Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti te skafi, detajet e skenarit të arratisjes së autorëve
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Haxhiu premtoi se brenda javës së ardhshme do të bëhet publik njoftimi zyrtar me datën dhe orën e saktë të mbledhjes, duke theksuar se kjo është e domosdoshme për të siguruar pjesëmarrjen e të 120 deputetëve, siç e kërkon aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Kosovës nuk do të mbahet gjatë muajit korrik, por do të caktohet në fillim të muajit gusht.
Haxhiu premtoi se brenda javës së ardhshme do të bëhet publik njoftimi zyrtar me datën dhe orën e saktë të mbledhjes, duke theksuar se kjo është e domosdoshme për të siguruar pjesëmarrjen e të 120 deputetëve, siç e kërkon aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të qershorit nga KQZ-ja më 8 korrik, Kuvendi ka kohë deri më 7 gusht për t'u konstituuar. Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, ky afat 30-ditor nuk nënkupton thjesht mbledhjen fizike, por përmbylljen e të gjitha veprimeve funksionale, verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e Kryetarit e të nënkryetarëve të Kuvendit. Pa këto hapa, Kuvendi nuk mund të ushtrojë asnjë funksion kushtetues.
“Duke qenë që pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kohore për zgjedhjen e presidentit, pra janë 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kam vlerësuar që t’u jap partive politike kohën në dispozicion në mënyrë që të mbërrijnë te një marrëveshje, që sapo pastaj të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, të mos ketë nevojë që të presim 60 ditë për të zgjedhur presidentin, ose të mos vijmë në një situatë, që nuk besoj që dikush e do, që mos ta zgjedhim presidentin dhe që të shkojmë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haxhiu./Dosja.al
Ferit Hoxha SHBA- Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është drejtuar me n...
Michael Gahler TIRANA- Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, pë...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverin&...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dy kërkesat e Partisë Demokratike, e cila kishte kë...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian ...
Foto ilustruse Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi se janë shkëputur kontratat e pu...
Foto ilustruse TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë ky&cced...
Foto ilustruse TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të vepr...
Foto ilustruse TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korr...