, duhet të kenë ciklin e studimeve të nivelit të dytë me 120 kredite – gjë që pengon të drejtën për zhvillimin e karrierës – ndërkohë që shteti e ofronte këtë master me 60 dhe 90 kredite – janë shprehje e zhvlerësimit të figurës së mësuesit, e zëvendësimit të profesionit me labirinte burokratike dhe e shkërmoqjes qelizore të sistemit.
Sot mësuesit kanë humbur sigurinë juridike pasi, partia shtet prodhon akte ligjore me të cilat i kushtëzon me vendin e punës dhe i sfidon në mënyrë ciklike me ligjet e nenet që prodhon.
Presioni ndaj mësuesve duke u mohuar një të drejtë të fituar dhe që e kanë ushtruar si profesion është pjesë e strategjisë së kësaj qeverie për mbajtjen e tyre nën shantazh dhe me qëllim, përdorimin e tyre politik.
Partia Demokratike, duke denoncuar këtë situatë si të motivuar politikisht, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të ndalojë menjëherë këtë agresion ndaj këtyre mësuesve dhe të ndërmarrë të gjitha hapat që siguron atyre të drejtën e fituar për ushtrimin e profesionit./Dosja.al
lili sula
Politike
22 Prill 2026, 13:12
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
Politike
22 Prill 2026, 12:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Politike
22 Prill 2026, 12:14
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Politike
22 Prill 2026, 11:05
I.A
Rama dhe Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Politike
22 Prill 2026, 11:04
E. D
Majlinda Bufi
TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Politike
22 Prill 2026, 10:10
E. D
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
Politike
22 Prill 2026, 08:08
E. D
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...
Politike
21 Prill 2026, 21:55
E. D
Mark Rutte
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar aleatëve të tyre që të ndërpresin samitin vjetor të NATO-s dhe ...
Politike
21 Prill 2026, 21:52
E.d
Fredi Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri, ka deklaruar se me qeverinë aktuale e cila është në pushtet nuk ka an&eu...
Politike
21 Prill 2026, 21:50
E. D
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, firmosi në Tiranë marrëveshjen për zbatimin e projektit EU4...