"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/ Rama: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kërkesës së një biznesmeni, i cili kërkoi që qeveria të injektojë në ekonomi përfitimet nga rënia e euros për të mbështetur sektorin fason. Biznesmeni argumentoi se zhvlerësimi i euros ka goditur rëndë industrinë, e cila punëson rreth 60 mijë persona, dhe kërkoi që një pjesë e kursimeve të krijuara nga ulja e kostos së borxhit të jashtëm të përdoret për mbështetjen e sipërmarrjeve.
Në përgjigje, Rama tha se qeveria nuk mund të përdorë fondet publike për të mbajtur në jetë modele biznesi që nuk janë më konkurruese. Ai theksoi se sektori fason është tashmë i ndarë në dy kategori, kompani që kanë evoluar drejt prodhimit me vlerë të shtuar dhe kompani që kanë mbetur në modelin tradicional.
Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet se forcimi i lekut lidhet me paratë e krimit, duke e cilësuar këtë si një interpretim të pabazuar. Ai shtoi se, nëse ndikimi i parave të krimit në kursin e këmbimit do të ishte real në përmasat që pretendohet, alarmi do të vinte nga institucionet financiare ndërkombëtare që monitorojnë ekonominë shqiptare dhe jo nga komentet publike.
Biznesmeni: Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë...
Rama: Për fat të mirë nuk jemi në të njëjtën fazë, se për fat të mirë tani në atë që ti e quajte manifakturë, por në fakt nuk është termi i duhur, kemi dy panorama, nuk kemi më një. Kemi fasonet që janë kthyer në manifakturë dhe fasonet që kanë mbetur fason. Tani, të kërkosh që të ndalësh kohën me subvencione dhe me injeksione, të cilat janë vetëm për të zgjatur agoninë, është legjitime ta bësh, por nuk është absolutisht e bëshme kjo për qeverinë. Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t'ju lërë mbrapa.
Po flas për atë sektor që i referohet në mënyrë të vazhdueshme euro, euro, euro, duke pasur në background-in e mendjes se forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut që nuk e mbështet dot në asnjë lloj teorie ekonomike. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, nuk është diçka për të vënë kunja. Është sukses, është një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin popullor të atyre që i thonë vetes analistë dhe katalistë dhe nuk dinë çfarë flasin. Sepse në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit, nga ekonomia reale 8.5 miliardë, po të kemi parasysh kombinimin e turizmit me investimet e huaja, të flasësh tani për narko dhe gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë veshë që kanë nevojë për lajme të këqija, por nuk ka lidhje me realitetin. Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një alarm që nuk do të vinte nga kanalet e informimit, si ata që i bien violinës me vesh, por do të vinte nga kanalet institucionale të organizmave ndërkombëtarë financiarë që ndjekin ekonominë tonë me lupë.
A ka ekonomi informale në Shqipëri? Patjetër që ka dhe ky është një problem për ne, për taksapaguesit, por për këtë nuk mund të ankohen ata që bëjnë informalitet. A ka në Shqipëri para të pista? Patjetër që ka, po ku nuk ka? Është shumë e ligë në thelb që t'ia veshësh Shqipërisë, duke qenë shqiptar, duke pasur pasaportë shqiptare, këtë lloj kostumi kaq të ndyrë, nuk di se çfarë duhet të jesh./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mb&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike,...
Sebastian Everding TIRANË- Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në ...
Marko Gjuriç dhe Ferit Hoxha SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerial...
Belind Këlliçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, doli në një konferencë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyi për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës nga Verkh...
DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovë...
Martin Cani dhe prinderit TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjat&eu...
Riho Terras BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...