22 Prill 2026, 13:44
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment vendimtar dhe se reagimi qytetar është bërë më i domosdoshëm se kurrë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Kryedemokrati theksoi se në kushtet aktuale, mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave demokratike kërkon angazhim dhe qëndresë, duke e cilësuar protestën si rrugën kryesore për përballjen me situatën politike në vend.
"Të dashur miq, sot ata që guxojnë të ngrihen për dinjitet, të ngrihen kundër këtij regjimi, mbrojnë jo vetëm idealet e tyre, por mbrojnë dinjitetin dhe idealet demokratike të çdo shqiptari. Dhe duhet të pranojmë se në kushtet aktuale, kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, protesta nuk ka qenë, kryengritja nuk ka qenë më e domosdoshme dhe më jetike për vendin. Edi Rama mendoi se mbylli aferat që shkoi 1.2 miliardë të tij me Lubi Ballukun. Dhe e vërteta është, duhet të pranojmë, pas tre muajsh, ai i mbylli dyert përfundimisht organit të akuzës. Dhe e mbylli dosjen e tij me Ballukun, kjo është e pamohueshme. E mbylli me prokurorët. E mbylli, pavarësisht se një seri vendesh të BE kërkuan që prokuroria e vendit të mos pengohej në funksionimin e saj.
Kështu që sot ai mendon dhe ndjehet më i fortë se kurrë bazuar në aktet antikushtetuese dhe antikriminale që ka ndërmarrë. Ndaj dhe sot është më e domosdoshme se kurrë protesta jonë. Ndaj dhe sot beteja jonë është më jetike se kurrë për këtë vend. Në ndërgjegjen e çdo shqiptari duhet të jetë e qartë thellë se rruga e vetme për të ndaluar këtë të keqe të madhe është protesta. Edhe njëherë, Edi Rama e nxori veten mbi ligjin, nuk pyet më për Kushtetutë, nuk pyet më për drejtësi, nuk pyet më as për partnerët ndërkombëtare. Ose të themi nuk pyet për ata që kërkojnë që në Shqipëri të funksionojë shteti ligjor, të funksionojë Kushtetuta, të garantohet barazia para ligjit.
Për këta ai nuk pyet më. Atëherë çfarë do bëjmë ne në këto rrethana? Në këto kushte? Ne do ngrihemi edhe më fuqishëm. Ky është misioni ynë. Dhe ky mision sot është më i rëndësishëm se në çdo kohë. Nuk mund të mbyllë ai kurrsesi afera të cilat i kanë kushtuar dhe u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, të përgatitemi për kryengritjen e radhës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për t’i treguar kreut të organizatës kriminale se kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
22 Prill 2026, 13:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët që morën pj...
Politike
22 Prill 2026, 13:29
E. D
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqi...
Politike
22 Prill 2026, 13:12
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
Politike
22 Prill 2026, 12:59
E. D
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Politike
22 Prill 2026, 12:14
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Politike
22 Prill 2026, 11:05
I.A
Rama dhe Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Politike
22 Prill 2026, 11:04
E. D
Majlinda Bufi
TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Politike
22 Prill 2026, 10:10
E. D
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...
Politike
22 Prill 2026, 08:08
E. D
FIER- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar. Me anë t...
Politike
21 Prill 2026, 21:55
E. D
Mark Rutte
SHBA- Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar aleatëve të tyre që të ndërpresin samitin vjetor të NATO-s dhe ...